Arsimi dhe Kërkimi Shkencor në Shqipëri

Më 22 shkurt, Lëvizja Europiane në Shqipëri, në bashkëpunim me Balkan Policy Research Group (BPRG) dhe Lëvizjen Europiane Novi Sad, Serbi, mbështetur nga Fondi i Ballkanit Perëndimor kanë organizuar Forumin Rajonal “Arsimi dhe kërkimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor: përvojat dhe performancën e tyre në programet e financuara nga BE. “Ky studim analizon situatën aktuale në lidhje me kapacitetin për të absorbuar fondet e BE-së për programet e arsimit, kërkimit dhe shkencës në vendet e Ballkanit, veçanërisht në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi. Ky studim synon të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme të fushës së arsimit dhe kërkimit shkencor duke paraqitur situatën aktuale në të gjithë Ballkanin Perëndimor përmes një qasjeje krahasuese, duke u përpjekur të analizojë përvojat e mëparshme në dekadën e fundit dhe performancën aktuale, pengesat dhe rezultatet e rezultateve përkatëse vende.

 

Redi Shtino: Përgjegjësia më e madhe është e institucineve tona që nuk i kanë dhënë vëmendjen e duhur angazhimeve që duhet të kemi në nivel projektesh dhe programesh europoiane. Ju ftoj që të na ndihmoni dhe bashkë me delegacionin europian të mund të programojmë së bashku një ndërhyrje që të japim një kontribut definitiv për identifikimin e financimit të kërkimit shkencor në vend.

Gledis Gjipali: Vërehet që ka shumë mungesa, ka shumë fusha që janë të pambuluara as me burime njerëzore dhe as me infrastrukturë sigurisht.

Në prezantimin e studimit rajonal për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria renditet në vendin e parafundit duke lënë pas vetëm Kosovën për kërkimet shkencore.

Raporti ka evidentuar gjithashtu se vendi ynë zë vendin e fundit për burimet njerëzore në kërkimet shkencore. Gjithashtu në këtë studim i kërkohet Shqipërisë të hartojë një ligj të ri për Shkencën e Zhvillimit Teknologjik.

Në Ballkanin Perëndimor vendin e parë për fondet në kërkimin shkencor e zë Serbia , në vendin e dytë dhe të tretë Maqedonia Mali i Zi.

Ky aktivitet është pasqyruar edhe në mediat e mëposhtme:

Ora News  

Scan TV