Forum Diskutimi në Shkodër: RAT-Sfidat dhe rekomandimet për zbatimin

Diskutimi në Shkodër: RAT-Sfidat dhe rekomandimet për zbatimin

Më datë 07 korrik 2017, te salla e EU Info Centre Shkodër, Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe në kuadër të nismës mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED): “Ndërtimi i urave – një kulturë e re bashkëpunimi mes institucioneve vendore dhe komuniteteve të tyre”, zhvilloi forum diksutues në lidhje me zbatimin dhe sfidat e Reformës Administrativo-Territoriale (RAT), rolin e bashkive të reja, kapaciteteve të zyrtarëve lokalë për realizimin e ndryshimeve të nevojshme dhe përfshirjen e qytetarëve të prekur drejtpërdrejt nga kjo Reformë.

Aktiviteti u moderua nga Z. Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri(EMA). Në fjalën e tij hyrëse, z. Gjipali vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm dhe të vazhdueshëm mes Bashkisë Shkodër dhe Lëvizjes Europiane në Shqipëri, dhe se si këto nisma të ndërmarra nga EMA janë në shërbim direkt të bashkisë dhe qytetarëve . Ai shprehu nga ana tjetër angazhimin për vazhdimin e nismave të tilla.

Znj. Mona Xhexhaj, Koordinatore Projekti, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) foli për risitë dhe problematikat e Reformës. Znj. Xhexhaj u shpreh se do të ketë transferime të funksioneve nga niveli qendror i administrimit në atë lokal. Disa nga funksionet që do të transferohen janë: administrimi i rrugëve; arsimi parashkollor dhe administrata jo mësimore e arsimit parauniversitar (hapja e kopshteve dhe mirëmbajtja e shkollave); administrim dhe menaxhim i pyjeve (krijimi i strukturave përkatëse) etj. Më pas Znj. Xhexhaj ja la fjalën Kryetares së Bashkisë Shkodër, Znj. Voltana Ademi për një saqrim më të hollësishëm.

Znj. Voltana Ademi, Kryetare Bashkia Shkodër, bëri një përmbledhje të ndryshimeve të kryera në bashki. Znj. Ademi u shpreh se Bashkia Shkodër tashmë është dixhitalizuar, duke i mundësuar qyetëtarëve akses në faqen zyrtare të bashkisë për çdo informacion. Ky sistem online u bën të mundur qytetarëve të llogarisin vet edhe taksat që do të duhet t’i paguajnë bashkisë, një veprim i cili rrit ndërgjegjësimin midis njerëzve. Gjatë prezantimit të saj Znj. Ademi u shpreh se ka pas problematika për “Ligjin e Financimit të Qeverisjes Vendore”, sepse nuk ka patur konsultime me bashkitë si dhe nuk janë marrë në konsideratë vërrejtjet e bëra nga këto të fundit. Në kuadër të përmirësimt të kësaj marrrëdhënie, midis pushtetit qendror dhe atij vendor, është krijuar një Këshill Konsultativ. Qëllimi kryesor i të cilit do të jetë krijimi i diskutimeve për përmirësimin legjislacionin që prek qeverisjon vendore. Znj. Ademi u shpreh se me ligjin e ri bashkive u janë rritur kompetencat si procedurale dhe administrative, veprim i cili duhet të shoqërohet me rritje të buxhetit. Në fund Znj. Ademi theksoi se ngritja e strukturave komunitare vështirësohet si nga tradita dhe nga ligji jo shum i qartë.

Znj. Holta Ymeri, Eksperte e Çështjeve mjedisore dhe Integrimi Europian. Diskutimi i saj u bazua te Konnevta e Aahrusit. Pika kryesore për të cila foli Znj. Ymeri janë:

  1. është për të ardhur keq që jemi kaq mbrapa në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe që duket si një problem i largët për tu zgjidhur.
  2. Problemi i menaxhimit të mbetjeve nuk është trajtuar në mënyrën e duhur. Edhe pse menaxhimi i integruar i mbetjeve është një risi, që vjen me një ligj të ri. Kjo strukturë lë ende për të dëshiruar.
  3. Bashkia ngarkohet me më shumë përgjegjësi, çka duhet të thotë edhe rritje të buxhetit për këtë pjesë.
  4. Duhen rritur financimet, për të patur më shumë persona të trajnuar në këtë fushë.
  5. Qytetari duhet të përdorë të drejtat dhe detyrimet që ka për të marrë informacionin e duhur për mjedisin; si dhe të shfrytëzojë të drejtën për të qenë prezent në vendimarrjen mjedisore.

Në fund të takimit u realizua një diskutim me pjesëmarrësit e interesuar të cilët realizuan pyetjet e tyre për tema që lidhen me mirëadministrimin e problemeve të jetesës së përditshme në qytet dhe zonat administrative.

Gjatë aktivitetit u shpërndanë dhe Manuali Informativ i realizuar nga Grupi i Punës së EMA mbi Reformën Administrativo-Territoriale.