Studimi - Impakti i lėvizjes pa viza nė lėvizshmėrinė e qytetarėve

EMA ka kėnaqėsinė tė ndaj me ju studimin mbi "Impakti i lėvizjes pa viza nė lėvizshmėrinė e qytetarėve", realizuar nė kuadėr tė projektit "Impakti i liberalizimit tė vizave nė lėvizshmėrinė e qytetarėve", mbėshtetur nga Balkan Trust for Democracy dhe German Marshall Fund. Sondazhi mbarėkombėtar i zbatuar gjatė muajve nėntor - dhjetor 2011 u zhvillua nė bashkėpunim me Institutin e Kėrkimeve pėr Studime Barleti.

Ky studim, duke analizuar tė dhėnat e mbledhura nga njė hulumtim nė terren, pėrpiqet pėr t'iu pėrgjigjur pyetjeve tė tilla si:


•    Ēfarė do tė vijė pas liberalizimit tė vizave nė Shqipėri nė kuadėr tė lėvizshmėrisė sė qytetarėve?
•    A do tė pėrballet Shqipėria me njė valė tė re emigrimi apo me njė rritje tė flukseve migratore?
•    Ēfarė karakteristikash demografike dhe sociale do tė kenė flukset migratore?

Nė kėtė kontekst, EMA synon qė pėrmes kėtij studimi tė hedh dritė mbi impaktin  e liberalizimit tė vizave nė lėvizshmėrinė e qytetarėve, vėrshimin e pritshėm tė tyre dhe efektet e liberalizimit nė tregun e punės dhe dėrgesave e emigrantėve (remitancat).