Dokument Politikash: Dërgimi me Shërbim i Punonjësve në Ballkanin Perëndimor: Rasti i Shqipërisë, shtator 2019

Ky dokument synon të analizojë trendet e dërgimit me shërbim të punonjësve nga dhe drejt Shqipërisë; transpozimin në ligjin kombëtar të Direktivës për Dërgimin me Shërbim të Punonjësve (96/71/KE tani e tutje Direktiva); si dhe sfidat që hasin institucionet shqiptare, bizneset dhe të punësuarit në rastet e dërgimit me shërbim të punonjësve. Dokumenti ka gjithashtu si qëllim të ndërgjegjësojë dhe informojë në lidhje me këtë temë një audiencë sa më të gjerë të grupeve të interesit. Ky dokument politikash është bazuar në gjetjet e raportit për Shqipërinë (Agolli & Deliu 2018) përgatitur nga hulumtueset e Lëvizjes Europiane në Shqipëri në kuadër të projektit ‘Dërgimi me Shërbim i Punonjësve në Europën Lindore’ (EEPOW) (për më shumë mund të shikoni faqen zyrtare dedikuar projektit: http://www.euro.centre.org/projects/detail/1673) zbatuar nga Qendra Europiane për Kërkimin Shkencor dhe Mirëqenien. Ky publikim është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian – Programi për Punësimin dhe Inovacionin Social “EaSI” (2014 – 2020).

Dërgimi me Shërbim i Punonjësve në Ballkanin Perëndimor: Rasti i Shqipërisë