Dëftesa e Progresit të Shqipërisë Drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian Gjatë Vitit 2011

deftese progresiEMA ka kënaqësinë të ndajë me ju “Dëftesën e Progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian gjatë vitit 2011”, publikimi i të cilës vjen në kuadër të projektit të mbështetur nga Ambasada Britanike në Shqipëri “Shtjellimi i Procesit të Integrimit Europian”.

Dëftesa e Progresit të Shqipërisë drejt Anëtarësimit në BE merr si pikënisje gjendjen e përshkruar në Raportin Analitik të vitit 2010 dhe pasqyron zhvillimin gjatë një viti, kristalizuar në Raportin e Progresit të tetorit 2011. Ndonëse këto janë dokumentet më të rëndësishëm për të vlerësuar ecurinë e Shqipërisë, ato shpesh nuk lexohen mjaftueshëm nga publiku për shkak të gjuhës teknike të përdorur dhe informacioni i vetëm vjen nga leximi politik i aktorëve politik.

Për këto arsye Dëftesa synon të shfaqë në një gjuhë më të lexueshme tre kapitujt e Progres Raportit: 1) Kriterin politik; 2) Kriterin ekonomik; 3) Aftësinë për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit. Një vlerësim për çdo nënçështje të secilit kapitull është paraqitur, duke ofruar dhe një krahasim mes situatës së analizuar në Opinionin e Raportin Analitik të Komisionit Europian të vitit 2010 dhe Raportit të Progresit të vitit 2011. Dëftesa vendos gjithashtu në fokus Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), si dokumenti më i rëndësishëm kontraktual midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

Vlerësimi përfshin një shtjellim konciz të progresit gjatë vitit 2011 në secilën fushë, si dhe një vlerësim me notë (ku A është nota më e lartë dhe F më e ulëta). Vlerësimi merr parasysh terminologjinë e përdorur në çdo rast në dokumentet e Komisionit Europian (“mungon progresi”, “progres i pamjaftueshëm”, “progres i kufizuar”, “progres i pjesshëm”, “njëfarë progresi”, “progres”), shpeshtësinë me të cilën ajo është përdorur kombinuar me rëndësinë e çështjes (për shembull, nismat e reja ligjore apo strategjitë përgjithësisht janë vlerësuar më të rëndësishme se trajnimet rutinë apo përmirësimet modeste në kapacitete). Metodologjia e aplikuar nga EMA përbën një fotografim të disa përbërësve që formësojnë një nënfushë, fushë e më pas kapitull.

“Dëftesa e Progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian gjatë vitit 2011”, e cila është vetëm në gjuhën shqipe synon t’i vijë në ndihmë studentëve, gazetarëve, kërkuesve, administratës publike si dhe çdo aktori tjetër që është i interesuar mbi procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë.

EMA Deftesa e Progresit – Mars 2012