Kjo rubrikė ofron njė pėrshkrim tė detajuar tė tė gjitha aktiviteteve tė ndėrmarra nga stafi i EMA-s qė nga themelimi i saj nė vitin 2007. Aktivitetet tona synojnė tė kontribuojnė nė rigjallėrimin e debatit publik mbi procesin e integrimit Europian tė Shqipėrisė pėrmes fushatave tė ndėrgjegjėsimit dhe informimit tė publikut. Pėrpos kėsaj, EMA ėshtė e angazhuar nė mėnyrė aktive nė ndėrtimin dhe forcimin e kapaciteteve profesionale tė aktorėve tė ndryshėm tė cilėt pėrpiqen pėr tė krijuar njė shoqėri mė tė mirė qė pėrqafon vlerat dhe standardet e BE-sė.
Pėr tė realizuar objektivat dhe synimin kryesor tė saj, EMA ėshtė e pėrfshirė nė disa lloj ndėrhyrjesh tė tilla si: trajnime, forume politike, leksione publike, seminare, konferenca, tryeza tė rrumbullakėta, praktika, vizita studimore, si dhe fushata informimi dhe ndėrgjegjėsimi.
Kėto lloj ndėrhyrjesh janė tė kombinuara me katėr fushat nė tė cilat EMA kryen aktivitetin e saj (lidhur ngushtėsisht me: promovimin e vlerave europiane dhe procesit tė Integrimit Europian tė Shqipėrisė, demokracinė dhe mirėqeverisjen, dimensionin ekonomiko - social tė integrimit Europian dhe bashkėpunimin nė Rajon) si dhe me grupet e fokusuara tė cilat synohen tė preken nga kėto ndėrhyrje.
Ndėrhyrjet e EMA-s ndikojnė njė gamė tė gjerė tė publikut si: studentė, hulumtues/ analistė, fermerė, pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile dhe qeverisjes vendore, gazetarė dhe komunitetin Rom.