Nirvana Deliu/Hulumtuese Politikash (EMA) komenton samitin BE-Ballkan Perëndimor

Nirvana Deliu, Hulumtuese Politikash pranë EMA ishte e ftuar në disa platforma mediatike për të folur rreth samitit të mbajtur më 6 dhjetor mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ajo u shpreh se ky samit ka një rëndësi të veçantë për vendin tonë me organizmin e tij në Tiranë, pasi vë në dukje pozicionimin e Shqipërisë si partnere strategjike për Bashkimin Europian. Deliu solli në vëmendje se në këtë samit u nënshkruan marrëveshje dhe projekte në planin ekonomik mbi infrastrukturën dhe telekomunikacionin, si ajo e “Roaming” për uljen e tarifave. Këto projekte sipas saj nuk kanë për qëllim vetëm zhvillimin e një vendi, por edhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Përfitimet nuk janë të menjëhershme dhe drejtpërdrejta por graduale dhe të qëndrueshme nëpërmjet projekteve të ndryshme të ndërmarra.

MCN TV: Samiti i BE- Ballkani Perëndimor: Deliu: Takim historik

Fax News: Ne lidhje skype Nirvana Deliu

Ora News: Benefitet e samitit BE-Ballkan, analizë nga Andoni, Deliu dhe Zonja