Vende në Tranzit 2012: Shqipëria

Organizata Freedom House ka publikuar raportin e përvitshëm “Nations in Transit 2012” i cili analizon nivelin e progresit të Shqipërisë në drejtim të demokratizimit në fusha të rëndësishme të tilla si: qeverisjen qendrore; procesin zgjedhor; shoqërinë civile; pavarësinë e medias; qeverisjen vendore; pavarësinë e gjyqësorit; dhe korrupsionin, fusha të cilat janë vendimtare për përmbushjen e kriterit politike të Kopenhagenit. Ky është i pesti vit radhazi që stafi i EMAs angazhohet në përgatitjen e këtij raporti.

Për fat të keq rezultati i nivelit të demokracisë në Shqipëri për vitin 2012, është përkeqësuar nga 4,04 në 4,14 duke arritur kështu në nivelin e rezultatin të vitit 2004. Kjo tendencë në rënie është e lidhur me: procesin zgjedhor dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Ky është edicioni i 16-të i raportit “Nations in Transit” të Freedom House, i cili është një studim i plotë, krahasues i zhvillimeve demokratike në 29 vende nga Evropa Qendrore deri në Euroazi. Konkluzioni kryesor i raportit të vitit 2012, është: “BE-ja vazhdon të ushtrojë një ndikim pozitiv në Ballkanin Perëndimor. Perspektiva e anëtarësimit në BE ndoshta shërben si motivimi i vetëm dhe kryesor për ndërmarrjen e reformave demokratike në këto vende. Procesi i statusit kandidat pason një seri hapash formale që vlerësojnë suksesin e përpjekjeve për krijimin e institucioneve demokratike dhe një ekonomi tregu funksionale. Megjithatë, pavarësisht aspiratave publike për integrim, shumica e reformave në Ballkan u bllokuan gjatë vitit 2011, me rënie të shumta në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, dhe Maqedoni”.

Vende në Tranzit 2012