Diskutim i Hapur me Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës dhe të rinjtë shqiptarë

Untitled-300x202Më 9 qershor 2016, në kuadër të aktiviteteve për Ditën  e Europës, EMA organizoi Forumin e Diskutimit mes të Rinjve dhe Ambasadores së Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Sh. S. Znj. Dewi van de Weerd.

Koordinatorja e Projektit Dita e Europës 2016, znj. Mona Xhexhaj gjatë fjalës së saj përshëndetëse theksoi synimin për të sjellë Europën më pranë të Rinjve shqiptarë, për të përcjellë mesazhe pro-europiane veçanërisht në këtë periudhë të vështirë mbushur me kriza si ajo e migrantëve, si dhe për më tepër për të nxitur debatin dhe reflektimet për brezin e ardhshëm. Në emër të organizatës Lëvizja Europiane në Shqipëri, ajo shprehu edhe mirënjohjen ndaj Ambasadës Holandeze, si një nga përfaqësitë e huaja në Shqipëri që ka dhënë gjithmonë mbështetjen maksimale dhe projekte inovative dhe gjithëpërfshirëse me fokus kryesor të rinjtë. Para fillimit të diskutimit znj. Xhexhaj prezantoi edhe një nga video reportazhet EMA ka përgatitur me intervista me të rinjtë, të cilët kanë dhënë opinionet dhe perceptimet e tyre mbi çështje shqetësuese si azili, këndvështrimi mbi qytetarinë europiane, angazhimin e tyre në procesin e vendimmarrjes së BE-së etj.

Ambasadorja e Holandës, znj. Dewi van de Weerd prezantoi punën e Ambasadës holandeze në Shqipëri dhe fokusin që ka Ambasada për më shumë kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, si një retorikë gjatë Presidencës Holandezë të Këshillit të BE-së. Për të arritur këtë qëllim theksoi ajo është vendosur theksin në zhvillimin e aktiviteteve dhe organizimeve të ndryshme të zhvilluara në Shqipëri me pjesëmarrës dhe aktorë të rinjtë, studentët, sipërmarrësit e rinj, shoqërinë civile dhe grupe interesi për rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e mundësive si trajnimi, punësimi, studimi apo kërkimi shkencor dhe sipërmarrja. Ajo shpjegoi më tej mbi shanset për punësim, studim dhe trajnim të ofruar nga qeveria holandeze për studentët shqiptarë, por duke u konsideruar si një çështje e zhvillimeve të fundit në Europë, me interes u diskutua edhe mbi politikat te migrimit dhe situata e azilkërkuesve shqiptarë në Holandë.

Të rinjtë pjesëmarrës, përfaqësues nga organizata rinore, unionet studentore dhe ELSA shprehën interes mbi çështje të ndryshme sfiduese dhe të rëndësishme si: i)procesi i negociatave të BE-së- hapat e mëtejshëm të rëndësishëm, ii) Reforma në Drejtësi – procesi i vetingut dhe iii) bashkëpunimi mes universitete për lëvizshmërinë e studentëve dhe programet e shkëmbimit si Erasmus +, Salto Youth, Jena Monnet të cilat mund t’ju ofrojnë të rinjve shqiptarë mundësi dhe shanse për studime ,zhvillime dhe eksperienca.