VizionPlus: Mosmarrëveshja Maqedoni e Veriut-Bullgari penalizon Shqipërinë për negociatat
Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në edicionin informativ të VizionPlus për të dhënë opinion e tij mbi situatën e krijuar nga vetoja e Bullgarisë. Ai bëri me dije se duke marrë parasysh zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Bullgarisë në mes të Korrikut, është e vështirë të ketë një ndryshim qëndrimi. Shkëputja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, do të mbetet në kufijtë e një diskutimi, deri sa Bashkimi Europian t’i ketë shfrytëzuar të gjitha mekanizmat zhbllokues për situatën.
Intervistën e plotë mund ta gjeni këtu: Mosmarrëveshja Maqedoni e Veriut-Bullgari penalizon Shqipërinë për negociatat



