Demokracia dhe Mirėqeverisja

Qė nga themelimi i saj, puna e EMA-s ka qenė e fokusuar nė tema qė lidhen me promovimin dhe forcimin e procesit tė demokratizimit tė Shqipėrisė. EMA beson nė edukimin qytetar dhe pjesėmarrjen aktive nė jetėn publike nga ana e aktorėve jo-shtetėrorė dhe tė qytetarėve si njė mjet pėr tė rritur transparencėn dhe llogari-dhėnien institucionale. Nė kėtė drejtim, ne punojmė me qeverinė qendrore dhe lokale. EMA vazhdimisht organizon aktivitete me karakter rritjen e kapaciteteve profesionale dhe monitoruese me qėllim rritjen e demokracisė dhe qeverisjes sė mirė nė Shqipėri, si njė nga standardet kyēe tė BE.

Projektet e ndėrmarra nė kėtė fushė janė si mė poshtė:

  • Rinia si agjent i forcimit tė demokracisė pjesėmarrėse dhe llogaridhėnies institucionale nė Bashkinė e Shkodrės (Janar 2012 – Dhjetor 2014) mbėshtetur nga Olof Palme International Center. Qėllimi i kėtij projekti ėshtė rritja e kėrkesės pėr pėrgjegjshmėri institucionale nga ana e institucioneve tė pushtetit vendor, sidomos nga Bashkia e Shkodrės duke stimuluar pjesėmarrjen e tė rinjve dhe ushtrimin e presionit mbi bashkinė me qėllim pėrmirėsimin e transparencės mbi veprimtarinė e saj dhe komunikimin me publikun.

  • Nė kėrkim tė politikave koherente dhe efektive pėr rajonet shqiptare: Ndėrtimi i urave tė bashkėpunimit midis aktorėve lokalė dhe qendrorė (Shtator 2011 - Qershor 2012) mbėshtetur nga Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Shqipėri. Objektivi i pėrgjithshėm i kėtij projekti ėshtė tė marrė masa nė kushtet e mungesės sė thellė tė komunikimit dhe koordinimit ndėrmjet institucioneve dhe aktorėve. Ky objektiv do tė arrihet pėrmes lehtėsimit tė dialogut mes palėve tė interesuara dhe kryerjes sė hulumtimeve me qėllim pėr tė tėrhequr interesin e aktorėt rreth ēėshtjeve aktuale dhe problemeve qė ndikojnė nė zhvillimin social dhe ekonomik tė rajoneve tė Durrėsit, Vlorės , Elbasanit dhe Shkodrės.

  • Inkurajimi i pėrgjegjėsisė sė qeverisjes vendore: mbėshtetje pėr Bashkinė e Vlorės nė pėrmirėsimin e procesit tė informimit tė publikut (Maj 2011 - Shkurt 2012), mbėshtetur nga Banka Botėrore dhe Kėshilli Britanik. Qėllimi i pėrgjithshėm i kėsaj iniciative ėshtė identifikimi i mangėsitė nė informacion dhe praktikat e papėrgjegjshme nė Bashkinė e Vlorės, pėrmes mbėshtetjes nė pėrmirėsimin e transparencės sė veprimtarisė sė tij dhe kanaleve tė komunikimit me publikun.

  • Nxitja e studimit dhe analizės sė Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare dhe rolit nė ndryshim tė shtetit (Qershor 2010 - Qershor 2011), financuar nga Ambasada e SHBA nė Shqipėri. Objektivi i pėrgjithshėm i kėsaj iniciative ėshtė pėrmirėsimi i i kapaciteteve tė mėsimdhėnies dhe kėrkimeve shkencore nė universitetet shqiptare, me fokus tė veēantė nė universitetet publike, tė cilėt janė tė pa privilegjuar pėr shkak tė fondeve tė kufizuara publike. Pėr mė tepėr projekti synon tė rrisė dhe pasurojė debatin dhe kuptueshmėrinė mbi kėto ēėshtje nė nivelin akademik dhe politik, media, midis OJQ-ve dhe politikės,tė cilat mė pas do tė reflektohen nė shoqėri.

  • Roli i Kuvendit tė Shqipėrisė nė procesin e Integrimit nė BE (Shtator 2010 - Janar 2011) mbėshtetur nga Kėshilli Gjerman pėr Marrėdhėniet me Jashtė. Projekti synonte eksplorimin e punėn sė kėtij institucioni nė rrugėtimin e Shqipėrisė drejt BE, duke analizuar kapacitetet e tij administrative pėr tė plotėsuar nevojat pėr miratimin e politikave dhe legjislacionit kombėtare sipas rekomandimeve dhe strukturės sė BE, si dhe punėn e tij tė pėrgjithshme nė kuadėr tė pėrshpejtimit tė agjendės sė Integrimit Europian. Bazuar nė mbledhjen dhe analizimin e fakte dhe pikėpamje tė aktorėve tė ndryshėm kombėtarė dhe ndėrkombėtarė, EMA hartoi njė set pėrfundimesh dhe rekomandimesh pėr njė rol sa mė tė zgjeruar tė kėtij institucioni nė kontekstin politik nė kuadėr tė pėrpjekjeve tė integrimit nė BE.

  • Pėrmirėsimi i demokracisė pjesėmarrėse nė nivelin lokal: Edukimi dhe pėrfshirja e tė rinjve nė institucionet e qeverisjes vendore, si dhe nė zgjedhjet e 2011 (Tetor 2010 - Qershor 2011), financuar nga National Endowment for Democracy (NED). Qėllimi i kėtij projekti ishte pėrfshirja e votuesve tė rinj nė vendim-marrjen lokale pėrmes edukimit qytetar mbi rolin dhe rėndėsinė qė institucionet e qeverisjes vendore luajnė nė jetėn e pėrditshme dhe aktiviteteve praktike tė monitorimit tė punės sė institucioneve.

  • Promovimi i pjesėmarrjes sė tė rinjve nė Kuvendin e Shqipėrisė (Tetor 2009 - Maj 2010) mbėshtetur nga National Endowment for Democracy (NED). Kjo iniciativė u ndėrmor pėr tė rritur informimin e brezit tė ri mbi punėn e pėrditshme tė Kuvendit tė Shqipėrisė nėpėrmjet inkurajimit tė pjesėmarrjes sė tyre aktive duke ndikuar nė punėn e administratės publike me qėllim bėrjen e saj mė transparente, tė hapur dhe demokratike.

  • Inkurajimi i pjesėmarrjes sė tė rinjve nė proceset politike (Tetor 2008 - Qershor 2009) financuar nga National Endowment for Democracy (NED). Projekti arriti tė kontribuojė nė pėrmirėsimin e arsimimit dhe ndėrgjegjėsimit tė votuesve tė rinj pėr rėndėsinė e demokracisė pjesėmarrėse duke i angazhuar ata nė njė raund debatesh publike tė organizuara nė 7 qytete universitare tė Shqipėrisė.

  • Pėrmirėsimi i cilėsisė sė procesit zgjedhor nėpėrmjet monitorimit tė procesit tė lėshimit tė kartave tė identitetit (Prill 2009 - Tetor 2009) mbėshtetur nga Ambasada e SHBA nė Shqipėri. Qėllimi i projektit konsistonte nė rritjen e transparencės nė procesin e lėshimit tė kartave tė identitetit, si njė nga aspektet themelore tė lidhura drejtpėrdrejt me zgjedhjet e lira dhe tė ndershme nė Shqipėri. Pėrmes njė seti rekomandimesh bazuar nė njė proces monitorimi sistematik dhe adresuar tė gjithė aktorėve shtetėrore dhe jo shtetėrore, EMA kontribuoi nė pėrmirėsimin dhe suksesin e kėtij procesi.

  • Monitorimi i procesit tė Liberalizimit tė Vizave me Shqipėri (Mars 2009 - Janar 2009) financuar nga Balkan Trust for Democracy (BTD), njė projekt i German Marshall Fund. Ky projekt synonte mbėshtetjen e dėshirės sė fortė tė qytetarėve shqiptarė pėr tė patur njė regjim tė lirė vizash me Komunitetet Europiane, duke monitoruar zbatimin e 42 standardeve tė trupėzuara nė Udhėrrėfyesin e Liberalizimit tė Vizave, qė iu dorėzua qeverisė shqiptare mė 3 qershor 2008. Ky projekt ilustron gatishmėrinė e Shqipėrisė pėr tė qenė pjesė e listės sė “bardhė” tė Shengenit, duke qenė se procesi i monitorimit tė standardeve tė Udhėrrėfyesit analizonte nivelin e pėrputhshmėrisė sė Shqipėrisė me kriteret e Rregullores tė BE Nr. 539/2001.

  • A ka me tė vėrtetė rėndėsi liberalizimi i vizave pėr Ballkanin Perėndimor? (Mars 2008 – Gusht 2008), mbėshtetur nga King Baudouni Foundation and East-East Partnership without Borders Programe, Fondacionit Shoqėria e Hapur nė bashkėpunim me European Citizen’s Action Service dhe me Stefan Batory Foundation. Projekti kishte pėr qėllim monitorimin e zbatimit tė Marrėveshjeve tė Lehtėsimit tė Vizave me vendet e Ballkanit Perėndimor pėrmes vėnies nė dispozicion tė njė linje telefonike ku qytetarėt ankoheshin lidhur me probleme qė hasin gjatė aplikimit pėr vizė Shengen dhe realizimit tė njė sondazhi tė hollėsishme sasiore. Ky projekt rajonal ėshtė zbatuar nė tė njėjtėn kohė nė Shqipėri, Serbi, Mali tė Zi, Maqedoni dhe Bosnje - Hercegovinė.