Udhëzues për Mbrojtjen e Konsumatorit, mars 2023

Të gjithë jemi konsumatorë në përditshmëri dhe në një botë ku konkurrenca dhe shumëllojshmëritë e produkteve diktojnë tregun, konsumatori ka më shumë se kurrë nevojë për mbrojtje. Mbrojtja Konsumatorit zë fill me informimin mbi të drejtat për siguri garanci dhe është më shumë se thjesht sigurimi i një marrëveshjeje më të mirë apo më me leverdi. Qëllimi i këtyre rregullave në fuqi fillon me mundësimin e qasjes në produkte apo shërbime bazë, si për shembull sigurimi i produkteve ushqimore të sigurta dhe me vlera dhe zgjerohet për t’iu mundësuar konsumatorëve përfitime të mëtejshme pa qenë e nevojshme të bëjnë kompromise mbi cilësinë, kujdesin dhe trajtimin e drejtë duke u dhënë zë nevojave të tyre paraprakisht. Gjithashtu, për shkak të ndikimit që konsumatorët kanë në treg, nëse ata janë të mirë-informuar dhe konsumojnë në mënyrë të ndërgjegjshme mundësojnë funksionim më të mirë të tregut, duke nxitur zhvillim dhe rritje ekonomike. Mbrojtja e konsumatorit synon të sigurojë mirëqenien nëpërmjet informimit, përfaqësimit dhe veprimit. Ky lloj ndërgjegjësimi i ndihmon të bëjnë zgjedhje më të sigurta dhe cilësore. Mbizotërimi i parregullësive në treg sjell nevojën që qeveritë të ndërhyjnë për të mbrojtur interesat e konsumatorëve duke njohur dhe mbështetur të drejtat e tyre me mekanizma të ndryshëm ligjorë. 

Ky udhëzues është prodhuar në kuadër të projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit” zbatuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Politike (ASP) dhe Qendrën Alert, mbështetur nga fondet e programit IPA II të Bashkimit Europian.

Udhëzues për Mbrojtjen e Konsumatorit, mars 2023