Njohja nga afër me funksionet e qeverisjes vendore në Shqipëri (Trajnim dhe praktikë )

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në kuadër të projektit “Rritja e demokracisë pjesëmarrëse në nivel vendor përmes edukimit të të rinjve dhe përfshirjes së tyre në qeverisjen vendore”, fton studentët të marrin pjesë në trajnim dhe programin e praktikës që do të zhvillohet pranë institucioneve të pushtetit vendor. 

EMA përmes kësaj iniciative të mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) synon inkurajimin e pjesëmarrjes së të rinjve në qeverisjen lokale duke i ofruar atyre mundësinë të njihen nga afër me punën dhe mënyrën e funksionimit të qeverisjes vendore. Për këtë qëllim do të organizohen seanca trajnuese me ekspertë dhe lektorë profesionistë, gjatë të cilave studentët do të informohen mbi funksionet kryesore të pushtetit vendor.

Gjithashtu, ata do të pajisen me materiale informuese dhe një broshurë shpjeguese mbi qeverisjen vendore. Broshura përkthen në një gjuhë të thjeshtë dhe lehtësisht të kuptueshme elementët më themelor të funksionimit të demokracisë në nivel lokal.

Krahas informacionit teorik, studentët do të marrin pjesë drejtpërdrejtë në veprimtarinë e institucioneve kryesore të qeverisjes vendore, duke i dhënë kështu mundësinë e ndërthurjes së teorisë me praktikën. Ndjekja e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, Komisioneve Bashkiake si dhe Këshillit të Qarkut do të jenë objekt i praktikës që studentët do të zhvillojmë gjatë periudhës Mars – Prillit 2011, në institucionet e pushtetit vendor.

Aplikantët që janë të interesuar të marrin pjesë në këtë program duhet të përmbushin këto kritere:
–    Të jenë studentë në Universitetet e Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës, preferohet profili i shkencave shoqërore;
–    Të jenë së paku në vitin e dytë të studimeve universitare;
–    Të zotërojnë njohuri të mira kompjuterike dhe të gjuhës angleze.

Studentët e interesuar duhet të paraqesin një CV brenda datës 15 Mars 2011, në adresën: info@em-al.org
Nga kandidaturat e paraqitura do të përzgjidhen 8 – 10 kandidatët më të mirë për secilën nga qytetet Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.
Ju mirëpresim !