Vizioni i të rinjve për të ardhmen e Ballkanit: Drejt horizonteve alternative, shkurt 2020 Tiranë

Të premten më 7 shkurt 2020 u zhvillua në Tirana paneli i diskutimit: “Vizioni i të rinjve për të ardhmen e BallVizioni i të rinjve për të ardhmen e Ballkanit: Drejt horizonteve alternative, shkurt 2020 Tiranë

kanit: Drejt horizonteve alternative”. Ky aktivitet u organizua nga Instituti Ndërkombëtar për Paqen (IIP), Austri në bashkëpunim me Institutin Austriak për Çështje të Jashtme, Institutin Karl Renner, Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA) dhe Kongresin Rinor Kombëtar.

Paneli publik i së premtes u moderua nga Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, dhe në të morën pjesë: Aulonë Memeti (ADMOVERE), Anja Jokić (Këshilli Kombëtar i Rinisë i Serbisë), Stefani Spirovska (Forumi Rinor Arsimor), Maja Bjeloš ( Qendra për Politika të Sigurisë në Beograd), dhe Dafina Peçi (RYCO).

Swoboda, president i IIP dhe ish-deputet i Parlamentit Europian, prezantoi nismën “Të rinjtë për Ballkanin e Ri” dhe dokumentin e politikave “Vizioni 2030”. Ai theksoi nevojën për t’i dhënë një zë brezit të ri dhe për t’i sjellë këto zëra tek politikanët e BE-së për të siguruar që interesat e të rinjve të merren parasysh gjatë gjithë procesit të integrimit.

Së pari në panel, Memeti diskutoi rreth marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri, duke theksuar mosmarrëveshjet rreth nismës Mini-Shengen dhe çështjeve të vazhdueshme të kufirit në rajon. Peçi foli për rolin e të rinjve në integrimin europian në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të promovuar një kuptim më gjithëpërfshirës të procesit. Ajo theksoi nevojën e ndërveprimit në sektorët ekonomikë, socialë dhe politikë për të krijuar një shoqëri më efikase dhe elastike në rajon, duke përmendur rolin e RYCO në projekte të tilla, por nga ana tjetër vuri në dukje edhe dobësinë e vazhdueshme të sistemeve demokratike në rajon dhe nevojën për të zhvilluar një vizion koherent e të përbashkët për të ardhmen.

Bjeloš foli gjerësisht për gjeo-politikën në rajon dhe përtej, duke u përqendruar në konkurrencën midis Kinës dhe SHBA, ngritjen dhe rënien e axhendës globale të të drejtave të njeriut, ndikimin e ndryshimit teknologjik dhe ngritjen e qeverive të djathta në Ballkanin Perëndimor. Ajo gjithashtu diskutoi rolin e aktorëve të huaj në rajon, duke përmendur veçanërisht ndryshimin në BE dhe ndikimin e shteteve si: Turqia, Kina, Rusia dhe shtetet e Gjirit Persik. Ende nuk ka një vizion të qartë midis qeverive të Ballkanit Perëndimor përtej mandateve të tyre të tanishme, dhe të rinjtë nuk shohin të ardhme në vendet e tyre. Si përfundim Bjeloš u shpreh se nevojitet një mënyrë e re drejtimi me një vizion të ri, me fokus kryesor drejt reformave ligjore, përmirësimit të sigurisë, një gjyqësori të pavarur dhe përgjegjshmëri më e lartë ndaj qytetarëve.

Pyetjet pas prezantimeve u përqendruan tek drejtësia tranzicionale, marrëdhëniet Serbi-Kosovë, sfidat e emigracionit, rolin e historisë në rajon dhe nevojën për reforma.