Gjipali në FaxNews: Skemat mbështetëse financiare të BE-së
Më 18 janar, Gledis Gjipali/ Drejtori Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në “EkoFax” për të folur mbi fondet që mund të përfitojë Shqipëria nga skemat e BE-së. Ai theksoi se fondet IPA janë të përcaktuara për institucionet shtetërore sipas prioriteteve strategjike që vendi ka dhe marrja e tyre nuk është e lehtë pasi kërkon kapacitete njerëzore me ekspertizë në fusha konkrete. Ai tha se grupet që përfitojnë nga këto investime janë shoqëria civile, universitetet, fermerët, biznesi i vogël dhe ai i mesëm. Gjipali e përmbylli duke thënë se vendi ynë duhet të investojë në kapital njerëzor dhe në dije inovative në mënyrë që të përfitojë sa më shumë mundet nga këto mundësi që na ofrohen.