Vende në Tranzit 2011: Shqipëria

 index1Organizata Freedom House ka publikuar raportin e përvitshëm “Nations in Transit 2011” i cili analizon nivelin e progresit të Shqipërisë në drejtim të demokratizimit në fusha të rëndësishme të tilla si: qeverisjen qendrore; procesin zgjedhor; shoqërinë civile; pavarësinë e medias; qeverisjen vendore; pavarësinë e gjyqësorit; dhe korrupsionin, fusha të cilat janë vendimtare për përmbushjen e kriterit politike të Kopenhagenit. Ky është i katërti vit radhazi që stafi i EMAs  angazhohet në përgatitjen e këtij raporti.

Për fat të keq rezultati i nivelit të demokracisë në Shqipëri për vitin 2011, është përkeqësua nga 3,93 në 4,04 duke arritur kështu në nivelin e rezultatit të vitit 2005. Kjo tendencë në rënie është e lidhur me: procesin zgjedhor, demokracinë në nivelin e qeverisjes qendrore dhe atë vendore. Ndërkaq, vlerësimi lidhur me elementët e tjerë përfshirë këtu kuadrin legjislativ dhe pavarësinë e gjyqësorit, korrupsionin, pavarësinë e medias dhe shoqërinë civile mbetet i pandryshuar.

Ky është edicioni i 15-të i raporti “Nations in Transit 2011” të Freedom House, i cili është një studim i plotë, krahasues i zhvillimeve demokratike në 29 vende nga Evropa Qendrore deri në Euroazi. Konkluzioni kryesor i raportit të vitit 2011, është se ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, përvec Kroacisë dhe Serbisë të cilat kanë bërë një progres modest si pjesë e përpjekjeve të tyre drejt aderimit në BE, pesë vendet e tjera kanë pësuar rënie në krahasim me vitin e mëparshëm.

Vende në Tranzit 2011: Shqipëria