Forum Diskutimi në Vlorë: RAT-Sfidat dhe rekomandimet për zbatimin

Më datë 19 maj 2017, Lëvizja Europiane në Shqipëri(EMA) në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Vlorë dhe Shërbimin Social Shtetëror Vlorë, e me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED) zhvilloi aktivitetin e parë informues në qytetin e Vlorës mbi sfidat e Reformës Administrativo-Territoriale (RAT), rolin e bashkive të reja, kapaciteteve të zyrtarëve lokalë për zbatimin e ndryshimeve të nevojshme dhe përfshirjen e qytetarëve të prekur drejtpërdrejt nga kjo Reformë. Në këtë aktivitet morën pjesë: Z. Ervis Mocka, Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë; Znj. Marbona Cuka, Eksperte Ligjore pjesë e Grupit të Punës për përgatitjen e Manualit Informues, Znj. Ines Stasa, Drejtore e Shërbimit Social Shtetëror në Vlorë, Z. Gledis Gjipali e Znj. Mona Xhexhaj si përfaqësues të EMAs si dhe përfaqësues institucionesh të ndryshme lokale dhe organizatash jo-fitimprurëse. Pas fjalës përshëndetëse të Z. Ervis Moçka fjalën e mori Znj. Marbona Cuka.

Fjala hapëse dhe përshëndetëse nga Kryetari i Qarkut Vlorë, z. Ervis Moçka në fjalën e tij hapëse, përshëndeti inicitativën e hulumtimit të realizuar, fushatës informuese për komunitetin dhe nevojën e realizimit të tryezave diskutuese. Z. Moçka foli mbi rolin e Qarkut në kuadër të Reformës Administrative Territoriale duke theksuar sfidat e institucionit lokal.

Koordinatorja e projektit të Lëvizjes Europiane në Shqipëri “Ndërtimi i urave – një kulturë e re bashkëpunimi mes institucioneve vendore dhe komuniteteve të tyre” znj. Mona Xhexhaj prezantoi iniciativën e realizuar në disa bashki, atë të Tiranës, Shkodrës, Vlorës dhe Elbasanit. Në fjalën e saj, theksoi që EMA ka tashml 10 vite që punon me çështje te demokracisë, moekraice, mirëqeverisjes dhe transparencës së pushtetit vendor. Sipas hulumtimit të realizuar nga kërkuesit e EMAs përveç disa nga arritjeve, ka disa sfida gjatë implementimit që nga miratimi i RAT. Një element për të cilin duhet kushtuar më shumë vëmendje është forcimi i dialogut me qytetarët, ngritja e strukturave komunitare dhe ofrimi i shërbimeve publike.

Për të prezantuar më në detaje manualin informues, Znj. Marbona Cuka foli për risitë dhe problematikat e reformës, e duke vënë theksin në rekomandimet e drejtuara pushtetit vendor, qendror dhe vetë qytetarëve. Ekspertja ligjore theksoi disa elementë me rëndësi: i)Ligji për reformën sjell risi në lidhje me administrimin e shërbimeve publike. Gjithashtu ka një rritje të numrit të shërbimeve të ofruara si dhe transferimin e këtyre shërbimeve nga sektori publik te ai privat. Ii)Tashmë transferta e kushtëzuar, pra fondi i cili kalon nga qeverisja qendrore të vendore, do të jetë një përqindje fikse, e përcaktuar te Ligji i Financave të Qeverisjes Vendore. Iii)Krijohet Fondi Social, një mbështetje monetare për të gjithë qytetarët të cilët kanë iniciative ose ide në shërbim të tyre dhe komunitetit. iv)Ligji gjithashtu ka parashikuar transferimin e disa prej funksioneve nga qeverisja qëndrore te ajo vendore si psh: rrugët rurale(administrim i rrugëve); arsimi parashkollor dhe administrata jo mësimore e arsimit parauniveristar (hapja e kopshteve dhe mirëmbajtja e shkollave); administrim dhe menaxhim i pyjeve (krijimi i strukturave përkatëse) etj. Përsa i përket rekomandimeve, gjatë fjalës së saj znj. Cuka vuri theksin : i)Bashkitë duhet të miratojnë sa më shpejt rregulloret për mirëfunksionimin e strukturave komunitare ii)Duhet të kryhen trajnime për të patur shërbime publike sa më të mira

iii)Bashkitë duhet të shtojnë fondet për rritjen e cilësisë së shërbimit parashkollor iv) Qytetarët duhet të shfrytëzojnë çdo të drejtë të tyre, të ngrejnë këshillat komunitarë dhe të jenë më kërkues ndaj qeverisjes vendore.

Znj. Ines Stasa, Drejtore e Shërbimit Social Shtetëror në Vlorë, foli më specifikisht për ndryshimet që janë reflektuar nga RAT në skemën e sigurimeve shoqërore dhe ndihmën ekonomike. Znj. Ines u shpreh se hapi i parë i rëndësishëm i reformës është impakti i mirëqenies sociale. Duhet patur kujdes në lidhje me transferimin e kompentencave nga institucionet qendrore te ato vendore, sepse impakti fillestar ndikon për ta bërë këtë transferim të lehtë ose jo. Sipas saj, do të ketë shërbime më të përqendruara dhe me standard më të lartë. Po ashtu, gjatë fjalës së saj u shpreh se organizatat jo-fitimprurëse kanë ndihmuar në mirëorganizmin e punës gjatë aktiviteteve dhe nismave të ndryshme.

Aktiviteti u moderua nga Z. Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri. Pati pyetje dhe diskutime të shumta nga pjesëmarrësit. Administratore të Njësive të reja të Qarkut Vlorë shprehën nevojën për trajnime të vashdueshme për stafin, si dhe informim z qytetarëve për delegimin e kompetencave dhe përfsihujen e komunitetit. nga përfaqësues të organizatave lokale u përmend rëndësia e pjesëmarrjse më të madhe të shresave vulnerable nga zonat rurale.