Broshurë Informative: Mbrojtja e Konsumatorit dhe Mbrojtja e Mjedisit, Prill 2017

EMA i kushton një rol të veçantë dimensionit të informimit dhe ndërgjegjësimit, kryesisht të të rinjve, ku tanimë ka krijuar dhe një traditë në zbatimin e projekteve përmes të cilave targetohen të rinjtë dhe nevojat e tyre. Në vazhdimësi të angazhimeve dhe nismave që ajo ka ndërmarrë në këto 10 vite, me anë të mekanizmit të Konventës për Integrimin Europian, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Sllovake në Shqipëri, ka identifikuar nevojën për të informuar më tej dhe për të përfshirë komunitetin e prekur nga reformat dhe politikat e ndërmarra nga qeverisja në nivel kombëtar dhe lokal në kuadrin e aderimit në BE. Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është të nxisë informimin dhe ndërgjegjësimin kryesisht të të rinjve dhe studentëve ndaj çështjeve të ndjeshme të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë, të tilla si ajo e mbrojtjes së konsumatorit dhe sigurisë ushqimore, si dhe mbrojtjes së mjedisit duke mos u fokusuar vetëm në kryeqytet ku zhvillohen më së shumti aktivitetet dhe nismat, por edhe në qytete të tjera të vendit që këto tema kanë po aq rëndësi. Si pjesë e kësaj iniciative vjen edhe hartimi dhe publikimi i kësaj broshure që bën një prezantim të përmbledhur të dy çështjeve të rëndësishme përfshirë në dy kapitujt e negocimit Kapitulli 28 (Mbrojtja e Konsumatorit) dhe Kapitulli 27 (Mjedisi) fokusuar në: legjislacionin dhe institucionet përgjegjëse, si dhe në përfshirjen dhe informimin e të rinjve. Informacioni i ofruar në këtë broshurë është me një gjuhë të thjeshtë, të qartë dhe koncize për të qenë i lehtë për t’u kuptuar dhe përthithur nga të rinjtë, pavarësisht informacioneve dhe dijeve paraprake që ata mund të kenë.

Broshurë Informative – Mbrojtja e Konsumatorit dhe Mbrojtja e Mjedisit

Fletëpalosje – Mbrojta e Konsumatorit dhe Mbrojtja e Mjedisit