Lėvizja Europiane nė Shqipėri (EMA) nė bashkėpunim me Friedrich Ebert ( FES) organizoi sot nė datė 16 tetor 2009, nė Hotel Rogner forumin e politikave mbi Presidencėn Suedeze tė BE- sė dhe implikimet e saj nė procesin e zgjerimit tė Ballkanit Perėndimor.
E ftuar nė kėtė forum ishte Znj. Elisabeth Stam, Pėrfaqėsuese e Konsullatės Suedeze nė Shqipėri e cila mbajti njė fjalim mbi prioritetet e Presidencės Suedeze tė BE dhe qasjen e saj ndaj vendeve tė Ballkanit Perėndimor.
Znj. Stam, lidhur me liberalizimin e vizave theksoi se:Shqipėria dhe Bosnje-Hercegovina nuk janė pėrfshirė nė propozimin e Komisionit Europian pėr tė pėrfituar liberalizimin e vizave pėr shkas se kėto vende duhet fillimisht tė pėrmbushin kushtet e pėrcaktuara nė Udhėrrėfyes, pėr tė pėrfituar mė pas njė vlerėsim pozitive nga Komisioni. Nė kėtė kontekst, Pėrfaqėsuesja e Konsullatės Suedeze pėrmendi pohimin e ministrit tė Jashtėm Suedez Z. Carl Bildt mbajtur nė 21 Korrik 2009, ku thuhet: Qytetarėt e kėtyre vendeve qė nuk pėrfituan nga liberalizimi i vizave janė viktima tė pazotėsisė sė liderėve tė tyre politikė pėr tė marrė vendime qė do tė pėrmbushin kėrkesat e paracaktuara siē ėshtė prodhimi i pasaportave biometrike. Lidhur me aludimet se propozimet e Komisionit Europian ndikohen nga prania e besimit mysliman nė kėto vende Znj. Stam deklaroi: Kėto supozime janė njė mėnyrė e thjeshtė pėr politikanėt pėr tė larguar pėrgjegjėsinė nga mangėsitė e punės sė tyre duke drejtuar gishtin nga Brukseli. Kjo pėrqasje pėr ēėshtje qė lidhen me pėrkatėsinė etnike dhe fetare nė njė rajon si Ballkani, jo vetėm qė ėshtė e gabuar por edhe e rrezikshme. Kjo gjė ėshtė e patolerueshme.
Njė tjetėr temė e prekur nga pėrfaqėsuesja suedeze nė Tiranė ishte aplikimi i Shqipėrisė nė BE, i cili ėshtė i lidhur ngushtė me procesin e zgjedhjeve parlamentare. Sipas pikėpamjes sė saj, Shqipėria ka lėvizur gradualisht drejt integrimit evropian dhe pritshmėritė e saj pėr tė ardhmen e Shqipėrisė nė BE janė pozitive. Gjatė fjalimit, znj. Stam theksoi Ne shpresojmė qė ministrat e jashtėm tė BE-sė do tė arrijnė njė marrėveshje pėr tė ēuar para aplikimin e anėtarėsisė sė Shqipėrisė nė Komision. Sipas saj, zgjedhjet parlamentare edhe pse ishin pozitive nė pėrgjithėsi, fatkeqėsisht u shoqėruan me ndėrhyrje politike nė procesin pas zgjedhor.
Drejtori i FES pėr Shqipėrinė Z. Michael Ėeichert,gjatė fjalimit tė tij pėrshėndetės theksoi se: Ky ėshtė njė moment i rėndėsishėm pėr marrėdhėnie e BE me Ballkanin Perėndimor dhe nevojitet njė Selanik i dytė (Referencė e lidhur me takimin e Kėshillit Europian nė Selanik tė 2003) pėr tė nxitur mė shumė avancimin e procesit tė zgjerimit.
Gjatė takimit Z. Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i Lėvizjes Europiane nė Shqipėri (EMA) prezantoi punimin me titull Presidenca Suedeze e BE- sė dhe implikimet e saj nė procesin e zgjerimit tė Ballkanit Perėndimor. Ky punim pasqyron zhvillimet e fundit tė Ballkanit Perėndimor nėn presidencėn aktuale tė BE-sė duke u ndalur nė mėnyrė tė veēantė nė rastin e Shqipėrisė. Aktualisht vendi ynė pėrballet me dy sfida themelore nė rrugėn drejt integrimit europian: fillimi i shqyrtimit tė aplikimit pėr anėtarėsim nė BE dhe pėrfitimi nga procesi i liberalizimit tė vizave.
Punimin mund ta gjeni bashkangjitur nė Anglisht dhe Shqip.