Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Shkurt – Maj 2021
EuroSpeak revista online e Lëvizjes Europiane në Shqipëri rikthehet e printuar në formatin e një përmbledhjeje të artikujve të botuar në këtë Revistë online gjatë periudhës shkurt – maj 2021. Në këtë përmbledhje gjenden një pjesë e mirë e artikujve të shkurtuar dhe të përzgjedhur në sajë të tematikave si: Menaxhimi i tërmetit në Shqipëri-bilanci pas 1 viti dhe krahasimi me vendet e tjera me kriza të ngjashme; Metodologjia e re e Zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe Realiteti Dixhital në 2021. Një vend të veçantë në këtë përmbledhje përbëjnë artikujt dedikuar Zgjedhjeve Parlamentare në Shqipëri.
Në këtë kuadër kjo përmbledhje përmban artikujt që kanë analizuar çështje madhore, ndodhi dhe
ndryshime më të fundit në Bashkimin Europian dhe Shqipwri duke i sjellë ato në një stil publicistik, kombinuar me opinionet e sugjerimet e vetë autorëve, por gjithmonë bazuar në argumente dhe burime të mirëbesuara. Autorët kanë qenë të fushave dhe profileve të ndryshme, duke filluar që nga gazetarë të mirënjohur e me eksperiencë në shtypin e shkruar, analistë dhe politologë, ashtu dhe akademikë, studiues, ekspertë por edhe të rinj e studentë të karakterizuar nga origjinaliteti dhe aftësia e tyre argumentuese. Artikujt e plotë të përfshira në këtë përmbledhje si dhe artikujt e tjerë të botuar i gjeni në faqen online të EuroSpeak, e cila përditësohet në mënyrë periodike me artikuj të rinj dhe elemente të tjerë informativë: www.eurospeak.al
Përmbledhje e Artikujve të EuroSpeak Shkurt – Maj 2021
***
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me PartnerëtShqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).