Dita e Europës/Panorama TV- 9 maj 2023

Në Ditën e Europës (9 maj), Gledis Gjipali/Drejtor Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në Panorama TV për të komentuar procesin e negociatave dhe ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Për sa i përket reformave që Shqipëria është angazhuar për të realizuar nga ana e legjjslacionit dhe zbatimit të tij ka nevojë për më shumë punë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si elementë kyç që tregojnë se vendi ka përgatitjen e duhur për tu bërë pjesë e BE-së. Ai shtoi se për çështjet e shtetit ligjor puna më e madhe bëhet nga qeverisja qëndrore, institucionet dhe e gjithë shoqëria kurse për çështjet ekonomike, BE ka instrumentat e duhur për të ndihmuar. Duke ju referuar  eksperiencës së Kroacisë si vendi i fundit që ju bashkua BE-së, Gjipali u shpreh se nëse ecim me shpejtësinë e duhur, Shqipërisë do t’i duhen të paktën 8-9 vite deri në anëtarësim. Ai bëri me dije se mbi 80% e shqiptarëve e mbështesin futjen e vendit tonë në BE, por një pjesë e konsiderueshme nuk ka informacion të mjaftueshëm për kostot dhe përfitimet që e shoqërojnë atë.  Së fundmi, Gjipali foli dhe për aktivitetet që do të zhvillohen nga Delegacioni për Ditën e Europës në Shqipëri duke shtuar se fokusi këtë herë është te biznesi dhe mjedisi dhe inovacioni.

Dita e Europës/Panorama TV- 9 maj 2023