Selanik II – Rruga pėr tė kapėrcyer status quo-n e procesit tė zgjerimit tė BE-sė?

Sot, mė 18 Shkurt 2010, Lėvizja Europiane nė Shqipėri (EMA), nė bashkėpunim me Friedrich Ebert Stiftung (FES), organizuan forumin politik: “Selanik II – Rruga pėr tė kapėrcyer status quo-n e procesit tė zgjerimit tė BE-sė?” Qėllimi i kėtij aktiviteti ishte analizimi i situatės aktuale tė procesit tė zgjerimit tė BE-sė me vendet e Ballkanit Perėndimor dhe rolin qė Hungaria mund tė luaj nė kryesimin e Presidencės sė BE-sė. E ardhmja e vendeve tė Ballkanit Perėndimor nė kontekstin e zhvillimeve mė tė fundit ashtu sikurse dhe “Axhenda 2014” e cila synon rigjallėrimin e perspektivės sė Integrimit Europian, ishin disa nga ēėshtjet nė fokus tė kėtij forumi. Pjesėmarrės nė kėtė takim ishin pėrfaqėsues nga trupi diplomatik i akredituar nė Shqipėri, pėrfaqėsues nga qeveria dhe institucionet shtetėrore, fusha akademike, shoqėria civile dhe media.

Takimi u hap me fjalėn e Z. Michael Weichert, Drejtor i Friedrich Ebert Stiftung (FES) pėr Shqipėrinė, i cili theksoi se pavarėsisht sfidave me tė cilat po pėrballet BE ajo qė vėrehet ėshtė nevoja e njė implus tė ri pėr procesin e zgjerimit. Nė kėtė kuadėr ajo qė duhet ėshtė ndėrmarrja e  hapave konkrete, njė udhėzues i qartė dhe njė kuadėr kohor i besueshėm brenda tė cilit do tė duhet tė realizohen angazhimet pėrkatėse. Eksperienca e procesit tė liberalizimit tė vizave ėshtė njė shembull suksesi dhe inkurajimi, i cili pėrveē tė tjerash demonstroi rėndėsinė e motivimit dhe interesit tė vetė shoqėrisė. Ndaj procesi i integrimit Europian nuk i duhet lėnė nė dorė vetėm qeverisė por njė rol tė konsiderueshėm nė shtyrjen pėrpara tė tij kanė edhe aktorėt e shoqėrisė civile tė cilat mund tė kontribuojnė me ekspertizėn e tyre.

Drejtori Ekzekutiv i EMAs, Z. Gledis Gjipali, bėri njė prezantim tė shkurtėr tė punimit “Selanik II – Rruga pėr tė kapėrcyer status quo-n e procesit tė zgjerimit tė BE-sė?”, i cili mori shkas nga propozimi i Ministrit grek tė Punėve tė Jashtme. Ky propozim do tė duhej tė pėrfshinte organizimin e njė Samiti mes BE-sė dhe vendeve tė Ballkanit Perėndimor, gjatė Presidencės Greke tė BE-sė nė 2014; forcimin e bashkėpunimit rajonal si dhe krijimin e mekanizmave tė cilat do tė bėjnė tė mundur suksesin e procesit tė aderimit. Z. Gjipali risolli nė vėmendje se “nė themel tė Strategjisė sė Zgjerimit, qėndron besueshmėria. Pėr tė qenė i suksesshėm, procesi i zgjerimit duhet tė mbetet i besueshėm, pėr tė gjitha palėt e pėrfshira, si pėr vendet aspirante, ashtu dhe pėr vendet anėtare”. EMA mbėshtet idenė se vendet e Ballkani Perėndimor duhet t’i shfrytėzojnė kėto tre vite pėr tė bėrė qė tani njė vlerėsim dhe tė hartojnė strategji nė nivel kombėtar e rajonal pėr “Selanik II” si dhe ēfarė angazhimesh konkrete mund tė ndėrmarrin ato. Hartimi i njė strategjie tė tillė kėrkon vitalizimin e forumeve ekzistuese rajonale sikundėr bashkėpunimin e ngushtė me vendet anėtare dhe institucionet e BE-sė; ndėrgjegjėsimin e vendeve tė rajonit mbi rėndėsinė e avokimit pėr “Selanik II” nė kuadrin e hartimit tė Perspektivės Financiare tė BE-sė pėr 2014 – 2018;  demonstrimin e vullnetit politik nga ana e vendeve tė Ballkanit Perėndimor mbi kėtė proces si dhe ndėrmarrjen e reformave konkrete qė kanė tė bėjnė me shtet-ndėrtimin. 

Zėvendės kryeministri dhe njėkohėsisht Ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Z. Edmond Haxhinasto, theksoi rėndėsinė e vazhdimit tė perspektivės sė Integrimit tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor, si njė mjet pėr tė inkurajuar reformat demokratizuese. Ai duke pėrshėndetur organizmin e njė forumi tė tillė inkurajoi aktorėt e shoqėrisė civile nė ndėrmarrjen e iniciativave tė drejtpėrdrejta, cilėsorė dhe tė vazhdueshme nė kėtė kuadėr. Kjo pasi integrimi Europian ėshtė njė aksion kombėtar ku krahas forcave politike, vlerė tė konsiderueshme i japin edhe aktorė tė tjerė tė shoqėrisė pėrmes angazhimit dhe kontributit tė tyre nė kėtė proces. Ai konkludoi duke nėnvizuar se “axhenda e integrimit europian duhet tė trajtohet si njė proces mbi partiak dhe kombėtar dhe nuk mund tė konsumohet pėr qėllime personale”.

I ftuar kryesor nė kėtė aktivitet ish Ministri i Jashtėm Hungarez Z. Peter Balazs, aktualisht drejtor i qendrės sė kėrkimit pėr studime Europiane tė Zgjerimit (Center for EU Enlargement European Studies), pėrmendi se pėr Shqipėrinė ashtu sikurse edhe vendet e tjera tė rajonit ėshtė e rėndėsishme tė paturit tė njė axhende konkrete, kuadri kohore si dhe njė vizioni pėrmes sė cilės do tė arrihet kjo axhendė. Sipas tij tre janė qasjet kryesore qė duhen mbajtur parasysh gjatė procesit tė zgjerimit tė BE-sė  me vendet e Ballkanit Perėndimor. Qasja e parė ėshtė ajo individuale ku secila nga vendet vlerėsohet nė bazė tė arritjeve personale. Kjo qasje nxit konkurrencėn midis vendeve dhe shembulli mė tipik i kėsaj qasje ėshtė procesi i liberalizimit tė vizave. Qasja rajonale i referohet gjithmonė e mė shumė rritjes dhe forcimit tė bashkėpunimit midis vendeve tė rajonit pėr ēėshtje qė konsiderohen sfida tė pėrbashkėta. Qasja e fundit ėshtė qasja e brendshme e BE-sė e cila nėnkupton vullnetin dhe vizionin e BE-sė ndaj zgjerimit tė mėtejshme tė saj me vendet e Ballkanit Perėndimor. Z. Balazs theksoi se viti 2014, duhet tė shėrbej si njė periudhė pėrgatitore pėr hartimin e njė programi thelbėsor i cili do tė duhet tė gėrshetojė tre qasjet e lartpėrmendura duke shėrbyer si pikėnisje pėr perspektivėn integruese tė rajonit. Ai e pėrfundoi fjalėn e tij duke nėnvizuar se 2014, ėshtė njė vit i rėndėsishėm jo vetėm pėr vendet e rajonit por edhe pėr vetė BE- nė e cila do tė pėrballet me sfida tė reja qė lidhen me funksionimin e Traktatit tė Lisbonės dhe zgjedhjet e reja pėr Komisionin dhe Parlamentin Europian.

Ambasadori Hungarez nė Shqipėri, Z. Sandor Molnari, adresoi pėr publikun prioritetet kryesore tė Presidencės Hungareze tė BE-sė, duke theksuar rigjallėrimin ekonomik; fuqizimin e Europės pėrmes rikrijimit tė politikės sė pėrbashkėt bujqėsore; sjellja e BE sa mė pranė qytetarėve pėrmes mirėfunksionimit tė traktatit tė Lisbonės si dhe promovimi i vazhdimit tė procesit tė zgjerimit tė BE.  Gjatė fjalės sė tij ai pėrmendi angazhimin e Presidencės Hungareze drejt avancimit tė procesit tė zgjerimit duke nėnvizuar se perspektiva europianizuese e vendeve tė Ballkanit Perėndimor duhet tė shėrbej si njė mjet pėr stabilizimin e rajonit. Nė kėtė kuadėr Hungaria ka ndėrmarrė angazhimin maksimal pėr tė pėrmbyllur procesin e negociatave pėr Kroacinė dhe hapjen e bisedimeve pėr Maqedoninė. Nė tė njėjtėn kohė Ambasadori pėrmendi se marrja e vendit kandidat pėr Shqipėrinė ėshtė objektivi kryesor tė cilit i duhet kushtuar vėmendje nė vazhdim nga tė gjithė aktorėt e shoqėrisė. 

Nė fund tė takimit u zhvillua njė debat interaktiv midis panelistėve dhe pjesėmarrėsve tė cilėt ndanė pikėpamjet e tyre mbi tė ardhmen e perspektivės sė Integrimit Europian tė rajonit.