Angazhohuni me ne
Lëvizja Europiane në Shqipëri është gjithmonë në kërkim të personave të kualifikuar, të motivuar, proaktivë dhe inovatorë të cilët mund të kontribuojnë me përvojën e tyre, profesionalizmin dhe njohuritë për të çuar më tej perspektivën europiane të Shqipërisë.
EMA fton të gjithë ata që mbështesin vlerat europiane dhe që janë të gatshëm të bëhen pjesë e zhvillimeve pozitive, për të bashkuar energjitë me stafin e EMA-s në kuadër të promovimit të reformave dhe përmirësimin e standardeve të jetesës duke shprehur interesin e tyre në: info@em-al.org
Për anëtarët e regjistruar të organizatës sonë do të ofrohet akses në dokumentet dhe botimet të cilat do t'u ofrojnë mundësinë për të marrë një pasqyrë më të qartë në lidhje me procesin e integrimit Europian të vendit dhe politikat e BE-së. Krahas vënies në dispozicion të bibliotekës së EMA-s, e cila përfshin një numër të konsiderueshëm publikimesh në fushën e studimeve Europiane, anëtarët do të mund të informohen të parët si dhe do të kenë preferencë në përzgjedhje mbi mundësitë për praktika, trajnime, konferenca, punë të ofruar nga EMA apo nga partnerë të saj kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Kujdes! EMA mbështet aktivisht të rinjtë që me interesin dhe dëshirën e tyre aplikojnë dhe duan të marrin pjesë në nisma, aktivitete, trajnime, shkolla verore, modele simulimi të organizuara nga organizata partnere të Lëvizjes Europiane në Shqipëri si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Gjithsesi, ju informojmë që të gjithë të rinjtë që janë pjesë e Rrjetit Mbështetës të EMA-s dhe kanë interes të aplikojnë në këto mundësi, të lajmërojnë paraprakisht organizatën tonë në raste kur kërkohet referencë apo kur aplikimi bëhet në emër të EMA-s. Ky lajmërim duhet të vijë me shkrim, në e-mailin zyrtar të organizatës: info@em-al.org, e pas njoftimit stafi i EMA-s do përpiqet të mbështesë me të gjitha mënyrat aplikantët.
Si anëtar i EMA-s çdo person ka mundësi të zgjerojnë kontaktet brenda rrjetit të Lëvizjes Europiane Ndërkombëtare (European Movement International), duke rritur mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të karrierës profesionale. Organizata mirëpret të gjitha projekt-idetë e anëtarëve të saj në lidhje me fushat e aktiviteteve të EMA-s të tilla si: promovimi i vlerave europiane dhe procesi i Integrimit Europian të Shqipërisë; demokracia dhe qeverisja e mirë; dimensioni socio-ekonomik i integrimit europian; bashkëpunimi rajonal dhe pjesëmarrja e të rinjve në procesin e vendimmarrjes.
Nëse jeni të interesuar për të qenë pjesë e organizatës sonë, ju lutemi të plotësoni formularin e anëtarësimit më poshtë:
Që prej vitit 2014, Lëvizja Europiane në Shqipëri ka ndërtuar EuroSpeak, një portal lajmesh e analizash online në gjuhën shqipe kushtuar ekskluzivisht çështjeve të BE-së. I lehtë për tu aksesuar, portali EuroSpeak është një instrument i dobishëm informacioni në veçanti për studentët, hulumtuesit e rinj, punonjësit e administratës publike të të gjitha fushave, komunitetit të biznesit dhe grupeve të tjera të interesuara në çështjet e BE-së.
EMA mirëpret të gjithë ata që janë të interesuar për të kontribuar me shkrime te tyre mbi tema të rëndësishme për t’u publikuar në portalin EuroSpeak.
Kërkesat në lidhje me artikullin:
- Origjinaliteti i artikullit - Artikulli duhet të jetë punim origjinal i autorit/es.
- Respektimi korrekt i rregullave të shkrimit akademik - përdorimi i shqipes standarde; gjatësia e artikullit duhet të variojë nga: 1000 – 2000 fjalë; citimi i të gjithë burimeve sipas formatit APA)
- Temë e përshtatshme me një nga fushat dhe tematikat e përcaktuara nga kjo thirrje.
- Qartësi në shkrim dhe ofrimi i argumenteve
Për më shumë informacion mbi thirrjet më të fundit për artikujt të EuroSpeak dhe kriteret e shkrimit të artikujve ju ftojmë të lexoni: https://www.eurospeak.al/kontribuo-ne-es/
Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) fton të gjithë të interesuarit për të aplikuar për një mundësi për të ndjekur një praktikë intensive në zyrën e EMA-s, e cila ka për qëllim njohjen për të punuar në sektorin e OJQ-ve.
Nëse je një i ri apo e re...
- të paktën në vitin e tretë të studimeve universitare me fokus (drejtësi, shkenca sociale apo/dhe ekonomike, gazetari dhe të tjera të ngjashme)
- që zotëron njohuri të mira të gjuhës angleze (ekziston mundësia që intervista të zhvillohet në anglisht).
- që ke njohuri të mira kompjuterike (paketa Micrsofot Office; rrjetet sociale; Programe editimi të fotove etj.)
- që mund të punosh në grup, si dhe në mënyrë të pavarur
- me dëshirë për të thelluar njohuritë rreth procesit të integrimit dhe politikave integruese
- që do të prekësh nga afër punën dhe aktivitetet e këtij sektori
- që ke vullnet për të vazhduar të mësosh dhe rritesh/zhvillohesh
...atëherë apliko për tu bërë pjesë e praktikës.
Si mund të aplikoni?
Mirëpresim në një nga gjuhët shqip apo anglisht Shprehjen tuaj të Interesit (max. 500 fjalë) dhe CV në adresën: info@em-al.org, me Subjektin: “Aplikim për Praktikë”.
Gjithashtu çdo dokument i dërguar duhet të emërtohet: “CV ose Shprehje Interesi Emër Mbiemër i aplikantit/es” dhe duhet të jetë në formatin (Word apo PDF).
Ne i mirëpresim të gjitha sugjerimet dhe idetë tuaja që mund të përmirësojnë këtë përvojë!
!Theksojmë që periudha e praktikës është 3 muaj, nga e hëna në të premte për 4 orë. Në raste kur praktika ndërpritet në mes për arsye jo-madhore dhe pa njoftim paraprak, praktikanti/ja nuk përfiton Certifikatën dhe Vërtetimin e Praktikës.
!Pas shqyrtimit të aplikimeve, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për Intervistë.
***
Nga të gjitha aplikimet e dërguara në adresën e e-mailit të EMA, do të përzgjidhen 1-2 kandidatë për të zhvilluar praktikën e tyre, ku dhe do të ndihmojnë stafin në disa fusha, të tilla si: kërkimi shkencor, zbatimi i projekteve të ndryshme, menaxhimi i mediave sociale duke shkruar dhe përkthyer artikuj të ndryshëm, mbështetje administrative dhe detyra të tjera në varësi të interesit të vetë aplikantit.
Praktikantët e EMA-s kanë qasje të lirë për të përdorur dokumentet dhe botimet të cilat janë një mundësi e mirë për të pasur njohuri më të thella sa i përket Procesit së Integrimit Europian të Shqipërisë dhe politikave të BE-së. Përveç aksesit në bibliotekën e EMA-s e cila përfshin një numër të konsiderueshëm të publikimeve në fushën e studimeve europiane, praktikantët do të kenë mundësinë për t'u bërë anëtarë të Rrjetit Ndërkombëtar të Lëvizjes Europiane. Kjo do të rrisë kontaktet dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale. Në fund të praktikës, angazhimi i tyre do të njihet me një Certifikatë Praktike.