Studime, Manuale dhe Raporte

Monitorimi i procesit të lëshimit të kartave shqiptare të identitetit, tetor 2009

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në kuadrin e projektit “Monitorimi i procesit të lëshimit të kartave të identitetit” mbështetur financiarisht nga Ambasada e SHBA në Shqipëri, organizoi një proçes monitorimi në tri zonat më të mëdha administrative të Shqipërisë, si Tirana, Durrësi dhe Shkodra. Ky projekt synon të rrisë nivelin e transparencës në këtë proces, […]

Projekti i Listës së Bardhë Shengen – në bashkëpunim me Iniciativën Europiane të Stabilitetit (ESI), qershor 2009

EMA është partneri zbatues në “Projektin e Listës së Bardhë të Shengenit” të Iniciativës Europiane të Stabilitetit – ESI. Ky projekt synon të analizojë dokumentet relevante që kanë të bëjnë me përparimin e vendit drejt regjimit pa viza. Këto dokumente përfshijnë: – Udhërrëfyesit; – Raportet mbi aktivitetet dhe arritjet e qeverive të vendeve të Ballkanit […]

Manuali për Procesin e Integrimit Europian, shkurt 2009

“Manuali për Procesin e Integrimit Europian” është botuar nga EMA në kuadër të projektit “Përkrahja e Rrjetit të Pikave Informative të BE-së në qytetet universitare të Shqipërisë”, mbështetur nga Delegacioni i Komisionit Europian në Shqipëri. Ai përmban informacion të detajuar mbi institucionet kryesore të BE-së dhe funksionet e tyre. Ai jep një pasqyrë të qartë […]

Një vit nga Marrëveshja për Liberalizimin e Vizave. Çfarë ka ndryshuar vërtet ?, janar 2009

EMA ndan me ju botimin e fundit “Një vit nga Marrëveshja për Lehtësimin e Vizave. Çfarë ka ndryshuar me të vërtetë? “, përgatitur nga ekipi i hulumtimit të politikave, me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Marshall Gjerman. Hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Lehtësimin e Vizave (VFA) midis Shqipërisë dhe […]

Vende në Tranzit 2008: Shqipëria

Ditmir Bushati, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri ka përgatitur raportin e vendit për vitin 2008, “Vende në Tranzit”, botuar çdo vit nga Freedom House. Raporti bazohet në pesë shtylla: Qeverisja Demokratike Kombëtare, Procesi Zgjedhor, Shoqëria Civile, Pavarësia dhe Transparenca e Mediave, Qeverisja Demokratike Lokale, Korniza Gjyqësore dhe Pavarësia, dhe Korrupsioni, duke matur progresin […]

Dokument Raportues për Lehtësimin e Vizave në Ballkanin Perëndimor: A ka rëndësi?, korrik 2008

Lëvizja Europiane në Shqipëri, në kuadër të projektit “A ka rëndësi? Lehtësimi i vizave në Ballkanin Perëndimor”, mbështetur nga Programi i Partneritetit Lindje-Lindje Përtej Kufijve, Instituti i Shoqërisë së Hapur dhe Fondacioni King Baudouin, publikuan në korrik 2008 Dokumentin Raportues në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave midis Komuniteteve Europiane dhe Shqipërisë. […]

Manuali i Fermerit dhe Biznesit Ushqimor, prill 2008

Në kuadër të projektit të mbështetur nga OXFAM GB “Udhëzimi i fermerëve shqiptarë në një treg të lirë” tEMA ka publikuar “Manualin e fermerit dhe biznesit ushqimor ” dhe “Udhërrëfyesin e fermerit dhe biznesit ushqimor”. Të dyja botimet ofrojnë një pamje të qartë të të gjitha kërkesave administrative dhe legjislative në mënyrë që të mbështesin […]