Eksperti Gjipali në Report Tv: Ka konsensus politik në BE për luftë kundër korrupsionit
Më 5 maj, Gledis Gjipali/Drejtor Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në Report Tv për të folur për një paketë të re ligjore të Komisionit Europian që synon të forcojë masat për ndëshkimin e personave të përfshirë në korrupsion në 27 vendet anëtare. Ai foli për rëndësinë e kësaj pakete e cila sjell një ndërgjegjësim jo të drejtperdrejtë për Shqipërinë dhe një siguri të drejtpërdrejtë për vendet që janë aktualisht në BE. Ai theksoi se ky legjislacion nuk prek vetëm fushën e korrupsionit , por sigurinë dhe terrorizmin në nivel europian edhe në nivel global. Gjipali përmendi gjithashtu që është një hap shumë i rëndësishëm në Europë sepse mbron interesat e qytetarëve dhe ngritjen e aseteve , jo vetem për vendet anëtare të BE-së, por edhe në vendet e treta. Gjipali theksoi rëndësinë qe ka krijimin i këtij legjislacioni dhe dakordësimi në nivel politk midis vendeve anëtare për të luftuar këtë fenomen në ngritjen e masave të forta ndaj personave nga vendet e treta që kanë kryer vepra të rënda korrupsioni, siç është edhe rasti i Shqipërisë.
Eksperti Gjipali në Report Tv: Ka konsensus politik në BE për luftë kundër korrupsionit