Gjipali në ABC News: Çështja Beleri, a mundet Greqia ta bllokojë procesin e integrimit?, 23 gusht 2023

Më 23 gusht 2023, Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në ABC News për të biseduar mbi marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë me çështjen Beleri në mes. Për Gjipalin kjo gjendje është bërë shkak për shkëmbime deklaratash me tone të nxehta midis autoriteteve shqiptare dhe atyre greke dhe se sa do të reflektojë kjo në procesin e integrimit së Shqipërisë në BE mbetet për tu parë. Megjithëse ai nuk e sheh si një çështje madhore, Greqia ka rëndësinë e saj sidomos në vendimmarrjet që kërkojnë unanimet. Në vlerësimin e Gjipalit, çështja Beleri i takon drejtësisë më shumë se sa politikës ndaj duhet t’i lihet në dorë gjyqësorit të vendosë.

Gjipali në ABC News: Çështja Beleri, a mundet Greqia ta bllokojë procesin e integrimit?