“Absolut 4”- Lufta që po ndryshon botën

Më 7 prill 2022, Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane ishte i ftuar në “Absolut 4” për të folur mbi luftën që po ndryshon botën. Ai u shpreh se sulmi ndaj Ukrainës unifikoi qëndrimin e BE-së kundër Rusisë dhe sfidave të tjera të sigurisë si dhe rriti bashkëpunimin me SHBA. Më tej, Gjipali shtoi se Amerika e ka zhvendosur fokusin ekonomik dhe politik drejt Azisë sepse Europa është zvogëluar si fuqi ekonomike në rend global. I pyetur për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE ai bëri me dije se BE e ka humbur disi kredibilitetin pasi ka ndodhur shpesh që situatat e brendshme politike të cënojnë procesin e zgjerimit si në rastin e vetos bullgare.

“Absolut 4” me Blendi Salaj