Studim: Konektivitet për zhvillim, rruga drejt zhvillimit ekonomik, Nëntor 2018

Qëllimi i këtij studimi është që të kontribojë në dokumentimin e progresit që Shqipëria, Kosova dhe Serbia kanë arritur në zbatimin e angazhimeve të marra në kuadrin e Agjendës së Konektivitetit. Ai synon të tërheqë vëmendjen në nevojën për të zhvilluar mekanizma monitorues në nivel rajonal, në mënyrë që të sigurohet zbatimi me kohë i këtyre projekteve prioritare të investimeve në nivel ndërkufitar, si dhe për të rritur dukshmërinë, ndërgjegjësimin dhe transparencën për popullatat vendore. Në fund, me këtë dokument synohet të identifikohen rekomandime konkrete sa i përket përmirësimit të situatës në lidhjen infrastruturore ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë në kontekstin e rritjes ekonomike dhe të prosperitetit në të ardhmen që lehtëson procesin e integrimit në BE, duke nënvizuar fushat prioritare si dhe rezultatet e mundshme të përfitimit të ndërsjelltë. Ky punim është përgatitur nga D4D, EMA and Transconflict Serbia me mbështetje nga Fondi Europian për Ballkanin, si pjesë e programit “Think and Link”.

 

Konektivitet për zhvillim, rruga drejt zhvillimit ekonomik