Gjipali në Klan News: Mbyllet “Ballkani i Hapur”?, 3 korrik 2023

Më 3 korrik 2023, Gledis Gjipali-Drejtor Ekzekutiv i Ema ishte i ftuar në Klan News për të biseduar mbi masat e përkohshme ndëshkuese me efekt politik dhe ekonomik që Bashkimi Europian ka marrë për Kosovën deri atëherë kur situata të vlerësohet e shtensionuar. Në vlerësimin e Gjipalit, zgjidhja e situatës ofrohet nëpërmjet një dialogu më të gjallë, duke u shprehur se BE duhet ta dëgjojë më mirë Kosovën në çështjet që lidhen me shtetin ligjor dhe duke argumentuar se zgjidhjet politike në kurriz të ligjshmërisë mund të kenë ndikim afatgjatë në qëndrueshmërinë e saj. Për sa  përket “Ballkanit të Hapur” i cili për shkak të kushteve aktuale është pezulluar, Gjipali e la të hapur mundësinë për tu riaktivizuar sërisht mbase duke u formësuar brenda procesit të Berlinit për të përshpejtuar zhvillimin rajonal dhe integrimin europian.

Klan News: Mbyllet “Ballkani i Hapur”?