7pa5 – Deliu: Shqipëria ngelet jashtë BE edhe këtë vit
Më 18 nëntor 2020, hulumtuesja e EMA, Nirvana Deliu ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në Vizion Plus, 7pa5 për të folur mbi procesin e negociatave me BE. Ajo u shpreh se duket se negociatat janë hapur më tepër në aspektin politik,por jo në atë teknik dhe procedurial, ku duhet të fillojë realisht puna. Ajo u shpreh gjithashtu se Shqipëria ka filluar me procesin pre-screening, me qëllimin për të mos humbur kohë,por mesa duket ka ndodhur e kundërta dhe Shqiperia ngelet jashte BE edhe këtë vit.