Stafi


Florian Xhafa 
Anëtar i Bordit Drejtues

Z. Florian Xhafa është diplomuar në Bachelor në Drejtësi me merita, në vitin 1999 dhe në nivelin Master Arteve në Studime Europiane në vitin 2008 nga Universiteti i Tiranës. Z. Xhafa është një avokat dhe ekspert i politikave me mbi 16 vjet eksperiencë intensive në politikat dhe analizën ligjore, hartimin e ligjeve të disa fushave të rëndësishme të së drejtës dhe çështjeve të zhvillimit. Gjatë përvojës së tij të gjatë profesionale, zoti Xhafa ka fituar një përvojë të kombinuar në sektorin publik dhe privat, i cili i ofron atij njohuri në të dyja aspektet si për drejtësinë ashtu edhe për politikëbërjen.

Z. Xhafa posedon njohuri të thella të së drejtës europiane, duke qenë në pozicione të rëndësishme gjatë fazave të ndryshme të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë. Nga viti 2001 deri në 2004 ai ishte i angazhuar në Departamentin e Integrimit Europian të Zyrës së Kryeministrit. Me këtë rast ai u mor gjerësisht me politikat dhe analizat ligjore relevante për fushat e Tregut të Brendshëm gjatë fazës së përgatitjes për miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Ai ishte përgjegjës për procesin e negocimit dhe monitorimit të zbatimit të dispozitave të MSA-së në tregun e brendshëm.

Nga viti 2004 deri në vitin 2007, z. Xhafa mbuloi pozitën e Shefit të Njësisë Koordinuese për Përafrimin e Legjislacionit në Ministrinë e Integrimit Europian. Me këtë rast, ai koordinoi transpozimin brenda legjislacionit shqiptar të legjislacionit të Bashkimit Europian në lidhje me Energjinë, Mjedisin dhe Bujqësinë; Zhvillimin Rural, Doganat, Transportin Detar dhe Hekurudhor, Ligjin e Kompanisë, etj., si dhe ka menaxhuar dhe koordinuar programin e trajnimit të Komisionit Europian (Programi TAIEX për Shqipërinë). Që nga largimi nga shërbimi publik, Xhafa ka punuar në shumë projekte të financuara nga organizata ndërkombëtare si Komisioni i BE-së, BB, UNDP, OSBE, si konsulent politikash dhe konsulent ligjor. Ai është gjithashtu lektor në Universitetin e Biznesit të Tiranës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe autor dhe bashkëautor i disa botimeve.

Ai flet Shqip (gjuha amtare), Anglisht dhe Italisht.

Ilir Aliaj 
Anëtar i Bordit Drejtues

Z. Ilir Aliaj është një nga themeluesit e Lëvizjes Europiane në Shqipëri dhe aktualisht anëtar i Bordit Drejtues. Ai mban dy diploma nga Universiteti i Tiranës në Gjeografi dhe Drejtësi, si dhe një diplomë Master në Strategjitë e Para Aderimit nga Universiteti i Europës.

Z. Aliaj, është Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve, një think tank me qendër në Tiranë. Ai ka punuar për tetë vjet si gazetar në  media  të ndryshme  elektronike dhe ka publikuar disa artikuj mbi aksesin në informacioni, strategjitë europiane të aderimit si dhe mbi rolin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në modelimin e rendit kushtetues të Shqipërisë.

Ai flet Shqip (gjuha amtare), Anglisht, Frëngjisht dhe Italisht.

Gledis Gjipali 
Drejtor Ekzekutiv
 
Kontakti: 
gledis.gjipali@em-al.org 

Z. Gjipali ka përvojë të konsiderueshme në zbatimin e drejtimin e projekteve të ndryshme mbi integrimin Europian, eksperiencë që e ka reflektuar fillimisht në detyrën e Drejtorit të Programeve dhe më pas të Drejtorit Ekzekutiv të EMA-s. Disa prej iniciativave më të rëndësishme të ndërmarra janë: Konventa e Integrimit Europian, një platformë bashkëpunimi midis institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile; Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave, për përgatitjen e ekspertëve nga sektorë të ndryshëm për negociatat e anëtarësimit në BE; revista EuroSpeak, një dritare informative mbi Bashkimin Europian dhe ecurinë e procesit të integrimit, etj.

Z. Gjipali është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2004. Në 2005 ai ka kryer një praktikë pune në Këshillin e Europës, Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Politike. Ka punuar për disa vite në Ministrinë e Integrimit Europian (2004-2008), në Drejtorinë e Përafrimit të Legjislacionit, duke mmbuluar fushat e emigracionit, krimit të organizuar, bashkëpunimit gjyqësor, të drejtave të njeriut, dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Më pas në Drejtorinë e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme, u angazhua me reformën në sistemin gjyqësor e të drejtat e pronësisë. Gjatë kësaj periudhe ka qenë pjesëtar i ekipeve të punës për hartimin e dokumenteve të rëndësishëm strategjik si Plani Kombëtar i Përafrimit të Legjislacionit, Plani Kombëtar për zbatimin e MSA-së, etj., si dhe pjesëtar i grupeve të punës Shqipëri – BE ku raportohej problematika dhe progresi i arritur në fusha të ndryshme.

Ai ka publikuar studime dhe raporte të ndryshme në fushën e integrimit europian, lëvizjes së lirë të personave, ndihmës së BE-së në zhvillimin rajonal dhe rural, sistemeve zgjedhore dhe parlamentit. Për disa vite ka qenë autori i raportit Vende në Tranzicion të Freedom House për Shqipërinë. Është anëtar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian si dhe i disa bordeve këshillimore të lidhura me kërkimin shkencor dhe shoqërinë civile.

Z. Gjipali flet Shqip (gjuha amtare), Anglisht dhe Italisht.

Mona Xhexhaj
Drejtore Programi
Contact: mona.xhexhaj@em-al.org

Fillimisht është njohur me punën e EMAs nga Programi i Praktikës në 2012. Është angazhuar për 4 vjet si Hulumtuese Politikash e së fundmi mban pozionin e Drejtore Programi. Meqënëse puna e Monës është e përqendruar në nxitjen, përfshirjen edhe informimin e aktorëve të ndryshëm të shoqërise civile mbi procesin e integrimit europian dhe përthithjen e fondeve europiane, ka kontribuar si Koordinatore Projektesh në Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave dhe Konventën e Integrimit Europian, dy iniciativa që synojnë ngritjen e kapaciteteve dhe gjithpërfshirje në kuadër të Integrimit. Po ashtu, Mona ka menaxhuar për disa vite projektet me fokus përfshirjen e rinisë në vendimmarrjen lokale, kombëtare dhe europiane si “Europe Day”, “Të rinjtë si aktor i demokracisë pjesëmarrëse dhe transparencës institucionale”, “Të rinjtë në procese zgjedhore” duke ofruar trajnime, punë monitoruese e hulumtuese si dhe duke siguruar bashkëpunime me institucionet përkatëse. Mona është gjithashtu Kryeredaktore e revistës online EuroSpeak. Është pikë kontakti për projektet Erasmus +. Mona përfaqëson EMAn në iniciativa rajonale si Konventa Rajonale e Integrimit Europian, Procesin e Berlinit- Forumi i Shoqërisë Civile si dhe ndjek nga afër takimet në Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian.
Në 2017 u diplomua nga Programi i Lidershipit i Këshillit të Europës realizuar nga Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike. Mona zotëron një Diplomë të Shkencave Politikave me fokus Marrëdhenie Ndërkombëtare siguruar nga Universiteti i New York në Tiranë/Empire State College në SHBA në 2013. Gjatë studimeve të saj është angazhuarvullnetarisht në Unionin Studentor të UNYT si Zv.Presidente. Ndërkohë ka përftuar eksperiencat e saj të para të punës nga një program praktike në Ministrinë e Punëve të Jashme,e gjithashtu nga angazhimi part-time si Koordinatore Trajnimesh dhe Eventesh pranë Institutit Eunacal.
Fushat e saj të interesit janë Integrimi Europian dhe Negociatat, Bashkëpunimi rajonal, Përthithja e fondeve IPA, Përfshirja e të rinjve në vendimmarje, Komunikimi, Transparenca dhe Llogaridhënia institucionale. Ajo flet Shqip (gjuha amtare), Anglisht, Italisht, Frëngjisht dhe zotëron njohuri bazike në Gjermanisht dhe Serbisht.

Nirvana Deliu
Hulumtuese e Politikave
Contact: nirvana.deliu@em-al.org

Nirvana ka studiuar Shkenca Politike pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale në vitet 2009-2012 dhe ka përfunduar me sukses studimet Master Shkencor po në këtë Fakultet për Teori Politike në 2015. Gjatë vitit 2014 pranë Universita Cattolica del Sacro Cuore në Milano, Itali realizoi studimet Master me fokus Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Pas rikthimit në Shqipëri u angazhua në një praktikë 6 mujore pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku në përfundim të praktikës në bashkëpunim me Qendrën e Ekselencës dhe Drejtorinë e Marrëdhënieve Rajonale publikoi edhe një punim shkencor me fokus bashkëpunimin ballkanik në periudhën ndërmjet dy Luftërave Botërore 1919-1939.  Nirvana ka në fokus të punës së saj pranë EMA-s çështje që lidhen me migrimin dhe legjislacionin në këtë fushë, harmonizimin e kuadrit ligjor shqiptar dhe politikat për zhvillim jo vetëm në Shqipëri, por dhe në rajon dhe BE. Për këtë shumë aktivitete, nisma  dhe organizime si brenda vendit ashtu dhe jashtë tij, ku ajo kontribuar kanë qenë të fokusuara në fushën e të drejtave të njeriut, migracionit të rregullt dhe të parregullt, sigurisë dhe legjislacionit. Nirvana në këto fusha ka publikuar artikuj dhe studime politikash dhe analiza duke pasur në vëmendje adoptimin dhe zbatimin e legjislacionit shqiptar, harmonizimin me atë europian si dhe ngritja e kapaciteteve të nevojshme institucionale dhe njerëzore.  Së fundmi, Nirvana është pjesë e stafit të Revistës Juridike Shqiptare, një nga revistat e vetme juirdike në Shqipëri që shpërndahet online në të dyja gjuhët shqip dhe anglisht me fokus zhvilllimin e legjislacionit shqiptar dhe atij eruopian. Çështjet më të cilat Nirvana është e përfshirë lidhen më shumë me tematikat e Bashkimit Europian, kuadri ligjor  dhe procesi i integrimit europian i Shqipërisë dhe rajonit. Ajo flet: Shqip, Anglisht dhe Italisht, si dhe ka njohuri bazike të Frëngjishtes.

Ina Shënplaku
Hulumtuese e së Drejtës

Ina Shënplaku është diplomuar në Drejtësi, në Universitetin e Tiranës dhe tani po studion në vitin e fundit të Masterit në të Drejtë Publike, në të njëjtin universitet. Gjatë studimeve të saj Ina ka punuar në një zyre noterie, duke asistuar dhe ofruar këshilla ligjore. Gjithashtu ajo ka bërë një praktikë në Ministrinë e Drejtësisë për një periudhë prej 3 muajsh. Për një vit ajo ka mbajtur postin e Zëvendës Presidentes të Aktiviteteve Akademike në Shoqatën e Studentëve të Drejtësisë Europiane, Shqipëri (ELSA Albania). Për katër vjet ajo ka mbajtur titullin "Ambasadorët e Rinj të Paqes " dhe ka qenë përfaqësuese e Avokatëve të Rinj në "Unionin e Bashkuar të Drejtësisë" të mbajtur në 2015, në Brazil. Ina ka qënë pjesë e disa konferencave dhe organizatave të ndryshme si "Junior Achievement Alumni", "Turneu i Udhëheqjes Aiesec", "25 vjet Post-Komunizëm", "E drejta e migracionit" dhe "Reforma gjyqësore dhe integrimi europian i Shqipërisë" dhe ka qënë pjesë e grupit të studentëve për akreditimin e Universitetit të Tiranës. Aktualisht është duke punuar si hulumtuese e së drejtës në EMA, kur së pari ajo ka qenë praktikante për një periudhë prej 3 muajsh. Fushat e saj të interesit janë Drejtësia dhe Politika Europiane, e Drejta Ndërkombëtare Private, të Drejtat e Njeriut, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Migracioni. Ajo flet shqip (gjuha amtare), anglisht, italisht dhe gjuhën kineze.

Holta Ymeri
Eksperte Ligjore dhe e Politikave 

Znj. Holta Ymeri është avokate me mbi 8 vjet përvojë intensive në konsulencë ligjore dhe politike. Ajo kombinon arsimin në Europën Perëndimore me një përvojë pune në Shqipëri. Znj. Ymeri u diplomua në vitin 2008 nga Universiteti "La Sapienza" i Romës  në Jurisprudencë dhe LLM në Drejtësi Europiane, u diplomua me medalje nga Shkolla e Drejtësisë në Universitetin e Mastrihtit në vitin 2015. Si avokate shqiptare ajo përfaqëson klientët vendas dhe ndërkombëtarë, këshillon autoritetet publike në projekte sfiduese dhe ka punuar ngushtë me firmat ligjore ndërkombëtare. Si këshilltare ajo është angazhuar në disa projekte të politikave për zhvillim, duke ofruar ekspertizë në fushën e energjisë, mjedisit dhe të drejtave të njeriut. Gjatë studimeve të saj master ajo fitoi njohuri të gjera mbi të Drejtën Europiane dhe veçanërisht fokusuar në mbrojtjen Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe procedurat e ankesave para Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Ajo është gjithashtu autore dhe bashkëautore e disa botimeve dhe punimeve. Duke pasur parasysh bashkëpunimin e saj me EMA, ajo ka kontribuar në disa nisma dhe aktivitete të zhvilluara nga EMA me fokus kryesor çështjet mjedisore, legjislacionin dhe mbrojtjen e tij bazuar në standardet dhe kriteret e BE-së, energjinë dhe sigurinë, të drejtat e njeriut etj. Për më tepër, ajo është kryeredaktore e  Revistës Juridike Shqiptare, nismë e ndërmarrë nga EMA, si e vetmja revistë online e fokusuar në çështjet ligjore dhe e publikuar në internet në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht.

Holta flet gjuhën shqipe (gjuhë amtare), angleze, italiane dhe ka njohuri bazike të gjuhës turke.

Elda Zotaj
Studiuese e Asociuar

Dr. Elda Zotaj është lektore në Departamentin e Shkencave Politike, në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale (Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë, DIND në Punë Sociale), nga Universiteti i Tiranës, Shkolla Pasuniversitare e Studimeve Evropiane (Master të Nivelit të Dytë, MND në Studime Europiane) dhe Universiteti i Tiranës, Instituti i Studimeve Europiane (Doktoratë në Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të BE). Aktualisht është në pozicionin e Përgjegjëses së Departamentit të Shkencave Politike në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike. Dr. Elda Zotaj është autore e më shumë se dhjetëra publikimeve në revista shkencore në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e Shkencave Politike. Publikimet e saj, ndër të tjera përfshijnë: “Bashkimi Europian dhe Mekanizmi i Kushtëzimit Demokratik, ndikimi në Vendet e Ballkanit Perëndimor” (2017; Rumani); “Vendet ish-komuniste drejtë demokracisë, një proçes ende i papërfunduar, rasti i Shqipërisë” (2016; Serbi) “Një analizë rreth Politikës Shqiptare dhe ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008” (2013; Itali).

Dorina Ndreka
Studiuese e Asociuar

Dr. Dorina Ndreka është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Drejtësisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, që prej vitit 2009. Ajo është diplomuar si juriste pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 3. Në vitin 2009 ka përfunduar Masterin Shkencor për Studime Evropiane pranë Universitetit të Tiranës. Zj.Ndreka, është doktoruar pranë Universitetit të Tiranës në të Drejtën Ndërkombëtare Publike, me temë: “Ndikimi i të drejtës evropiane në zhvillimin e të drejtës ndërkombëtare publike”. Që prej vitit 2005 e në vijim ushtron në mënyrë aktive avokatinë për çështje të së drejtës civile dhe administrative. Ka eksperiencë të gjatë në fushën e këshillimit për çështjet e ligjit dhe të së drejtës dhe ekspertizës juridike. Është pjesëmarrëse në një numër të madh konferencash shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe botuese e artikujve shkencorë në Revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Znj. Ndreka ka realizuar gjithashtu disa punime shkencore mbi çështje të ndryshme si politikat e sigurisë së BE-së , Kompensimi i Krimit Civil, Standardet Ndërkombëtare Ligjore mbi Të drejtën e Punësimit etj.

Mimoza Agolli
Studiuese e Asociuar 

Mimoza është një kontribuuese e rëndësishme kryesisht në programin e dimensionit ekonomiko – social të Integrimit Europian të EMA-s. Ajo është diplomuar në 1998 për Menaxhim Turizmi, mban një diplomë Master në shkencat ekonomike dhe menaxhim si dhe një diplomë të studimeve të specializuara pas universitare (DSPU) nga Instituti Agronomik i Mesdheut në Chania, Greqi. Znj. Agolli është duke ndjekur studimet e doktoraturës në ekonomi kuantitative, në Universitetin Christian-Albrecht, në Kiel të Gjermanisë.

Ajo ka punuar si studiuese dhe analiste e politikës tregtare në Qendrën Shqiptare për Tregti Ndërkombëtare (ACIT) duke u përqendruar në hulumtimet kuantitative të orientuar mbi politikat tregtare dhe efektin e tyre ekonomik. Znj. Agolli i ka kushtuar vëmendje të veçantë shqyrtimit të zhvillimeve të tregtisë së jashtme dhe alternativave politike për të përmirësuar dhe mbështetur zhvillimet pozitive të trendeve të Tregtisë Ndërkombëtare Shqiptare. Për më tepër, ajo ka qenë konsulente kërkimore në hartimin e raportit të UNDP-s mbi zhvillimin njerëzor të vitit 2008, i cili bën një vlerësim të kapaciteteve humane.

Gjatë punës së saj si konsulente, Znj. Agolli ka analizuar procesin kombëtar të buxhetimit rural dhe rëndësinë ekonomike që ky sektor ka në zhvillimin e Shqipërisë. Ajo ka botuar disa publikime, raporte studimore dhe analiza statistikore mbi këtë çështje.

Znj. Agolli flet Shqip (gjuha amtare), Anglisht, Italisht, Gjermanisht dhe Greqisht.

Sajmira Kopani
Hulumtuese e së Drejtës
 

Sajmira Kopani është diplomuar si studente ekselente në programet Bachelor dhe Master Shkencor në të Drejtë Publike, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Gjatë studimeve ajo është aktivizuar si studente Pro Bono pranë Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare (CLCI OJF) dhe në Klinikën e Ligjit, duke ofruar ndihmë ligjore dhe kontribuar si kërkuese junior në projekte të ndryshme.

Për një vit ajo ka mbajtur pozicionin e Zv. Presidentes për Aktivitetet Akademike pranë degës së organizatës Europiane të Studentëve të Ligjit në Shqipëri (ELSA Albania). Gjatë këtij viti ka qenë Koordinatore Akademike e grupit të kërkimit në temën “Liria e Shprehjes dhe Mbrojtja e Burimeve të Gazetarëve”, ka qenë kërkuese për temën “Të Drejtat Sociale, Masat Shtrënguese dhe Implementimi i tyre- Roli i Kartës Sociale Europiane në Mbrojtjen e Standardeve Sociale Minimale pavarësisht Krizës Ekonomike” dhe gjithashtu ka kontribuar dhe marrë pjesë në disa konferenca, gjyqe simuluese dhe trajnime. Ajo është punësuar si asistente ligjore nga EMA, në korrik të vitit 2016 deri në shtator 2017, ku ka  kontribuon në hartimin dhe publikimin e raporteve të ndryshme. Ajo gjatë kësaj periudhe  është e angazhuar si Asistent Pedagoge, me kohë të pjesshme, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Sajmira është e fokusuar në studimin e thelluar të legjislacionit dhe politikave të Bashkimit Europian. Ajo ka gjithashtu interes të veçantë në të drejtën ndërkombëtare private dhe të drejtat e njeriut. Sajmira flet Shqip (gjuhë amëtare), Anglisht dhe Italisht.

Blerta Hoxha
Studiuese e Asociuar 

Blerta ka mbuluar më parë rolet si studiuese në Këshillin Shqiptar të Marrëdhënieve me Jashtë (KShMJ), asistente në organizatat me qendër në Bruksel “Association for European Performers Organisation (AEPO-ARTIS)" si dhe "European Association for Viewers Interests (EAVI)" në kuadër të programit Leonardo da Vinci. Gjithashtu ajo ka ndjekur një praktikë në Ambasadën Shqiptare në Francë.

Znj. Hoxha ka një diplomë universitare në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në 2006, dhe një diplomë Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrim Europian (2008) nga Universiteti “Cattolica Sacro Cuore” në Milano. Në qershor 2009, ajo përfundoi studimet Master në fushën e Studime Europiane: Politike dhe Administrative në Kolegjin e Europës, Bryzh.

Aktivitetet e saj kërkimore dhe publikimet mbulojnë fushat: e lirisë, sigurisë dhe drejtësisë në BE; zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor; politikat e telekomunikacionit në BE; si dhe marrëdhëniet klienteliste mes Komisionit Europian dhe shoqërisë civile.

Ajo flet Shqip (gjuha amtare), Anglisht, Frëngjisht dhe Italisht.

Ines Stasa
Studiuese e Asociuar

Ines u angazhua me EMA-n nëpërmjet një stazhi të organizuar në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë. Për shkak të angazhimit të saj aktiv dhe vullnetit të fortë, Inesi u bë pjesë e ekipit tonë.

Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës dega Shkenca Politike dhe aktualisht është duke ndjekur studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Që nga janari 2011 ajo punon në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, pozicion që përkon me fushat e saj të interesit: administratën publike dhe politikë-bërjen.

Inesi është autore e tre librave me ese. Libri i fundit titulluar "Suspense", është botuar në bashkëpunim me një nga karikaturistët më të njohur në Shqipëri. Disa nga artikujt e saj janë botuar në median e përditshme elektronike dhe forumet e diskutimit on line - të tilla si gazeta "Shqip" dhe Balkan Web.

Ajo flet Shqip (gjuha amtare), Anglisht dhe Italisht.

Borana Shala
Studiuese e asociuar 

Borana Shala ka mbaruar studimet Bachelor në Ekonomi dhe Menaxhim (2010), studimet Master për Studime Europiane dhe Ndërkombëtare dhe në të Drejtën Europiane (2013) në Universitetin e Strasburgut në Francë. Në qershor 2014, ajo përfundoi Masterin e saj të dytë për Studime Politike dhe Administrative Europiane në Kolegjin e Europës në Bruges.

Për sa i përket eksperiancave të punës, Borana ka bërë një praktikë në Këshillin e Europës në Strasburg, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Ministrinë e Integrimit Europian në Shqipëri dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme në Europë dhe më gjerë. Borana gjithashtu ka punuar si gazetare e Dokufest (Festivali i Filmit Dokumentar në Prizren, Kosovë) dhe ka botuar artikuj të ndryshëm në gazetat kryesore të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Ajo flet gjuhën shqipe (gjuhën amtare), anglishten, frëngjishten dhe italishten.

 

Irsid Gjondedaj
Prill 2019 - në vazhdim

Irsidi është në vitin e tretë të studimeve në nivel bachelor për degën Administrim dhe Politika Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.

Gjatë vitit të kaluar (2018), ai mbulonte pozicionin e praktikantit në “Civil Rights Defenders”, organizatë suedeze me seli në Tiranë e fokusuar në të drejtat civile dhe politike. Gjatë kësaj periudhe ai kreu me sukses dhe trajnimin 9 javor të “Shkollës së Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut”.

Më herët, Irsidi ka qenë pjesë e “KEPASS”, një projekt binjakëzimi mes studentëve të shteteve fqinje. Gjatë kësaj periudhe tre mujore, ai mori pjesë në Model United Nations, e cila organizohej nga institucioni pritës i projektit të mobilitetit të studentëve në Itali.

Momentalisht, Irsidi kontribuon dhe si vullnetar në organizatën rinore “United Nations Youth Association Albania” me fokus plotësimin e 17 Sustainable Development Goals si objektivat për t’u përmbushur për një të ardhme më të mirë.

Fushat e tij të interesit janë aktivizmi në shoqërinë civile dhe të drejtat e njeriut. Irsidi zotëron gjuhën angleze dhe italiane dhe synon kryerjen e studimeve master në fushën e komunikimit për ndryshime sociale.

Jola Frashëri
Tetor 2018 - në vazhdim

Jola sapo është diplomuar nga Universiteti i Tiranës Fakulteti i Drejtësisë në nivelin Bachelor, ajo gjithashtu zotëron edhe një diplomë bachelor në Financë nga i njëjti universitet.
Që në vitin e saj të pare të shkollës ajo ka qënë pjesë e “Rrjetit të Studentvë Ekselentë”. Gjatë studimeve ajo ka qënë pjesë, përafërsisht një vit, e organizatës joqeveritare “Qëndra Për nisma Ligjore dhe Qytetare” e cila ofron ndihmë ligjore falas grave të dhunuara dhe të trafikuara. Përgjatë nëntë javëve, Jola ka qënë pjesë e “Shkollës per Të Drejtat e Njeriut Tiranë” organizuar nga Civil Rights Defenders. Në këtë shkollë ajo ka arritur objektivat e saj personal duke qartësuar vlerat, ndryshuar qëndrimin, duke zhvilluar solidaritetin dhe aftësitë për avokim dhe veprim, si analizimi i situatave në të drejtat e njeriut dhe gjetja e strategjive për përgjigjet e duhura ndaj padrejtësive.
Gjithashtu, ajo si pjesë e organizateve rinore në vend, ka iniciuar dhe organizuar disa seminare me fokus të rinjtë për të rritur pjesmarrjen e tyre sociale dhe politike.
Momentalisht ajo ka interes në fushën e të drejtave të njeriut veçanërisht për të miturit dhe grate, edhe synon të specializohet në të ardhmen në fushën e krimit ekonomik.
Jola flet shqip, anglisht, frëngjisht dhe ka njohuri fillestare të gjuhës gjermane.

Loriana Bara
Shtator 2018 - në vazhdim

Loriana sapo ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike, Dega Drejtësi. Tashmë ajo është në pritje të vazhdimit të studimeve Master.
Njohja e saj me EMA-n dhe aktivitetet e kësaj të fundit fillojnë me Modelin e Simulimit të Institucioneve të BE-së 2018. Aktivitet në të cilin u certifikua si interpretimi më i mirë në pozicionin e Komisioneres. Kjo gjë e stimuloi të kuptonte më tej rolin e saj si “World Citzen” , ashtu si dhe aspiratat e saj për të qenë pjesë e ligjbërësve, duke i dhënë shtysë për të vazhduar praktikën në zyrat e EMA-së. Për të, është tepër i rëndësishëm orientimi dhe krijimi i mundësive të reja ligjore për çdo qytetar në mënyrë që rreth tyre të krijohet një barrierë mbrojtëse lidhur me kërcënimet e jashtme të çdo sistemi të mundshëm politiko-shtetëror .
Mbrojtja e të drejtave të njeriut, sigurimi i këtyre të fundit, krijimi i mjeteve të reja ligjore si dhe krijimi i një sistemi ligjor të pavarur nga kapjet politike janë pikësynime për të si juriste e ardhshme.
Përveç kësaj ,Interesi i saj është i lidhur ngushtë me ndryshimet dhe plotësimin e boshllëqeve ligjore në Republikën e Shqipërisë, dhe të qënurit praktikante në ambientet e EMA-së e bën atë të kuptoj më në brendësi raportin mes BE dhe Shqipërisë në mënyrë që të krijojë një ide të qartë lidhur me gjendjen në të cilën ne jemi sot dhe atë çfarë duhet të bëj ajo ndryshe në një të ardhme jo të largët. Loriana është njohëse e mirë e gjuhës shqipe, angleze, italiane si dhe ka studiuar atë gjermane.

Lorenca Bejko
Korrik - Shtator 2018

Lorenca është studente e sapo diplomuar nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti Tiranës në studimet Master në e Drejtë Penale. Ndërkaq do të vijoj studimet pas universitare në ‘Universite Grenoble Alpes’ për studime ligjore, në Francë. Përveçse praktikante e EMA-s, Lorenca është asistente ligjore me kohë të pjesshme pranë kompanisë Atlantik Sh.A.. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në një sërë aktivitetesh dhe programesh shkëmbimi brenda dhe jashtë vendit, me fokus jurisprudencën, lidershipin dhe promovimin e demokracisë. Lorenca  gjithashtu është  angazhuar prej 6 vitesh në nisma të lidhura me vullnetarizmin dhe jetën sociale në komunitet, si aktiviste e Kryqit të Kuq Shqiptar, Albanian Cap Project, New Vision, Aiesec. Ajo është oficere për publikun dhe koordinimin e sesioneve informuese të Këshillit Rinor të Ballkanit. Gjithashtu prej një periudhe 3 mujore Lorenca është dhe koordinatore projektesh tek  Qendra Konsumatori Shqiptar. Gjate kohës kur ishte studente e Bachelorit për rreth 6 muaj ishte autore e artikujve te ndryshëm për Revistën Juridike online “Albanian Law Review”. Jashtë jetës studentore, Lorenca ka pasion poezinë dhe letërsinë, ku është botuese e dy librave poetikë. Ajo shkruan artikuj në mënyrë të vazhdueshme në gazetën ”Telegraf”. Fushat e saj të interesit përfshijnë letërsinë ,vullnetarizmin ,mbrojtjen e mjedisit dhe ekologjinë, të drejtat humane, diplomacinë, të folurit në publik, Lidershipin dhe Shkencat Penale. Ajo flet gjuhen amtare,angleze,spanjolle,dhe njohuri bazike te italishtes dhe gjuhes kroate.

Aleksandra Luca

Qershor - Korrik 2018

Aleksandra Luca është studente e vitit të dytë në Programin e Avancuar në Universitetin e Michiganit, një ndër universitetet më prestigjioze amerikane, i cili për vitin e tretë radhazi renditet në vend të parë si Universiteti më i mirë shtetëror në SHBA. Aleksandra studion në nivelin Bachelor për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe planifikon të vazhdoj studimet master për Drejtësi, si dhe të mbroj Doktoraturën në këtë fushë. Përveç studimit në Universitetin e Michiganit, Aleksandra aktivizohet edhe në Shoqatën Studentore të Shkencave Politike e cila i ofron perspektiva dhe mundësi të reja në fushën e shkencave politike. Ajo është e angazhuar dhe pranë Shoqatës së Studentëve Shqiptaro -Amerikanë, ku është përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun. Kjo Shoqatë ka në fokus të saj bashkimin e të gjithë studentëve me të njëjtën origjinë dhe kulturë, duke ofruar mundësi dhe hapësira për angazhime dhe kontribute në komunitet. Jashtë jetës studentore, Aleksandra ka pasion Modelingun që e ka ushtruar që 11 vjeçe dhe Aktrimin, ushtruar që në moshën 10 vjeçare me një sërë rolesh në teatër dhe kinematografi, ku për tu përmendur janë seriali “I Declare War” dhe së fundmi një rol në filmin 'Bennett's Song' i cili ka fituar disa çmime në festivale të ndryshme brenda dhe jashtë SHBA. Në këtë rol Aleksandra ka mundësi të prezantoj origjinën e saj shqiptare, Shqipërinë dhe shqiptarët. Fushat e saj të interesit momentalisht përfshijnë modelet e zgjidhjes pas-konflikteve dhe të drejtat e njeriut . Ajo flet gjuhën Shqipe (gjuhë e parë), gjuhën angleze dhe spanjishten.

Enea Sheqi
Mars - Gusht 2018

Enea ka përfunduar studimet Bachelor pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Aktualisht është në përfundim të studimeve Master i Shkencave në të Drejtë Civile pranë të njëjtit universitet. Gjatë studimeve është angazhuar në shumë trajnime dhe workshope, në të drejtat e njeriut, të drejtën europiane, të drejtën e biznesit dhe atë familjare. Ai ka marrë pjesë në një trajnim dy mujor të organizuar nga prezenca e OSBE në Shqipëri si dhe është vlerësuar me çmimin për performancën më të mirë gjatë Modelit Simulues të Institucioneve të BE 2017 të organizuar nga EMA. Ai ka qenë i angazhuar në disa konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare të organizuara nga Universiteti i Tiranës me Universitetin e La Sapienza dhe ka referuar me temat: “Ndikimi i të drejtave të njeriut në të drejtën private” dhe “Marrja dhe përdorimi i kampionëve biologjikë. Të rejat dhe risitë e Kodit të  Procedurës Penale”. Ai shfaq interes lidhur me të drejtën europiane, të drejtën civile dhe të drejtën private europiane. Njeh gjuhën shqipe (gjuhë amtare), angleze dhe frënge, si dhe ka njohuri bazike të gjuhës italiane.

Nikol Likja
Mars - Korrik 2018  

Nikol aktualisht po përfundon vitin e fundit të studimeve Bachelor për Administrim Biznesi në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Gjatë studimeve të saj ka punuar si përkthyese dhe asistente për Vëzhguesit Afatshkurtër nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE / ODIHR) gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare (2015, 2017) në Qarkun e Durrësit. Ajo gjithashtu ka një eksperiencë si anketuese e të dhënave për Institutin Shqiptar të Statistikave (INSTAT) për bizneset lokale në Qarkun e Durrësit. Kontributi i saj vullnetar kryesisht përbëhet nga përkthimet për TED Open Translation në gjuhën Shqipe, Angleze ose Italiane dhe anëtarësimi i saj në AIESEC Albania. Ndërsa ishte e angazhuar me AIESEC Albania, ajo kontriboi në fushën e marketingut për Departamentin e Shkëmbimeve të vullnetarëve hyrës. Punimet e saj përbëjnë materiale promovuese për programet e vullnetarëve globalë dhe videot promocionale për projektet e shkëmbimit të vitit 2017. Nikol ishte pjesë e Komitetit Organizativ për YouthSpeak, me temë "Punë e denjë dhe rritje ekonomike", mbështetur nga AIESEC Albania , OKB në Shqipëri dhe EasyPay Albania. Puna e saj konsistoi në përgatitjen e materialeve për sondazhin dhe eventin e YouthSpeak, redaktore për fotografitë, videografe dhe redaktore e videos Youthspeak, fotografe gjatë konferencës. Fushat e saj të interesit janë: Barazia Gjinore, Të Drejtat e Njeriut, Studimet Europiane, Menaxhimi i Projekteve dhe Marketingu. Ajo flet gjuhën shqipe (gjuhën amtare), gjuhën angleze dhe italishten.

Aureliano Ulndreaj
Shkurt 2018 – Prill 2018

Aureliano është  diplomuar në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë në nivel Bachelor, në fushën Shkenca Politike / Marrëdhënie Ndërkombëtare. Gjatë studimeve universitare ai ishte pjesë e një projekti kërkimor i departamentit tw Shkencave Politike te UNYT-it në rolin si asistent hulumtues, për punimin me fokus marrëdhëniet historike në rajonin e Ballkanit. Ai për një periudhë gjashtë mujore ka zhvilluar praktikën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Departamentin e Akademisë Diplomatike me përgjegjësinë kryesore asistimin në procesin organizativ të konferencave që zhvilloheshin në mjediset e MEPJ-s. Interesat kërkimore akademike të Aurelianos përqendrohen në fusha si zgjerimi i BE-së, Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, Teoritë Politike dhe Historia. Gjuhët që Aureliano njeh janë: gjuha shqipe (gjuha amtare), anglishtja dhe greqishtja.

Eriona Prençi 

Dhjetor 2017 - Mars 2018

Eriona ka mbaruar studimet Bachelor në Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës, aktualisht ka aplikuar në disa universitete në Europë për të ndjekur studimet pas-universitare në Master Shkencor me Fokus në të Drejtën Europiane dhe të Drejtën Financiare. Së fundmi, ajo ka patur një eksperiencë si praktikante pranë departamentit ligjor te “Dega e Thesarit Tiranë” për një periudhë tre mujore që tregon edhe një herë fokusin e saj në të Drejtën Financiare. Eriona është një studente aktive që ka kontribuar si në organizimin dhe pjesëmarrjen në një serë konferencash e trajnimesh, si “Institucioni Alb Shkenca” ku ka qënë përgjegjëse për organizimin e takimit të IX ndërkombëtar mbajtur në Tiranë; “Komiteti Shqiptar i Helsinkit” e autorizuar si vëzhguese afatgjatë e zgjedhjeve parlamentare; “OSCE Presence in Albania” ku ka përfunduar me sukses trajnimin mbi teknikat legjislative dhe kosultimin publik. Gjithashtu është pjesë e grupit përfaqësues të Shqipërisë në kompeticionin europian më të madh mbi Gjyqet Simulues European Human Rights Moot Court Competition ku Raundi Final zhvillohet në Strasbourg, në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Fushat në të cilat Eriona ka interes janë: E Drejta Financiare, E Drejta Europiane, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe të Drejtat e Njeriut. Gjuhët që ajo zotëron janë: Shqipja (gjuha amtare), Anglishtja, Frëngjishtja dhe Turqishtja.

Kira Miraj
Shtator - Dhjetor 2017 

Kira ka mbaruar Masterin për Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Tiranë pas pas përfundimit të programit 3 vjeçar Bachelor ,dega Spanjisht. Gjatë periudhës prill-korrik 2017, është angazhuar në një praktikë profesionale 3-mujore tek “Radio-Televizioni Shqiptar”. Së fundmi, ka marrë pjesë si vullnetare në Edicionin e 8- të Bienales “Mediterranea 18” Tiranë, në rolin e përkthyeses së gjuhës spanjolle. Meqënëse për Kirën përbëjnë interes çështjet e barazisë gjinore, është përfshirë në një trajnim dy-javor në Kosovë fokusuar në këtë tematikë. Fushat e interesit janë: Dialogu Ndërkulturor, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, të Drejtat e Njeriut me fokus Barazinë Gjinore. Gjuhët e zotëruara janë: Shqip (Gjuhë Amtare), Anglisht, Italisht dhe Spanjisht.

Klobeta Zylyfi
Qershor – Shtator 2017

Klobeta Zylyfi është në përfundim të Masterit Shkencor Penal, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ajo e ka mbaruar ciklin e parë të studimeve po në këtë fakultet me rezultate të larta.

Fushat e saj të interesit janë e Drejta Europiane, e Drejta Penale dhe të Drejtat e Njeriut. Gjatë studimeve ajo ka pasur mundësinë të realizoj një praktikë profesionale në një Studio Ligjore në Tiranë. Prej disa muajsh ajo është e angazhuar pranë Qendrës ALTRI mbi informimin e qytetarëve lidhur me procesin e vetingut (vlerësimit) dhe rolin e tyre në këtë proces. Klobeta ka marre pjesë në shumë aktivitete të organizuara nga Rrjeti i Informimit të Bashkimit Europian në Shqipëri të fokusuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe u dallua me performancën e saj si eurodeputete në Modelin e Simulimit të Institucioneve të BE-së, organizuar nga EMA. Fenomeni i korrupsionit është tema që ajo shfaq më shumë interes dhe po studion së fundmi.

Klobeta flet Shqip (gjuhë anëtare), Anglisht dhe Italisht.

Hana Berishaj
Qershor - Korrik 2017

Hana studion për Shkenca Politike dhe Siguri Ndërkombëtare, me dëshirën për tu specializuar në Studime Islamike. Ajo është pjesë e programit të Asistencës të Refugjatëve të Miçiganit,ku detyra kryesore e saj është të studiojë politikat, analizojë opinionet dhe të rrisë ndërgjegjësimin për çdo grup. Hana gjithashtu është Zv. Presidente e Organizatës së Studentëve Shqiptaro-Amerikan, me anë të cilës synohet të krijohet një lidhje me origjinën e tyre nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme. Gjate vitit të fundit, Hana ka punuar pë qendrën Weiser për Studimet Europiane dhe Euroaziatike, ku ka mrrë pjesë në mënyrë aktive në koordinimin dhe menaxhimin e projekteve.
Fushat e saj kryesore të interesit përfshijnë: rezolutat post-kofliktuale, zhvillimin e shoqërisë dhe siguria kombëtare.
Hana flet: Anglisht (gjuha e lindjes), Gjermanisht dhe pak Shqip.

Heraldo Panozaqi
Maj - Gusht 2017

Heraldo Panozaqi ka mbaruar programin tri-vjeçar, bachelor, në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate shumë të mira. Aktualisht është në përfundim të Masterit Shkencor Civil me mesatare mbi 9.00.

Pjesëmarrës i disa shkollave dhe trajnimeve si: Shkolla dimërore në Tushemisht, “Future Leaders”, Leadership Tournament si dhe inteship te Komisioneri për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit.

Heraldo ka mbajtur poste drejtuese për përgatitjen e Seminarëve dhe konferencave në dy organizata studentore si: Rrjeti i Studentëve Ekselentë, Tiranë (NES) dhe Shoqata e Studentëve të Drejtësisë në Shqipëri (ELSA)

Fushat e tij të interesit janë: E Drejta Civile, Të Drejtat e Njeriut, Bashkimi Europian. Gjuhët e folura janë: Shqip (gjuha amtare), Anglisht dhe Italisht

Ina Shënplaku
Shkurt - Maj 2017

Ina Shënplaku është studente e vitit të tretë në Fakultetin e Drejtësisë,në Universitetin e Tiranës. Që prej dy vitesh mban titullin “Ambasadore e Paqes per të Rinjtë” dhe ka qënë perfaqësuese e juristëve të rinj në “Unionin e Bashkuar të Drejtësisë” mbajtur në Brazil në 2015. Ina është aktivizuar gjithmonë në konferenca,trajnime dhe organizata të ndryshme si “Junior Achievment Alumni” , "Aiesec Leadership Tournament”, “25 years Post-Communism”, “E drejta e migrimit” dhe “Reforma në drejtësi në raport me Integrimin Europian të Shqipërisë”. Së fundmi është anëtare e “Elsa Albania” dhe vazhdon të jetë pjesë e sherbimit komunitar në qendrën “Balashe” dhe në atë të “Mbrojtjes së grave nga dhuna” . Fushat në të cilat Ina ka interes janë: E Drejta Europiane, E Drejta e Biznesit, Të Drejtat e Njeriut, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Migracioni. Gjuhët që ajo zotëron janë: Shqipja (gjuha amtare), Anglishtja dhe Italishtja.

Albi Çela
Janar - Maj 2017

Albi Çela ka mbaruar studimet në Drejtësi pranë Universitetit Hëna e Plotë Bedër në Tiranë, ku aktualisht po ndjek dhe studimet pas-universitare në Master Shkencor me Fokus në të Drejtën Ndërkombëtare. Albi ka qenë një student aktiv gjatë viteve të studimeve duke kontribuar dhe duke marrë pjesë në disa konferenca, trajnime dhe shkolla verore, si “Individi, Shoqëria dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm: Nga Globalizim në Glokalizim”, “Shkolla Verore Sistemi Europian i Mbrojtjes të së Drejtave të Njeriut”, “Konferenca e Parë Kombëtare për Studentet”, “Simpozium Kundër Korrupsionit,  Sytë drejt së Ardhmes”. Për tre vite me rradhë, ai ka qënë pjesëmarrës në Philip C. Jessup International Law Moot Court Competitioni zhvilluar në Washington D.C dhe Vienë, ku ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin ndërkombëtar më të madh mbi Gjyqet Simuluese. Së fundmi ai ka patur një eksperiencë si praktikant pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Tiranë për një periudhë dy mujore.

Fushat në të cilat Albi ka interes janë, E Drejta Europiane, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe të Drejtat e Njeriut.

Gjuhët që ai zotëron janë , Shqipja (gjuha amtare), Anglishtja,Italishtja dhe Turqishtja.

Inva Nela
Shtator - Shkurt 2017

Inva Nela është studente në vitin e tretë në nivelin Bachelor në departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Epoka. Ajo është bërë pjesë e një programi shkëmbimi në Universitetin Teknik të Talinit në Estoni, ku dhe ka përfunduar simestrin e saj të tretë akademik. Ajo ka marrë pjesë në disa aktivitete me karakter akademik dhe social të tilla si : Aktivizimi ndaj Dhunës së Gruas, Seminar Trajnimi nga Universiteti i Oksfordit për Sigurinë Kibernetike, si dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme si; INTOBEPS 2 në Turqi, World Lumen Congress 2016 në Romani dhe CEU Undergraduate Conference në Hungari.

Inva ka qënë edhe më parë praktikante në sektorin e OJF-ve, si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Fushat e saj të interesit janë: Studime Europiane, Integrimi Europian, Studime të Sigurisë, Të drejtat e Njeriut dhe Fuqizimi i Rolit të Gruas në Shoqëri.

Gjuhët që ajo zotëron janë: Shqip (gjuha amtare), Anglisht, Spanjisht, Turqisht dhe Italisht.

Keti Kalaja
Shtator – Dhjetor 2016

Keti ka mbaruar studimet bachelor në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe së shpejti do të ndjekë studimet në Master Shkencor në të Drejtën Civile. Asaj i intereson E Drejta Europiane, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Qeverisje. Keti ka marrë pjesë në konferenca, takime, workshope dhe seminare në lidhje me ligjin dhe zhvillimet sociale, si dhe nëpër seanca gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykatën e Apelit Tiranë dhe Gjykatën Administrative. Ajo ka kontribuar tek Kryqi i Kuq Shqiptar. Ka ndjekur Akademinë mbi Administrimin Publik.

Keti flet shqip (gjuha amtare), anglisht, frengjisht, italisht dhe greqisht.

Lorina Misku                      
April 2015- December 2015

Lorina Misku is recently pursuing her studies in Master of Science in Public Law at the University of Tirana. She is currently engaged in an Internship at Albanian School of Public Administration. She has contributed as a volunteer at Open Mind Spectrum Albania/ YHRI Foundation, and contributed as an activist at JUST project, USAID program for strengthening the justice system in Albania. Also, she participated in a training course within EU youth programs for non-formal education, protection and integrity of disabled people rights, held in Romania. She is interested in Public and Administrative law, and Human Rights field. Lorina speaks Albanian (mother tongue), English and Italian.

Dea Elmasllari
April 2015- June 2015

Dea Elmasllari is a final year student in her Bachelor studies in Political Sciences and International Relations at Epoka University. During her studies she completed two internships: in Bank Asya Headquarters, Istanbul and the other one in the Local Municipality of Pogradec, where she developed her political background related to public administration and public policies. Her main interests in her field of study are International Relations, European Foreign Affairs and European Integration. She speaks Albanian (mother tongue), English, Turkish, Italian and French.

Romena Qamo
January 2015 - March 2015

Romena Qamo holds a Bachelor degree in Law from University of Tirana, and since November 2013 she attends Master of Science in Public Law. Two years ago, she had successfully completed an an Internship about Innovative Business projects organized by Protik and AIDA. In the Essay Writing Competition 2014 organized by EMA, Romena’s work was selected as top 3, and she was granted the possibility to present her Essay at the Conference “Legal and Institutional Development within the framework of SAA commitments”. Two years ago, she had successfully completed an Internship about Innovative Business projects organized by Protik and AIDA.

She is interested in public law and human rights. She speaks Albanian( mother tongue),  Italian and English.

Klau Ogrenaj
January 2015 - March 2015

Klau Ogrenaj holds a Bachelor degree in Law from University of Tirana, and since November 2014 she attends Master of Science in Criminal Law. She currently volunteers at the Center for Legal and Civic Initiatives. For three years, she was Coordinator in a Youth Center in Korca, in projects funded by the Albanian government in collaboration with UNICEF. She is interested in criminal law and human rights. She speak Albanian (mother tongue), English and Italian

Alba Aliaj
September - November 2014

Alba holds a bachelor degree in Law from University of Tirana and by November she will attend Master of Science in Criminal Law. During her studies she had the opportunity to complete an internship at DM Consulting Services and two Professional Internships as a Legal Assistant in a law firm and in a public notary, near Tirana District Court, Albania. She holds the position as an Officer at Department of Academic and Career Preparation at Network of Excellent Students, University of Tirana.

Her fields of interest touch upon: Criminal Law, International Security, Defense Policy, European Foreign and Security Policy, Foreign Policy Analysis, Safety Studies, Law Enforcement etc.She speaks Albanian (mother tongue), English, Italian, French and Spanish.

Javier López Prol
July 2014- September 2014

Javier graduated in Business Management in the University of A Coruña (UDC) and Corvinus University of Budapest, and Law in the UDC. He holds a Master in International and Development Economics by the Complutense University of Madrid, and is currently doing a PhD in Economics in the University of Graz. He has been working at IGADI (Galician Institute for Analysis and Documentation) and at the Galician Fund for Cooperation and Solidarity. Currently he is working at the Wegener Center for Climate and Global Change.

At EMA, he has carried out a research about economic convergence between Albania and the European Union, which was published in the journal "Euro Economica" in December. He speaks Galician and Spanish (mother tongues), English and Portuguese.

Donald Tafilaj
June 2014 - August 2014

Donald Tafilaj is a bachelor graduate in the Faculty of Law, University of Tirana and currently  continuing studies in Master of Science in Public Law in the University of Tirana. He is very interested in International Relations and Human Rights. Donald have been attending several conferences and meetings of both national and international level in Albania and other countries. Within its experiences and studies, he is pursuing his dream to become a well-known actor in the International Environment. He speaks fluently Albanian, English and Italian.

Rina Limoni
June- September 2012

Rina holds a bachelor degree in International Relations and Politics from London Metropolitan University and a master degree in European Studies from Kings College London. During her master studies, Rina had the opportunity to complete research covering integration towards EU and its foreign and security policy. Both, her bachelor and master degree consulted the European Foreign Policy towards the Western Balkans (in different periods of time).

Currently, she is working on her PhD proposal, with a focus on political science. Her fields of interest touch upon: European foreign and security policy towards its Eastern and South Eastern neighbours, foreign policy analysis, international security, as well as EU-China relations. She speaks Albanian (mother tongue), German and English.

Odeta Berberi
July - August 2011

Odeta holds a degree (3+2) in International Relations from Perugia University and a Master degree in Business Ethics from University of Siena. Currently she is writing her master thesis on the "right to health approach" to peace building in divided societies: the case of Kosovo in the framework of the European Regional Master in Democracy and Human Rights in South East Europe (University of Bologna and Sarajevo joint degree).

She has completed an internship at the Human Rights Centre (University of Prishtina), focusing on research under the project "The Health Insurance in Kosovo: a denied right" and contributed in the project implementation at the NGO "Voice of Roma". Her fields of interest touch upon: Human Rights, International Relations and European Integration. She speaks Albanian (mother tongue), English and Italian.