Gledis Gjipali/ Drejtori Ekzekutiv i EMA komenton samitin BE-Ballkan Perëndimor, Tiranë 6.12. 2022

Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMA-së ishte i ftuar në disa platforma mediatike për të folur rreth samitit të 6 dhjetorit, BE-Ballkan Perëndimor që mbahet në Tiranë.  Përzgjedhja si vend mikëpritës niset nga ecuria e Shqipërisë në procesin e negociatave gjatë këtij viti si dhe nga përputhja e plotë e politikës së jashtme të Shqipërisë me atë të BE-së. I pyetur rreth protestës, Gjipali theksoi se në parim protestat janë pozitive pasi reflektojnë dinamikat e brendshme të vendit por organizimi në të njëjtën ditë mund të ndikojë në imazhin e vendit tonë. Ndërkohë, në lidhje me qëndrimin e Presidentit serb Vučić ku fillimisht e anuloi vizitën e tij por më pas vendosi të merrte pjesë, Gjipali e lexon si një formë presioni sepse pritet një qëndrim kritik i BE-së ndaj Serbisë gjatë samitit. 

7pa5 – Samiti BE-Ballkan! Ç’ndodh sot? – Vizion Plus

Ç’pritet të ndodhë nesër në Tiranë? -Klan News

Samiti BE-Ballkani Perëndimor- në RTSH 24

Samiti i BE në Tiranë, Gjipali: Një simbolikë e rëndësishme për vendin tonë- ABC News