Vendet në Tranzit 2013: Shqipëria

Freedom House ka publikuar raportin vjetor “Albania 2013 Nations in Transit 2013” i cili analizon nivelin e progresit të Shqipërisë në drejtim të demokratizimit në fusha të rëndësishme si: Qeverisja Demokratike Kombëtare; Procesi Zgjedhor; Shoqëria civile; Media e Pavarur; Qeverisja Lokale Demokratike; Kuadri Gjyqësor dhe Pavarësia; dhe Korrupsioni, fusha të cilat janë vendimtare për përmbushjen e kritereve politike të Kopenhagenit.

Megjithë përparimin në disa reforma legjislative, Shqipërisë iu mohua statusi i kandidatit të BE-së për të tretin vit rradhazi. Vlerësimi i procesit zgjedhor të Shqipërisë mbeti i pandryshuar në vlerën 4.25 pra vlerësimi i Shqipërisë për qeverisjen lokale demokratike u përkeqësua. Në vjeshtën e vitit 2012, Komisioni Europian dha ofertën e heshtur të pranimit në BE të një shteti të ri, duke rekomanduar që Shqipërisë t’i jepet statusi kandidat. Megjithatë, në 2012 BE përfundimisht vendosi të mos i japë Shqipërisë statusin kandidat. Tendencat në rënie lidhen me: Procesin e Zgjedhjeve dhe Kornizën Gjyqësore dhe Pavarësinë .

Vendet në tranzit 2013 është studimi gjithëpërfshirës dhe i krahasuar i Freedom House për zhvillimin demokratik në 29 vende nga Evropa Qendrore deri në Euroazi.Përfundimi kryesor është se Korrupsioni në shtetet ballkanike duket se po thellohet, pavarësisht presionit nga Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare të huadhënies për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të dhënë vendime në raste të profilit të lartë. Në të gjithë rajonin, interesat politike dhe lidhjet personale ndërmjet qeverisë dhe biznesit rregullisht ndikojnë në tenderët publik dhe procedurat e privatizimit. Institucionet gjyqësore janë të mbingarkuara dhe i nënshtrohen ndërhyrjeve politike. Gazetarët – veçanërisht ato që mbulojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin – përballen me presione politike.