Report TV – Gjipali : Kapitujt 25, 26 dhe 30 fillimi, sfidat e vërteta të anëtarësimit na presin, 14 Korrik 2026

I ftuar në nje intervistë televizive në Report TV, z.Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), foli mbi çështjen e mbylljes së Kapitujve 25, 26 dhe 30, duke i cilësuar këto si relativisht më të lehtët për t’u mbyllur .

Në një analizë të detajuar mbi kapitujt në fjalë dhe ecurisë së tyre, ai shpjegon se Kapitulli 25 kosiston në çështje si  kërkimi shkencor, Kapitulli 26 tek arsimi dhe kultura, sakaq Kapitulli 30 për të cilin ndante dhe mendimet më pozitive tek marrëdheniet me jashtë, duke vënë theksin jo vetëm tek marrëdheniet poltike, por edhe ato ekonomike.

Për sa i përket analizës mbi ecurinë e procesit në tërësi, Gjipali paralajmëroi se pas kësaj faze, Shqipëria do të përballet me kapitujt më të vështirë dhe më të kushtueshëm, siç janë mjedisi apo siguria ushqimore, pasi kërkojnë investime madhore, rritje të kapaciteteve administrative. Ai theksoi se çelësi i suksesit për të gjithë këtë rrugëtim mbetet reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit; çdo ngecje në këto fusha themelore mund të bllokojë automatikisht mbylljen e kapitujve të tjerë. Gjithashtu, z. Gjipali e vlerësoi si një avantazh strategjik ecjen e Shqipërisë në të njëjtin ritëm me Malin e Zi, pasi kjo shmang rreziqet e bllokimeve bilaterale.  

Në përfundim të intervistës ai nënvizoi se pavarësisht kostove, qëllimi kryesor mbetet arritja e standardeve europiane brenda vendit për të frenuar kështu fenomene si emigrimin.

Report TV – Gjipali : Kapitujt 25, 26 dhe 30 fillimi, sfidat e vërteta të anëtarësimit na presin, 14 Korrik 2026