Këshilli i Stabilizim Asociimit në Tiranë, Gjipali zbulon mesazhet kryesore
Gledis Gjipali/Drejtor Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në disa platforma mediatike për të folur për takimin e 12-të të Këshillit të Stabilizim Asociimit në Tiranë. Ai foli për rëndësinë e këtij takimi, i cili i dha mundësi BE-së dhe Shqipërisë për të diskutuar për interesat dhe bashkëpunimin e tyre reciprok. Ai theksoi kalimin e shqipërisë në listën gri të Moneyval duke thënë se duhet treguar kujdes në reformat që ndërmerren në këtë fushë për të prodhuar rezulate konkrete dhe për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë. Ai përmendi gjithashtu disa nga sfidat me të cilat përballen të dyja palët dhe hapat pozitivë të ndërmarrë për të nxitur bashkëpunimin. Së fundi, Gjipali theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut politik, partneritetit, bashkëpunimit dhe angazhimit konstruktiv mes BE-së dhe Shqipërisë për të arritur rezultatet më të mira në rajon dhe për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.
RTSH 24: Mbledhja e 12-të BE-Shqipëri për Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit