Dimensioni ekonomik dhe social i procesit të Integrimit Europian

Procesi i Integrimit në BE kërkon zhvillime të rëndësishme ekonomike dhe sociale, veçanërisht për një vend në tranzicion të gjatë si Shqipëria. Në mënyrë që të maksimizojmë potencialin e Shqipërisë për rritje ekonomike dhe zhvillim social, EMA punon për të nxitur debatin konstruktiv dhe analizimin e alternativave të ndryshme politike. Nismat dhe aktivitetet e EMA janë fokusuar në studime kërkimore, analiza dhe formulimin e rekomandimeve konkrete për çështje themelore të zhvillimit të vendit të tilla si: zbatimi i instrumentit të para aderimit IPA, zhvillimi rajonal dhe rural, zhvillimi i qëndrueshëm, tendencat migratore, politikat e thithjes së trurit etj.

Projektet e ndërmarra në këtë fushë janë si më poshtë:

  • Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit (prill 2021 – mars 2023) zbatuar nga EMA në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Politike dhe Qendrën Alert mbështetur nga fondet e programit IPA II të Bashkimit Europian. Objektivi kryesor i nismës është rritja e kapaciteteve të OSHC-ve shqiptare që merren me çështjet e mbrojtjes së konsumatorit dhe përdorimi i kësaj ekspertize në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore për të ndikuar në proceset e politikave dhe vendimmarrjes në kuadër të anëtarësimit në BE. Aktivitetet e planifikuara po zbatohen në 6 qarqe të Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, Korçë. Ai do të përfshijë trajnime, ngritje kapacitetesh, mentorim, forcimin e bashkëpunimit dhe në të njëjtën kohë do të jetë një forum i debatit të hapur, shkëmbimit të ideve dhe ndarjes së përvojës ndërmjet institucioneve shtetërore dhe aktorëve të shoqërisë civile, duke përfshirë dhe aktorë të tjerë relevantë dhe grupe interesi, me një fokus të veçantë tek grupet e interesit në nivel lokal. Temat lidhen drejtpërdrejt me procesin e integrimit në BE dhe negociatat, duke vënë në pah dimensionin politik, teknik dhe ligjor të tij në temat e mbuluara nga Kapitulli 28, dhe kapitujt e tjerë të ndërlidhur: Kapitulli 11, 12, 27 dhe/ose Kapitulli 23. Mund të gjeni më shumë këtu
  • Shyrtimi i ndikimit të procesit të Integrimit Europian në dimensionin Socio-Ekonomik të Shqipërisë – duke u bazuar në eksperiencat e vendeve të rajonit (dhjetor 2018 – gusht 2020) Ky projekt organizohet në kudër të IPA II në bashkëpunim me organizatën ELIAMEP (Greqi) dhe do të zhvillohet në 6 qytete të ndryshme të Shqipërisë (Tiranë, Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër). Objektivi i përgjithshëm i projektit është të rrisë ndërgjegjësimin e publikut shqiptar për integrimin në BE si një nxitës i reformave socio-ekonomike me qëllim promovimin e europianizimit të vendit, duke ofruar shembuj dhe raste konkrete mbi procesin e zgjerimit të BE-së (para dhe pas procesit të anëtarësimit) të Bullgarisë, Rumanisë e Greqisë, si vende që kanë përjetuar të njëjtat sfida si vendi ynë. Fushat e diskutimit dhe shqyrtimit përfshijnë: arsimin, energjinë, transportin, shtetin ligjor, përfshirjen e grupeve të ndryshme të interesit në procesin e anëtarësimit në BE, fuqizimin e dimensionit social, hulumtimin, inovacionin etj.
  • Dërgimi me Shërbim i Punonjësve të Europës Lindore  (EEPOW) ( janar 2018- janar 2020) – Projekti EEPOW i mbështetur nga Komisioni Europian dhe koordinuar nga Qendra Europiane për Politikat e Mirëqenies Sociale dhe Kërkimit në Austri, ka si qëllim adresimin e Dërgimit me Shërbim të Punonjësve si një fazë parapërgatitore për katër vendet kandidate: Shqipëria, FYROM, Mali i Zi dhe Serbia, për zbatimin e Direktivës 96/71/KE. Nisma ndihmon konsolidim të mëtejshëm të strategjive kombëtare të vendeve në fjalë dhe në forcim të koordinimit të aktorëve kryesorë kombëtarë, rajonal dhe europianë. Objektivat e projektit do të realizohen nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve: si hulumtimi dhe studimi, analizimi i kapaciteteve institucionale të vendeve të Europës Lindore, ndërkohë që bashkëpunimi mes vendeve pjesëmarrëse dhe shkëmbimi i eksperiencave do të jetë i vazhdueshëm. Më shumë informacion gjeni në këtë link
  • Zbërthimi i procesit të integrimit në BE (tetor 2016 – prill 2017). Qëllimi i kësaj iniciative të mbështetur nga Slovak Aid është informimi i më shumë se 25-30 të rinjve lidhur me dy tema të rëndësishme si: Mbrojtja e Konsumatorit dhe Çështjet Mjedisore. Veçoria e kësaj iniciative është se jo vetëm që të rinjtë kanë marrë informacione duke marrë pjesë në forume diskutimi ose nëpërmjet Broshurave Informative, por kanë marrë pjesë edhe në udhëtime studimore në vende të ndryshme: Durrës, Lushnje dhe Tiranë, duke evidentuar konkretisht problematikat në çështjet e mbrojtjes së konsumatorit dhe mjedisit.
  • Të drejtat e të huajve dhe azilkërkuesve në Shqipëri – Adresimi i problematikave të mundshme shkaktuar nga kriza e refugjatëve, (tetor 2016 – qershor 2017) projekti hulumtues, i mbështetur nga Fondacioni Pontis, është përqendruar në një studim rreth migrimit në Shqipëri dhe ndikimeve të tij, duke shqyrtuar zbatimin e kuadrit ligjor aktual në Shqipëri, duke analizuar procedurat dhe shërbimet që ofrohen për imigrantët si dhe duke i krahasuar ato me standardet e BE-së. Në këtë kuadër kërkuesit e EMA kanë publikuar një studim, i cili analizon fenomenin e migrimit duke vënë në qendër të vëmendjes: imigracionin, si një nga dimensionet të cilat shteti dhe autoritetet përkatëse në Shqipëri nuk i kanë kushtuar vëmendjen e mjaftueshme, krahasuar me dimensionin tjetër, atë të emigracionit.
  • Erasmus KA3 – ReFuGeeS (2016)- projekt i zbatuar nga Institute for Cultural Relations Policy, në Hungari si dhe 12 partnerë të tjerë, përfshirë këtu EMA si organizata partnere nga Shqipëria. Objektivi kryesor i  trajnimit ishte promovimi i respektimit të të drejtave të njeriut, lidhur kjo me problematikat e fesë dhe besimit, duke përdorur mjete edukimi formale dhe joformale për të krijuar një plan të mësuari ad hoc. Aktiviteti nxiti rolin aktiv të të rinjve dhe i prezantoi ata me qëndrime demokratike dhe pozitive.

  • Erasmus KA1  – NeCiWO (2016) –projekt i zbatuar nga organizata Life by Life në Itali, në partneritet me EMA dhe disa organizata të tjera partnere nga vende si Spanja, Franca, Kroacia etj. Objektivi kryesor ishte organizimi i një trajnimi socialo-edukues që do  t’u jepte mundësi të rinjve pjesëmarrës të zgjeronin njohuritë e tyre në fushën e qytetarisë dhe emigrimit, duke u fokusuar veçanërisht në njohjen e përkufizimeve të tilla si ‘klandestin’ apo ‘refugjat’. Metodat jo formale të të mësuarit  u përdorën për të eksploruar marrëdhëniet që ekzistojnë mes të huajve dhe qytetarëve europianë, për të treguar diferencat mes ligjeve të ndryshme kombëtare në termat për mbrojtjen dhe integrimin e të huajve. Rezultatet përfundimtare ishin informimi i pjesëmarrësve mbi konceptet ligjore si dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi problemet e emigrimit në zonën e Mesdheut.

  • Vlerësimi i Ndikimit Rregullator (RIA) – është një projekt në kuadër të Programit Think and Link, mbështetur nga Fondi Europian për Ballkanin (2014-2015).Ky hulumtim synon t’i ofrojë palëve shqiptare të interesuara një analizë për prezantimin e RIA në Shqipëri, duke ofruar një pasqyrë krahasuese të përvojave, sfidave dhe zgjidhjeve edhe nga vendet fqinje. Duke u lidhur me institucionet qeveritare dhe aktorë të tjerë, projekti paraqiti rekomandime reale dhe modele për të hapur rrugën për zbatimin e suksesshëm të RIA-s  në të ardhmen e afërt.
  • Me kërkesë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (ADF), EMA është angazhuar në përgatitjen e një dokumenti strategjik i cili përmban informacione, analiza dhe rekomandime për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri dhe rolin që ADF duhet të luajë në këtë sektor. Ky document është hartuar me bashkëpunimin e ngushtë të ADF dhe synon të lehtësojë mbështetjen politike, teknike dhe ekonomike nga qeveria dhe Komisioni Europian për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mirën e zhvillimit rajonal në vend. Një pjesë e studimit është informacioni dhe orientimi i ADF drejt riorganizimit dhe ripozicionimit që ka tendencë për tiu përshtatur më mire bashkëpunimit në vendimmarrje dhe në mekanizmat financiare të BE-së, si dhe përfshirje në strukturën e qeverisë në përmbushjen e vizionit të saj.
  • Konsolidimi i politikave të punësimit në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE (shtator 2011 – maj 2012), mbështetur nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i German Marshall Fund (BTD). Kjo iniciativë përpiqet të përkrahë dhe nxisë institucionet shqiptare në konsolidimin e politikave të punësimit dhe të mekanizmave efikas të tregut të punës, si dhe t’i përgatitëse ato për të përfituar nga fondet e BE që kanë për qëllim avancimin e aftësive të punës (IPA IV). Nëpërmjet kërkimeve dhe analizave mbi mangësitë aktuale të tregut të punës dhe politikave të punësimit, EMA do të propozojë dhe advokojë zgjidhje të ndryshme në mënyrë që të adresohen çështjet e rëndësishme në këtë fushë që janë identifikuara nga institucionet e BE si një mënyrë për të shënuar progres në rrugën e vendit drejt integrimit Europian.
  • Drejt rritjes së konkurrencës së ndershme dhe një ekonomie tregu funksionale në Shqipëri (mars 2011 – janar 2012) financuar nga European Fund for the Balkans (EFB). Ky projekt kërkimor ka për qëllim të ofrojë një tablo të qartë të zbatimit të politikave të konkurrencës dhe ndihmës shtetërore në Shqipëri, duke identifikuar problemet kryesore dhe pengesat që rrjedhin nga mungesa e përafrimit të akteve normative dhe mungesa e zbatimit të tyre. Qëllimi i këtij projekti është identifikimi i problemeve, i pajtueshmërisë së kuadrit legjislativ të sektorëve strategjikë, si dhe i skemave ekzistuese të ndihmës shtetërore.
  • Impakti i lëvizjes pa viza në hapësirën Shengen tek qytetarët shqiptarë (gusht 2010 – prill 2011), financuar nga Balkan Trust for Democracy (BTD), një projekt i German Marshal Fund. Projekti synon të qartësojë dhe të demistifikojë keqinterpretimin se liberalizimi i vizave do të thotë mundësi për t’u integruar në tregun e punës së vendeve Shengen, duke identifikuar prirjen migratore të grupeve të ndryshme shoqërore që janë prekur nga procesi i liberalizimit të vizave.
  • Advokim mbi politikat e thithjes së trurit që synojnë ri-integrimin e profesionistëve të kthyer në Ballkanin Perëndimor (tetor 2010 – shtator 2011), mbështetur nga Balkan Trust for Democracy (BTD), një projekt i German Marshal Fund. Qëllimi i këtij projekti, drejtuar nga Grupi 484 në Beograd, ishte identifikimi i pengesave kryesore për integrimin e të kthyerve të kualifikuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetja për zhvillimin e politikave dhe masave të ndryshme në nivel rajonal në kuadër të përmirësimit të situatën aktuale.
  • Gjallërimi i bashkëpunimi ndërkufitar në kuadër të politikave rajonale dhe të zhvillimit të integruar rural (janar 2009 – tetor 2010), financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA). Kjo iniciativë synonte nxitjen e bashkëpunimit ndërkufitar për hartimin dhe zbatimin e politikave rajonale dhe zhvillimit të integruar rural, si një instrument për zhvillimin socio-ekonomik të zonave kufitare (Korçë dhe Shkodër). Bashkëpunimi ndërkufitar është parakusht i nevojshëm për rritjen e kapaciteteve të strukturave vendase në kuadër të proceseve integruese që po kalon vendi. Projekti është zbatuar në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
  • Europianizimi i bujqësisë dhe zhvillimit rural (dhjetor 2009 – tetor 2010) mbështetur nga European Fund for the Balkans (EFB).Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte vlerësimi dhe analizimi i situatës institucionale dhe ligjore në kuadër të Strategjisë së Zhvillimit Rural 2007-2013, miratuar kohët e fundit nga qeveria shqiptare. Projekti identifikoi mangësitë e kapacitete ekzistuese dhe mënyrat e përmirësimit për të përçuar mbështetje për sektorin me anë të mekanizmave të BE, si programi i granteve konkurruese si dhe krijimin e hapësirave për mbështetje dhe ndihma të ardhshme nga BE.
  • Zhvillimi i politikave të thithjes së trurit në Ballkanin Perëndimor (dhjetor 2009 – shtator 2010), mbështetur nga Balkan Trust for Democracy (BTD), një projekt i German Marshal Fund. Ky projekt synonte mbështetjen e bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e menaxhimit të migracionit në kontekstin e fenomenit të largimit/ thithjes së trurit. Ky qëllim u arrit përmes prezantimit të aktorëve kyç me impaktin e politikave dhe praktikave europiane dhe kombëtare në këtë drejtim. Gjithashtu, projekti mbështeti zhvillimin e politikave dhe ndërmarrjen e masave të ndryshme për të nxitur kthimin e personave të kualifikuar, në nivel kombëtar dhe rajonal. Kjo nismë është zbatuar të njëjtën kohë nga EMA në Shqipëri, Qendra për Kërkimin dhe Hartimin e Politikave në Maqedoni (CRPM), Grupi 484 në Serbi, dhe Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut në Mal të Zi (CEDEM).
  • Vlerësimi i procesit të buxhetimit kombëtar rural krahasuar me standardet e BE (nëntor 2008 – prill 2009) financuar nga OXFAM GB. Projekti arriti të kontribuojë në drejtimin e vendit drejt një zhvillimi të qëndrueshëm dhe adoptimit të praktikave më të mira nga vendet kandidate të BE me eksperienca të ngjashme. Kjo u arrit përmes përkrahjes për rritje të efikasitetit në shpërndarjen e buxhetit për sektorin rural dhe bujqësor.