Studime, Manuale dhe Raporte

Manual mbi Mekanizmat Europianë të Luftës kundër Korrupsionit, 2026

Ky manual synon të sjellë më pranë studentëve, si dhe të profesionistëve të ndryshëm një njohje të strukturuar me kuadrin dhe mekanizmat europianë të parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit. Fillimisht, manuali trajton shkurtimisht kuptimin e korrupsionit dhe formave të tij, nga konflikti i interesit, përvetësimi dhe zhvatja, te klientelizmi, patronazhi dhe ndikimi i paligjshëm, të […]

Roli i Aktorëve Jo-Shtetërorë në Luftën Kundër Pastrimit të Parave: Rreziqet në Rritje dhe Rekomandime Praktike, korrik 2026

Në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian (NCEI), pranë Grupit të Punës për Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria, është hartuar ky publikim me mbështetjen e Bashkimit Europian, duke u fokusuar në parandalimin dhe luftën kundër pastrimit të parave, si dhe në rolin e aktorëve të ndryshëm në forcimin e integritetit financiar. Ky […]

Libri i Rekomandimeve – Konventa Kombëtare për Integrimin Europian 2026

Përtej dokumentimit të etapave kryesore të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Libri i Rekomandimeve 2026 shërben si një udhëzues praktik dhe analitik për të kuptuar ecurinë e reformave të vendit në raport me acquis-in e BE-së. Libri është strukturuar në tri seksione kryesore, secili prej të cilëve i kushtohet një kapitulli kyç në […]

Ndërtimi i Besimit te Policia përmes Etikës, të Drejtave të Njeriut dhe Komunikimit me Publikun: Përvojat e Akademisë së Policisë në Bratislavë, maj 2026

Në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian (NCEI), në Grupin e Punës për Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) organizoi më 8 prill 2026 një sesion mentorimi me Akademinë e Sigurisë në Shqipëri dhe Akademinë e Forcave të Policisë në Bratislavë, Sllovaki, me mbështetjen e Bashkimit Europian. Sesioni mundësoi […]

Përtej Përputhshmërisë: Ndërtimi i një Kuadri Funksional të Aktit të Shërbimeve Dixhitale në Shqipëri, shkurt 2026

Ky punim, i hartuar nga Petra Kováčiková për Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA), analizon sfidat dhe parakushtet për zbatimin efektiv të Aktit të Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA) në kontekstin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai argumenton se, megjithëse Shqipëria po përparon në përafrimin e kuadrit të saj ligjor me acquis […]

Shndërrimi i transparencës në kontroll: Mësime nga Ligji për OJF-të në Sllovaki – studim rasti nga Sllovakia, shkurt 2026

Ky punim, i përgatitur nga autori Michal Piško, Drejtor i Kapitullit për Anti-Korrupsion në organizatën Transparency International në Sllovaki, për Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA), shqyrton zhvillimet dhe implikimet e Ligjit sllovak për OJF-të të vitit 2025, i kritikuar gjerësisht si një “ligj rus” për shkak të ndikimit të tij kufizues ndaj organizatave të shoqërisë […]

Udhëzuesi për Monitorimin dhe Analizën e Funksionimit të Institucioneve Demokratike (Grupkapitulli 1), dhjetor 2025

Udhëzuesi për Monitorimin dhe Analizën e Funksionimit të Institucioneve Demokratike është një instrument praktik dhe metodologjik që synon të forcojë rolin e shoqërisë civile, ekspertëve dhe mediave në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, konkretisht në kuadër të Grupkapitullit 1 – Themeloret. Ai ofron një kornizë të qartë për monitorimin e reformave në tre fusha […]

Libri i Rekomandimeve – Konventa Kombëtare për Integrimin Europian 2025

Përtej dokumentimit të arritjeve kryesore të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ky libër rekomandimesh 2025 shërben si një udhëzues praktik dhe analitik për të kuptuar trajektoren e reformave të vendit në lidhje me acquis-në. Ai është konceptuar jo thjesht si një përmbledhje rekomandimesh, por si një kornizë që lidh reformat sektoriale me axhendën […]

Udhëzuesi për Monitorimin e Dokumenteve Strategjike, si Mjet për Matjen dhe Vlerësimin e Proceseve Integruese, tetor 2025

Udhëzuesi për Monitorimin e Dokumenteve Strategjike, si Mjet për Matjen dhe Vlerësimin e Proceseve Integruese është hartuar si një instrument metodologjik dhe analitik që synon të forcojë kuptimin, vlerësimin dhe monitorimin e dokumenteve strategjike për Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe Të Drejtat Themelore në kontekstin e procesit të integrimit europian. Në mënyrë të strukturuar, udhëzuesi […]

Udhëzues për Përfshirjen e Aktorëve joshtetërorë në Procese vendimmarrëse për Mbrojtjen e Konsumatorit, tetor 2025

Ky udhëzues është përgatitur me synimin për të ndihmuar aktorët joshtetërorë (organizatat e shoqërisë civile, akademinë, biznesin, sindikatat dhe grupet e interesit) që të kuptojnë më mirë strukturën e sistemit të mbrojtjes së konsumatorit dhe mënyrat konkrete se si mund të përfshihen në proceset vendimmarrëse publike. Ky dokument synon të shërbejë si një mjet praktik […]