Modeli i simulimit të Institucioneve të BE-së 2016

20160514_125559Më datë 14 maj, në ambientet e Tulla Culture Center u zhvillua trajnimi i studentëve pjesëmarrës në procesin e simulimit të Institucioneve të BE-së.

Më pas fjalën e mori Znj. Fjoralba Caka, Pedagoge e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në rolin e trajneres dhe supervizores gjatë simulimit. Znj. Caka prezantoi te studentët temën e zgjedhur për t’u trajtuar: “Mundësia e kufizimit apo ndalimi i kultivimit të organizmave të modifikuara gjenetikisht (OMGJ)”. Kjo temë u përzgjodh për rëndësinë e veçantë që ka si edhe për debatin që ka hapur në BE. Problematika e OMGJ-ve prek disa sektorë të ndryshëm siç është ekonomia, bujqësia, shëndeti dhe siguria ushqimore, mjedisi, konsumatorët, tregu i përbashkët etj. Gjithashtu OMGJ-të ndikojnë në disa nivele, duke filluar që nga shtetet anëtarë individualisht, ashtu edhe te Bashkimi Europian si një aktor i vetëm. Stilet kryesore të negocimit që përdoren gjatë vendimmarrjes ishin një pikë me rëndësi gjatë shpjegimit të trajneres të cilat mund të vihen në zbatim nga studentët gjatë momentit të votimit për çështjen në fjalë. Këto stile kategorizohen në: 1)Shpërndarës- që ka si qëllim fitimin maksimal të vetes apo humbjen e kundërshtarit dhe 2) Integrues- që synon më së shumti të mirën e përgjithshme sesa atë individuale. Profilet e një negociuesi janë katër: Bashkëpunues, Konkurrues, Shmangës dhe Zbutës. Për znj. Caka në momente të ndryshme dhe kontekste një person mund të jetë më shumë se një profil dhe nga ana tjetër këto profile mund të ndërlidhen me njëri-tjetrin.

Në vijim Znj. Sajmira Kopani, e cila ka qenë fituese e performancës më të mirë të Simulimit EU Day 2014, shpjegoi së si veprohet në procedurën për miratimin e akteve dhe dispozitave të tjera dhe se si lidhen institucionet e BE-së midis tyre. Znj. Kopani u bazua mbi Traktatin e Funksionimit të Bashkimit Europian dhe me anë të një grafiku të qartë shpjegoi të gjithë procedurën nga draftimi i një akti deri në miratimin e plotë të tij, cilat janë afatet, mundësitë për refuzim apo ndryshim,kompetencat dhe detyrat e secilit institucion dhe rastet e miratimi apo jo të draftit.

Prezantimet trajnuese u mbyllen me Z. Donald Tafilaj, gjithashtu fitues siPerformanca më e mirë e Simulimi EU Day 2014, i cili shpjegoi hollësisht rregulloren që duhej t’i përmbaheshin studentët si dhe qartësoirolin që do të kishte çdo student në institucioninqë do tëpërzgjidhej për tapërfaqësuar. Ai theksoi që futja në rol me seriozitet duke respektuar të gjitha procedurat dhe mocionet do të ishte me vlerë pasi do të qartësonte më shumë te studentët nevojën për të ndjekur rregullat dhe për t’i respektuar ato, duke zhvilluar respektimin dhe mirëkuptimin mes tyre dhe zgjidhjen e çështjeve në mënyrë korrekte dhe të rregullt.

Në përfundim të trajnimit, studentët më anë të shortit u ndanë në 3 institucionet përkatëse, ku u  shpjegua çdo paqartësi që mund të kishin mbi detyrën e tyre dhe iu dhanë 4 ditë kohë për të përgatitur prezantimet e tyre dhe për të mbledhur informacionet e duhura.

DSC_0307Më datë 19 maj u zhvillua Simulimi i Institucioneve të BE-së, ku studentët e përgatitur dhe të trajnuar do të visheshin me petkun e zyrtarëve të BE-së dhe do të diskutonin dhe vendosnin mbi draftin e propozuar mbi Kufizimin e kultivimit të Prodhimeve OMGJ.  Pesë studentët që përfaqësonin Komisionerët e Komisionit Europian, prezantuan para audiencës draftin ligjor të propozuar duke argumentuar rëndësinë për miratimin  e këtij akti ligjor,cilat ishin grupet e interesit që do të përfitonin nga ai si edhe çfarë ndryshimesh pozitive do të sillte.

Më pas një grup prej 40 studentësh në rolin e deputetëve europianë të ndarë sipas shtatë Grupimeve politike të Parlamentit, dhe në bazë të pozicionit politik të grupit parlamentar që ata përfaqësonin argumentuan dhe votuan draftin e propozuar. Një debat i nxehtë u zhvillua gjatë këtij procesi, dhe shumë mocione u ngritën nga të gjithë anëtarët.

20160519_133059Një tjetër grup prej 20 studentësh përfaqësonin shtetet e Këshillit të Bashkimit Europian, ku u vendos që për një menaxhim më të mirë të simulimit të përfaqësoheshin vetëm shtetet me interes kryesor për tematikën. Çdo student përfaqësonte një shtet anëtar të BE-së dhe në bazë të hulumtimeve dhe kërkimeve mbajti qëndrimin e caktuar për tematikën e propozuar, duke mbrojtur dhe argumentuar pozicionin e tij si dhe duke negociuar me shtetet e tjera. Një rol aktiv patën kryesisht shtetet si Gjermania, Finlanda, Britania e Madhe, Hungaria dhe Franca. Në fund votimi i Këshillit e hodhi poshtë draftin me shumicë votash nga shtetet pjesëmarrëse.

 20160519_142240 - CopyProjekti i simulimit rezultoi shumë i suksesshëm pasi studentët u angazhuan plotësisht në hulumtimet për prezantimet e duhura dhe përfaqësimin sa më realist të institucioneve të BE-së. Në fund të simulimit pjesëmarrësit u qartësuan mbi funksionet dhe rëndësinë e secilit nga institucionet e BE-së si dhe u përballën me vështirësitë e negocimit dhe votimit. Projekti nxiti mendimin kritik, artin e të komunikuarit dhe negociuarit me individë që mbartin mendime dhe pikëpamje të ndryshme si dhe të folurën në publik dhe prezantimin.