AIEN – Moduli I: “Bashkimi Europian dhe Shqipëria”, 9-10 qershor 2017

Në kuadër të Akademisë së Integrimit Europian dhe Negociatave, ditën e premte dhe të shtunë, në datat 9-10 qershor, në sallën Ambret të Tirana Internacional, u zhvillua Moduli I: “Bashkimi Europian dhe Shqipëria”, i cili është edhe moduli hyrës.

Në sesionin e parë fokusi ishte në sfidat e Integrimit Europian të Shqipërisë. Ky sesion u prezantua nga  Znj. Majlinda Bregu, Kryetare e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE). Ajo prezantoi i) Rrugëtimin europian të Shqipërisë, ii) Rolin e institucioneve kombëtare dhe europiane si dhe e finalizoi fjalën e saj me iii) Perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Sesioni i dytë u fokusua mbi marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë. Sigurisht kjo u limitua vetëm me njohuri të përgjithshme, për shkak të kohës së shkurtër. Ky sesion u zhvillua nga Dr. Aida Bushati, Eksperte Ligjore. Pikat kryesore në të cilat u fokusua ishin tre, përkatësisht: i) Historiku i BE nëpërmjet traktateve të tij; ii) Institucionet Europiane dhe vendimmarrja e tyre dhe iii) Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe procesi i anëtarrësimit.

Në ditën e dytë të modulit, të zhvilluar të shtunën në 10 qershor,sesioni i tretë u prezantua nga Z. Aleksandar Andrija Pejović, Kryenegociator për Negociatat e anëtarësimit në BE të Malit të Zi. Si Ministër i Malit të Zi për negociatat me BE ai u mundua të shpaloste pervojën e tij në këtë fushë kaq specifike. U fokusua te ekseprienca e negocimit të Malit të zi me BE-në. Sigurisht e ilustruar nëpërmjet shpjegimit të strukturës dhe mënyrës së funksionimit së institucioneve të ngritura në kuadër të këtij procesi negociator. Ai e përfundoi prezantimin duke folur përëndësine e përfshirjes së aktorëve jo shtetëror në negociata.

Në sesionin e katërt, i cili u prezantua nga Znj. Eralda Methasani, Zëvendësministre e Integrimit Europian, kishte në fokus të tij rolin e ekzektutivit në procesin e integrimit europian. Znj. Methasani folipër strukturën qe ka ngritur Shqipërianë kuadër të këtij procesi, strukturë e cila kulmon me Ministrinë e Integrimit. Gjithashtu foli edhe për rrugën e ndjekur deri tani, procedurat dhe parimet që duhen zbatuar, për të qene sa më korrekt. Znj. Methasani bëri edhe një krahasim me dy vende fqinje, si Serbia dhe Mali i Zi, për të bërë me konkret gjithë këtë proces si dhe për të demostruar sfidat që e presin Shqipërinë në të ardhmen.

Sesioni i pestë u trajtua nga Dr. Aida Bushati, Eksperte Ligjore, dhe fokusi më i madh ishte për detyrimet që ka Shqipëria gjatë procesit të negociatave për anëtarësimin në BE. Pikat kryesore janë: i) Përafrimi i legjislacionit zgjedhor; ii) Hartimi i dokumentave strategjik; iii) Raportimi; iv) Përgatitja për negociata

Sesioni i 6 u zhvillua në formën e një praktike, ku pjesëmarrësit u praktikuan me njëohuritë e marra gjatë gjithë sesioneve të tjera.