Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri:Mundësitë për përfshirje të shoqërisë civile në procesin e negociatave për arsimin, shkencën dhe rininë, 3 korrik 2023

Më 3 korrik 2023, u mbajt aktiviteti i radhës në kuadër të Qendrës Burimore për Shoqërinë Civile e cila po implementohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri dhe Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin.
Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMA në fjalën e tij hapëse bëri një prezantim të shkurtër të projektit dhe foli mbi kontributin dhe rolin e Ema-s në nxitjen dhe promovimin e ideve të reja për përmirësimin e hartimit dhe zbatimit të politikave në funksion të zhvillimit të vendit.
Gjatë sesionit të parë, Endrita Shehu, Hulumtuese Politikash pranë EMA shpjegoi fazat e procesit të negociatave me fokus te procesi i shqyrtimit të përafrimit dhe të vlerësimit të legjislacionit të brendshëm me acquis të Bashkimit Europian (screening). Ajo shtoi se me metodologjinë e re kapitujt organizohen në 6 grupe tematike. Endrita theksoi se për çdo kapitull duhet të përmbushen piketat përmbyllëse, që përfshijnë miratimin e kuadrit ligjor, ngritjen e kapaciteteve dhe zbatimin e Acquis. Pas përmbushjes së këtyre piketave kapitulli cilësohet i mbyllur përkohësisht. Më tej, ajo foli dhe për strukturën e negociatave dhe kontributin e shoqërisë civile. Shehu shpjegoi hap pas hapi dhe përgatitjen e pozicioneve negociuese.
Përgjatë sesionit të dytë Geron Kamberi, Ekspert për Integrimin Europian analizoi fushën e arsimit, shkencës dhe rinisë në kuadër të procesit të anëtarësimit, përkatësisht Kapitullin 10, 25 dhe 26. Ai saktësoi se Kapitulli 10-të përbëhet nga rregulla specifike për komunikimet elektronike, shërbimet e shoqërisë së informacionit, në veçanti tregtinë elektronike, shërbimet e aksesit të kushtëzuar dhe shërbimet audiovizive. Kamberi shtoi se legjislacioni i BE-së, kërkon që Shtetet Anëtare të sigurojnë kapacitetet e nevojshme zbatuese për të ndjekur objektivat dhe aktivitetet e BE në fushën e kërkimit shkencor dhe zhvillimit teknologjik. Legjislacioni i BE për Kapitullin 25-së kërkon që Shtetet Anëtare të sigurojnë kapacitetet e nevojshme zbatuese për të ndjekur objektivat dhe aktivitetet e BE-së në fushën e kërkimit shkencor dhe zhvillimit teknologjik. Ndërkohë edhe ky Kapitull si dhe 10-ta nuk kërkon transpozim të rregullave të BE-së në legjislacionin kombëtar për shkak të kapacitetit që ka çdo vend kandidat. Gjithashtu, një tjetër pikë e BE-së në axhendën e saj të kërkimit shkencor dhe inovacionit është Inteligjenca Artificiale me rëndësi për të ardhmen.
Gjatë sesionit të tretë, që përkon me procesin e negociatave për Shqipërinë në fushat e arsimit, rinisë dhe shkencës, Kamberi tregoi hapat përpara që ka bërë Shqipëria gjatë tranzicionit. Për të realizuar e përshpejtuar procesin e integrimit së saj, BE ka ofruar grante për fusha të ndryshme që mbulojnë rininë, mjedisin, median e kulturën deri tek kërkimi shkencor. Përkundrejt konkurimit me projekte dhe krijimit të partneriteteve sa më të gjera me organizata partnere prej vendeve anëtar. Së fundmi, Kamberi u ndal dhe te Shoqëria Civile e cila ka një rol të rëndësishëm në procesin e negociatavave të një vendi kandidat për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian si një ndër aktorët kryesorë përsa i përket aspektit të ndërgjegjësimit, informimit ekspertizës teknike dhe monitorimit. Ai pasqyroi një tablo të kuadrit ligjor e institucional për angazhimin e shoqërisë civile në procesin e integrimit europian.