Gjipali në Vizion Plus: Analizë e procesit zgjedhor; 15 Maj 2023

Gledis Gjipali/Drejtor Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në Vizion Plus për të folur rreth procesit zgjedhor për drejtimin e bashkive të Shqipërisë. Ai u shpreh se ka pasur disa incidente teknike, por në përgjithësi procesi është kryer me sukses pasi aktet proceduriale dhe ligjore kanë shkuar mirë. I pyetur rreth rastit të Himarës, Gjipali theksoi se është një bashki delikate por shtoi se kjo çështje është ligjore dhe mund të ketë ndikim midis vendeve, por jo në procesin e zgjedhjeve. Përfaqësues nga Komuniteti Shqiptar i Helsinkit, treguan shqetësimet pas vëzhgimit në qendrat e votimit si prezenca e personave të paautorizuar dhe votimi elektronik. Gjipali bëri me dije se ka problematika të cilat janë të diskutueshme si, boja e gishtit, por nuk e cënojnë procesin nëse nuk janë bërë me qëllim.

Gjipali në Vizion Plus: Analizë e procesit zgjedhor; 15 Maj 2023