Deliu për Start: Arsyet pse Shqipëria po rrezikon kthimin e regjimit të vizave me BE-në

Nirvana Deliu/Hulumtuese Politikash pranë EMA ishte e ftuar në ScanTV për të folur rreth çështjes së vizave si pjesë të kapitullit 24 të Acquis së BE-së. Ajo foli për raportin e monitorimit nga KE i cili analizon nëse vendet janë në përputhje me liberalizimin e vizave të BE-së pasi në të kundërt cënohet siguria e vendeve anëtare duke rritur numrin e emigrantëve të parregullt. Deliu tha se Konventa e Refugjatëve dhe Direktiva e BE-së njihen me të drejtën për azil vetëm në raste kur të cënohet jeta dhe jo për arsye ekonomike prandaj kërkesat për azil kryesisht nuk aprovohen.  Ajo e përmbylli duke thënë se politika europiane përdori një standard të dyfishtë që dëmton imazhin e saj, pasi në rastin e Ukrainës u vu në zbatim Direktiva e Mbrojtjes së Përkohshme ku shteti në të cilin refugjati vendoset i siguron atij strehim, punësim dhe arsim për fëmijët nën 18 vjec, por ajo nuk u vu në zbatim njëjtë dhe për refugjatët sirianë.

Deliu për Start: Arsyet pse Shqipëria po rrezikon kthimin e regjimit të vizave me BE-në