Vizion+ / Ora News – Gjipali: Nëse Shqipëria bën “detyrat e shtëpisë”, do të kemi përfitime, 14 tetor 2024
Gledis Gjipali, drejtues i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, diskutoi në një intervistë për Vizion+ dhe Ora News, samitin e fundit dhe hapjen e negociatave me BE-në për Grupinkapitullit e parë. Ai vlerësoi faktin që liderët e Ballkanit Perëndimor u takuan dhe u ulën së bashku në këtë samit, një zhvillim pozitiv, megjithatë, shumë projekte të premtuara kanë patur vonesa në zbatim. Ai shpjegoi se ky proces është i domosdoshëm, pasi para 10 vitesh perspektiva e anëtarësimit ishte e paqartë dhe vendet e rajonit nuk po bënin përparim, ndërsa Bashkimi Europian nuk kishte si prioritet zgjerimin. Gjipali theksoi se Procesi i Berlinit është një mënyrë për të riafruar këto vende dhe për t’u bërë të qartë se Europa është në mbështetje të tyre. Vendet kryesore të BE-së, që e nisën këtë proces, vazhdojnë ta mbështesin atë. Gjipali gjithashtu nënvizoi rëndësinë e përmbushjes së detyrave nga Shqipëria për të përfituar gjatë procesit të integrimit. Në lidhje me hapjen e negociatave, Gjipali shpjegoi se tani mund të flitet zyrtarisht për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, duke theksuar se marrëdhënia Shqipëri-BE do të ketë një dimension të ri me monitorime dhe kontrolle të vazhdueshme. Ai theksoi se përfundimi i procesit varet nga gatishmëria e BE-së për të pranuar Shqipërinë dhe se përfitimet do të vijnë edhe para anëtarësimit, përmes fondeve dhe mbështetjeve për bujqësinë dhe bizneset. Në perfundim të të fjales së tij, Gjipali përmendi gjithashtu shembujt e vendeve të Europës Lindore që kanë pasur ritme të ndryshme në procesin e integrimit, duke lënë të hapur pyetjen për rrugën që do të zgjedhë Shqipëria.
Vizion+ / Gjipali: Nëse Shqipëria bën “detyrat e shtëpisë”, do të kemi përfitime, 14 tetor 2024
Ora News – Gjipali: Shqipëria, vendi i tretë që nis kapitujt e negociatave, 14 tetor 2024
Report TV – Hapja e Grupkapitullit të parë me BE-në, 15 tetor 2024



