Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak prill – shtator 2020
EuroSpeak (www.eurospeak.al) revista online e Lëvizjes Europiane në Shqipëri rikthehet e printuar në formatin e një përmbledhjeje të artikujve të botuar në këtë Revistë online gjatë periudhës prillshtator 2020. Në këtë përmbledhje gjenden një pjesë e mirë e artikujve të shkurtuar dhe të përzgjedhur në sajë të tematikave që ato kanë trajtuar ku dy temat kryefjalë të kësaj periudhe kanë qenë: Pandemia Covid-19 dhe efektet e saj në të gjitha fushat si në politikë, demokraci, të drejtat e njeriut, në ekonomi e turizëm, në edukim e kulturë; dhe hapja e negociatave për vendin tonë në mars të vitit 2020 me Bashkimin Europian. Artikujt bazuar në këtë zhvillim pozitiv janë përpjekur të vlerësojnë progresin e vendit, dhe të analizojnë këtë proces sa teknik aq dhe politik. Në këtë kuadër kjo përmbledhje përmban artikujt që kanë analizuar pikërisht këto dy çështje madhore e këto tema duke i sjellë ato në një stil publicistik, kombinuar me opinionet e sugjerimet e vetë autorëve, por gjithmonë bazuar në argumente dhe burime të mirëbesuara. Gjatë kësaj periudhe në EuroSpeak janë botuar gjithsej 35 artikuj në shqip, ndërkohë që autorët kanë qenë të fushave dhe profileve të ndryshme, duke filluar që nga gazetarë të mirënjohur e me eksperiencë në shtypin e shkruar, analistë dhe politologë, ashtu dhe akademikë, studiues, ekspertë por edhe të rinj e studentë të karakterizuar nga origjinaliteti dhe aftësia e tyre argumentuese. Artikujt e plotë të përfshira në këtë përmbledhje si dhe artikujt e tjerë të botuar i gjeni në faqen online të EuroSpeak, e cila përditësohet në mënyrë periodike me artikuj të rinj dhe elemente të tjerë informativë: www.eurospeak.al
Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak prill – shtator 2020
***
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me PartnerëtShqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).