Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri: Hapja e bisedimeve për anëtarësim me BE- përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile në strukturat kryesore dhe fazat e procesit të negociatave, 02 qershor 2023, Tiranë

Më datë 2 qershor 2023, pranë Shtëpisë së Europës në Tiranë, u zhvillua një workshop që kishte si synim angazhimin e aktorëve të shoqërisë civile në strukturat kryesore dhe fazat e procesit të negociatave në kuadër të Qendrës Burimore për Shoqërinë Civile e cila po implementohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri dhe Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin.

Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), Gledis Gjipali zhvilloi sesionin e parë ku foli për progresin që ka bërë Shqipëria në vlerësimin e nivelit të progresit dhe përgatitjes sipas raportit vjetor të Komisionit Europian 2022. Gjithashtu. Gjipali foli edhe për mënyrën e vlerësimit nga ana e Komisioni, ndikimin dhe përfshirjen e shoqërisë civile në proces si dhe bëri një krahasim të zhvillimeve dhe sfidave që Shqipëria ka bërë për dy kapitujt themelor (Kapitulli 23 dhe 24) si dhe për Kriterin Politik, në dy vitet e fundit.

Në sesioin e dytë dhe të tretë të këtij aktiviteti Altin Fuga, Koordinator pranë zyrës së Kryeministrit, shpjegoi për progesin e negociatave dhe hapat që po ndërmerren. Gjatë prezantimit ai foli gjithashtu për hapjen e negociatave dhe procesin screening (si funksionojnë takimet shpjeguese/takimet dypalëshe dhe raportimi nga Komisioni Europian), sfidat dhe mangësite kryesore që has sot administrata si dhe transparenca dhe informimi për procesin nga ana e OSHC-ve. Pas takimeve shpjeguese, ndodhin takimet dypalëshe midis vendit kandidat dhe institucioneve të BE-së. Këto takime janë më të detajuara dhe janë fokusuar në vlerësimin e përmbushjes së kushteve dhe standardeve të BE-së nga ana e vendit kandidat. Aty diskutohen çështjet specifike të përparimit të vendit kandidat në sektorë të ndryshëm si politikat ekonomike, drejtësia, mjedisi,etj
Ai theksoi që është shumë e rëndësishme që ne si vend të kemi një monitorim të sfidave dhe të zhvillimeve në mënyrë të vazhdueshme nga aktorët e shoqërisë civile pasi kjo sjellë më shumë përmirësim dhe sigurisht përfshin të gjithë aktorët sa më pranë këtij procesi.

Fuga shpjegoi me detaje dhe shembuj praktikë, si dhe datat që janë të rëndësishme për Shqipërinë në procesin e inegrimit europian. Për tu anëtarësuar në BE, një vend kandidat duhet të përgatisë raporte, udhërrëfyes dhe pyetësorë për të treguar progresin e tij në përmbushjen e kushteve të anëtarësimit. Këto dokumente janë të vlerësuar nga institucionet e BE-së, dhe baza e tyre përdoret për të vlerësuar nëse vendi kandidat është i gatshëm për anëtarësim ose jo. Shoqëria civile mund të përfshihet në procesin e përgatitjes së këtyre raporteve duke ofruar inpute, komente dhe informacion shtesë në lidhje me përmbushjen e kushteve të BE-së nga perspektiva e shoqërisë civile.

Sfidat dhe mangësitë kryesore që has administrata sot në procesin e integrimit janë të ndryshme për secilin vend kandidat, shpjegoi Fuda, dhe ndërlidhen me kontekstin dhe realitetin e tyre specifik. Në disa vende, sfidat mund të jenë në nivel institucional, të tjera mund të kenë probleme me korrupsionin, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, zbatimin e ligjit,  pavarësinë e sistemit gjyqësor etj.. Në vende të tjera, sfidat mund të jenë në sektorë të veçantë si ekonomia, mjedisi, transporti, etj.

Mangësitë janë të lidhura gjithashtu dhe me kapacitetin e administratës për të zbatuar reforma të nevojshme dhe për të përmbushur kushtet e anëtarësimit.Transparenca dhe informimi janë aspekte të rëndësishme në procesin e integrimit të vendit kandidat në BE. Fuga nënvizoi që organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet e mbikëqyrjes së procesit kanë një rol të rëndësishëm për të monitoruar procesin dhe për të siguruar transparencë dhe informacion të hollësishëm për publikun. Ata mund të monitorojnë zhvillimet në negociata, të japin komente dhe rekomandime për reforma, dhe të inkurajojnë pjesëmarrjen aktive të publikut në procesin e anëtarësimit.

Ai nga ana tjetër qartësoi që sfidat dhe zhvillimet në monitorimin e procesit janë të ndryshme për secilin vend kandidat. Disa sfida mund të përfshijnë mungesën e transparencës dhe informacionit të hollësishëm për publikun, vështirësitë në monitorimin e progresit të vendit kandidat, dhe ndikimin politik në procesin e integrimit. Zhvillimet pozitive përfshijnë rritjen e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në monitorimin dhe raportimin e procesit, rritjen e transparencës dhe hollësisë së informacionit, dhe përmirësimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes vendit kandidat dhe institucioneve të BE-së.

Së fundi, në këtë workshop u bë edhe një diskutim i hapur në lidhje me se çfarë mendonin të pranishmit me situatën në të cilen gjendet Shqipëria tani në kuadër të integrimit europian dhe realizimit të reformave, dhe më konkretisht përsa i përket procesit të negociatave dhe se sa ata kanë njohuri në lidhje me këtë temë dhe sa të përfshirë ndjehen.