Tema Tv: Negociatat për Shqipërinë/ Gjipali: Bindja e vendeve anëtare, mision i vështirë

Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i EMA i ftuar në Tema TV, më 10 dhjetor 2020, përsa i përket me humbjes së një tjetër shansi të Shqipërisë për të arritur negociatat me BE. Lidhur me këtë temë, Gjipali u shpreh se Shqipëria ka ende shumë detyrë të paplotësuara që e penalizojnë, si Gjykata Kushtetuese dhe ligjet sa i takon reformës zgjedhore nga njëra anë dhe nga ana tjetër, bllokimi i Bullgarisë që i bën disa vende më skeptike për Shqipërinë. Lidhur me raportimet e disa mediave të huaja, se ka tre skenare të Presidencës gjermane për zgjerimin, mes tyre, edhe miratimi vetëm për Shqipërinë i kuadrit negociues, ai tha se megjithëse ka ende një hapësirë ku mund të lobohet nga vendet anëtare deri në mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Europian, prapë sipas tij, gjasat janë të vogla dhe skeptike për bindjen e anëtarëve.

 Tema Tv: Negociatat për Shqipërinë/ Gjipali: Bindja e vendeve anëtare, mision i vështirë