Vizion+ / ABC News / A2CNN: Deliu – Hapja e mëtejshme e Grupkapitujve tregon avancim të reformave, 15 tetor 2024
Ekspertja për çështjet e integrimit pranë EMA, Nirvana Deliu, në fjalën e saj thekson rëndësinë e mbajtjes së Konferencës së Dytë Ndërqeveritare, e cila shënon një fazë të rëndësishme në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Deliu thekson se ky proces është i gjatë, sfidues dhe teknik, duke përfshirë shumë aktorë, përfshirë Komisionin Europian dhe vendet anëtare të BE-së. Ajo përmend hapjen e Grupkapitullit të parë, i cili përfshin pesë kapituj themelorë që kërkojnë reforma të thella në funksionimin e demokracisë dhe politikat qeverisëse. Ky Grupkapitull do të monitorohet gjatë gjithë procesit dhe do të mbyllet i fundit, duke pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në progresin e negociatave. Deliu thekson se reforma në drejtësi është një pikë kyçe për këtë Grupkapitull dhe se është e nevojshme që Shqipëria të tregojë progres në këtë fushë për të vazhduar me negociatat. Deliu gjithashtu shpjegon se hapja e grupkapitujve nuk ka një renditje të caktuar dhe se mund të ndodhin hapje të kapitujve në varësi të progresit, siç është rasti ynë me Grupkapitullin 6 në lidhje me marrëdhëniet e jashtme dhe politikat për mbrojtjen dhe sigurinë, ku kemi shfaqur progress dhe një plan të mirë përgatitjeje. Mbyllja e kapitujve është një fazë delikate që kërkon përmbushjen e kritereve të caktuara përmbyllëse, dhe mbyllja mund të mos jetë përfundimtare, pasi mund të ketë rihapje në rast të regresit. Problematikat e mbetura përfshijnë grupkapituj të tjerë me tematika që lidhen me ekonominë, lëvizjen e lirë të mallrave, mbrojtjen e konsumatorit, bujqësinë, sigurinë ushqimore dhe mjedisin, të cilat kërkojnë ekspertizë të lartë dhe kosto të larta ekonomike, duke e bërë të nevojshme që Shqipëria të përgatitet për këto sfida.
Vizion+ / Deliu – Hapja e mëtejshme e Grupkapitujve tregon avancim të reformave, 15 tetor 2024
ABC News: Deliu – Hapja e mëtejshme e Grupkapitujve tregon avancim të reformave, 15 tetor 2024
A2CNN: Deliu – Hapja e mëtejshme e Grupkapitujve tregon avancim të reformave, 15 tetor 2024



