Publikime

Udhëzuesi për Monitorimin dhe Analizën e Funksionimit të Institucioneve Demokratike (Grupkapitulli 1), dhjetor 2025

Udhëzuesi për Monitorimin dhe Analizën e Funksionimit të Institucioneve Demokratike është një instrument praktik dhe metodologjik që synon të forcojë rolin e shoqërisë civile, ekspertëve dhe mediave në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, konkretisht në kuadër të Grupkapitullit 1 – Themeloret. Ai ofron një kornizë të qartë për monitorimin e reformave në tre fusha […]

Libri i Rekomandimeve – Konventa Kombëtare për Integrimin Europian 2025

Përtej dokumentimit të arritjeve kryesore të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ky libër rekomandimesh 2025 shërben si një udhëzues praktik dhe analitik për të kuptuar trajektoren e reformave të vendit në lidhje me acquis-në. Ai është konceptuar jo thjesht si një përmbledhje rekomandimesh, por si një kornizë që lidh reformat sektoriale me axhendën […]

Dëftesa e Progresit dhe Nivelit të Përgatitjes së Shqipërisë drejt Anëtarësimit në BE, nëntor 2025

Komisioni Europian (KE) monitoron progresin dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë në përmbushjen e kërkesave të anëtarësimit mbi një bazë vjetore. Vendi po punon për transpozimin e Acquis sipas Planit Kombëtar të Integrimit Europian (PKIE) i cili shërben si mjet për plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA). Kjo Dëftesë mbi Progresin […]

Udhëzuesi për Monitorimin e Dokumenteve Strategjike, si Mjet për Matjen dhe Vlerësimin e Proceseve Integruese, tetor 2025

Udhëzuesi për Monitorimin e Dokumenteve Strategjike, si Mjet për Matjen dhe Vlerësimin e Proceseve Integruese është hartuar si një instrument metodologjik dhe analitik që synon të forcojë kuptimin, vlerësimin dhe monitorimin e dokumenteve strategjike për Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe Të Drejtat Themelore në kontekstin e procesit të integrimit europian. Në mënyrë të strukturuar, udhëzuesi […]

Udhëzues për Përfshirjen e Aktorëve joshtetërorë në Procese vendimmarrëse për Mbrojtjen e Konsumatorit, tetor 2025

Ky udhëzues është përgatitur me synimin për të ndihmuar aktorët joshtetërorë (organizatat e shoqërisë civile, akademinë, biznesin, sindikatat dhe grupet e interesit) që të kuptojnë më mirë strukturën e sistemit të mbrojtjes së konsumatorit dhe mënyrat konkrete se si mund të përfshihen në proceset vendimmarrëse publike. Ky dokument synon të shërbejë si një mjet praktik […]

Dokument Politikash – Zbatimi i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencës së saj nga gjyqtarët kushtetues shqiptarë në mosmarrëveshjet penale, qershor 2025

Ky dokument politikash, i hartuar nga Prof. Assoc. Denard Veshi, Prof. Assoc. Dr. Enkelejda Koka dhe Dr. Ervin Pupe, shqyrton zbatimin e të drejtave të njeriut si një nga variablat kryesore që matin nivelin demokratik të një vendi. Ndërsa në literaturën tradicionale, e drejta publike, që përfshin të drejtat e njeriut, dhe e drejta penale […]

Dokument Politikash – Orientimi i politikave të të miturve drejt një mekanizmi europian dhe parashtrimi i drejtësisë pozitive si një model i ri i drejtësisë sociale, janar 2025

Ky dokument politikash, i shkruar nga Dr. Marsida Grami dhe MSc. Anxhela Kenaj, shpjegon dhe demonstron reformimin e sistemit të drejtësisë për të mitur në Shqipëri, duke e afruar atë me Direktivën e  Bashkimit Europian për Politikat e Fëmijëve e vitit 2021 dhe Strategjinë e BE-së për të Drejtat e Fëmijëve 2022-2027. Fokusi i këtij […]

Udhëzues për monitorimin e procesit të integrimit europian – Kapitulli 24: Drejtësia, Liria, Siguria, janar 2025

Udhëzuesi për monitorimin e procesit dhe progresit të reformave dhe politikëbërjes së vendit për Kapitullin 24: Drejtësia, Liria e Siguria, në kuadër të procesit të integrimit dhe negociatave me BE është i lidhur me Grupkapitullin 1 – Themeloret. Ky udhëzues synon të ofrojë udhëzime dhe orientim praktik se si të monitorohet tërësia e reformave që […]

Libri i Rekomandimeve – Konventa Kombëtare për Integrimin Europian 2023 – 2024

Ky libër rekomandimesh ofron një vështrim të përgjithshëm mbi disa nga kapitujt kryesor të Grupkapitullit 1 – Themeloret të legjislacionit të BE-së në kuadër të procesit të negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, me fokus në Kapitullin 5 – Prokurimi Publik; Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore; dhe Kapitullin 24 – […]

Raport Monitorimi: Integrimi i parimeve RAP në politikat sektoriale – Menaxhimi i financave publike dhe prokurimi publik në fushën e Turizmit dhe mjedisit në Shqipëri, nëntor 2024

Ky raport i realizuar nga hulumtuesit e EMA analizon zbatimin e parimeve të Reformës së Administratës Publike (RAP) në praktikat e prokurimit publik, si dhe në fushën e Menaxhimit të Financave Publike (MFP). Institucioni i monitoruar është Ministria e Turizmit dhe Mjedisit,  për procedurat e prokurimit të planifikuara dhe të realizuara gjatë periudhës janar 2023 […]