Bashkëpunimi Rajonal
Duke e konsideruar integrimin në BE si perspektiva më mirë e zhvillimit dhe si një sfidë të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor, EMA punon në partneritet me aktorë të ndryshëm në rajon për të qene pjesë e një udhëtimi të përshpejtuar drejt përmbushjes së standardeve të BE. Ne jemi të angazhuar në mënyrë aktive në nxitjen e dialogun dhe bashkëpunimin në nivel rajonal si dhe në zhvillimin e sipërmarrjeve të përbashkëta për zhvillimin e analizave krahasuese dhe shkëmbimin e praktikave të mira. Projektet dhe aktivitetet e parashikuara për vitin 2011 përfshijnë çështjet e thithjes së trurit, dialogun midis Organizatave të Shoqërisë Civile dhe qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, regjimin pa viza brenda këtij rajoni, shkëmbimin e të rinjve dhe bashkëpunimin, etj.
Projektet e ndërmarra në këtë fushë janë si më poshtë:
- Konventa Rajonale për Integrimin Europian- Let Justice Rule the Region (2022- në vazhdim) po zbatohet në kuadër të MATRA dhe ka si qëllim krijimin e një rrjeti rajonal të qëndrueshëm të OSHC-ve pro-europiane nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të fokusuar në përmirësimin e nivelit të demokratizimit përmes monitorimit aktiv të çështjeve që mbulohen nga Grupi i Kapitujve 1 (Themeloret) dhe ofrimit të rekomandimeve të besueshme dhe të bazuara në fakte. Bashkëpunimi rajonal i organizatave të shoqërisë civile mund të forcojë më tej rolin e tyre në procesin e integrimit evropian të rajonit, dhe shkëmbimi i përvojave është veçanërisht i dobishëm në fushat që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit sepse kërkojnë transformim afatgjatë të shoqërive.
- Adresimi i parandalimit të kalimit kontrabandë të personave dhe mbrojtja e migrantëve (nëntor 2022 – maj 2023) zbatohet nga EMA në bashkëpunim me IRID (Maqedoni e Veriut) dhe me mbështetjen financiare të Grupa 484 dhe Bashkimit Europian. Objektivat kryesorë janë fuqizimi i bashkëpunimit nëpërmjet dialogut të aktorëve kryesorë si institucionet shtetërore, OSHC-të dhe profesionistë të ligjit të angazhuar në çështjet e lidhura me migracionin e parregullt, si dhe informimi dhe diskutimi mbi të drejtat e migrantëve dhe refugjatëve, menaxhimin dhe sigurinë e kufirit, në kuadër të procesit të negociatave për Kapitujt 23 dhe 24 për të dy vendet. Dy komponentët përbërës të projektit janë: ngritja e kapaciteteve nëpërmjet tavolinave të diskutimit, fushatës informuese dhe realizimit të Moot Courts dhe hulumtimi dhe përgatitja e studimeve të politikave për çështjet kryesore në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
- SMART ADRIA Blue Growth (nëntor 2020 – në vazhdim), projekt i financuar nga IPA CBC duke përfshirë partnerë nga Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi, ku EMA është nënkontraktuar nga UCCIAL si partner i këtij projekti për ta mbështetur atë në udhëheqjen e zbatimit të suksesshëm dhe për të ofruar shërbimet për arritjen e këtyre objektivave: – të zhvillojë dhe menaxhojë një plan kohor të zbatimit të aktiviteteve dhe realizimit të produkteve; -të sigurojë realizimin e objektivave të projektit në një cilësi të lartë; – të mbështesë zhvillimin e programit të workshopit Blue Growth për 30 SME; – krijimi i një platforme në internet për Blue Growth; -të organizojë netë europiane të studiuesve dhe të mbështesë 20 SME-të për harmonizimin e standardeve të Blue Growth. Synimi kryesor i projektit është të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar dhe konkurrencën e SME-ve në zonën Adriatiko-Joniane duke rritur mjedisin e biznesit për rritjen e tregjeve rajonale ndërkufitare për Blue Growth.
- Krijimi i Sinergjisë në Ballkanin Perëndimor për forcimin e Arsimit, Kërkimit dhe Shkencës (2018 – 2019), një projekt i mbështetur nga Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF), i zbatuar nga EMA në partneritet me Grupin e Kërkimit të Politikave të Ballkanit (BPRG) dhe me Lëvizjen Europiane Novi Sad, Serbi, ka objektivin e përgjithshëm për të kuptuar dhe lehtësuar ndërtimin e një mjedisi më të përshtatshëm në kërkim, arsim dhe inovacion, me një fokus të veçantë në forcimin e kapaciteteve përthithëse të fondeve të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
- Programi Think and Link, mbështetur nga Fondi Europian për Ballkanin (EFB) kërkon të nxisë gjithëpërfshirjen dhe hartimin e politikave për Ballkanin Perëndimor duke iniciuar dhe mbështetur projekte individuale dhe bashkëpunuese kërkimore sipas tematikës të zgjedhur nga programi për çdo vit. Hulumtuesit e EMA kanë marrë pjesë në program katër herë ku kanë ralizuar punimet si: 1) 2) Zhvillimi Ekonomik përmes Konektivitetit 2017-2018, në bashkëpunim me Demokraci për Zhvillim (D4D)- Kosovë dhe TransConflict -Serbi; 3) Drejt Rritjes së Konkurrencës së Drejtë dhe Tregut Ekonomik Funksional në Shqipëri 2014 – 2015; 4) Vlerësimi i Ndikimit Rregullator në Shqipëri 2010- 2011 ;
- Konventa Rajonale për Integrimin Europian (2014-në vazhdim), e mbështetur nga Vishegrad +, është një platformë e përbashkët e organizatave joqeveritare nga Ballkani Perëndimor dhe Grupi i Vishegradit. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në nxitjen e përafrimit me BE-në të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Theks i veçantë i është dhënë forcimit të kapaciteteve shtetërore dhe sektorit civil që kanë të bëjnë me procesin e integrimit europian dhe për të rritur nivelin e kapaciteteve absorbuese të IPA-s në Ballkanin Perëndimor.
- Programi TRAIN, i financuar nga Zyra e Jashtme Federale e Gjermanisë (Pakti i Stabilitetit për Europën Juglindore) dhe e drejtuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP) i ofron mundësi trajnimi organizatave të ndyshme nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova , Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Në një seri organizimesh, hulumtuesit pjesëmarrës punojnë në hartimin e dokumentave të politikave dhe strategjive advokuese në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe gjithashtu kanë mundësinë për të diskutuar projektet e tyre përkatëse. Hulumtuesit e politikave të EMA-s kanë marrë pjesë në programin TRAIN në vitin 2011, 2014 dhe 2015 duke prezantuar punimet e mëposhtme: 1) Cili është roli i parlamentit shqiptar në procesin e integrimit në BE? Vlerësimi i rolit mbikëqyrës dhe kapacitetet administrative; 2) E-Prokurimi publik në nivel lokal në Shqipëri – Sfidat në Luftën kundër Korrupsionit 3) Kushtëzimi i BE-së, si një fuqi transformuese në rastin e Administratës Publike Shqiptare.
- Të menduarit për qeverisje (2013-2014) një projekt i mbështetur nga fondi i Vishegradit +, mblodhi OJQ-të nga 10 shtete të ndryshme të Ballkanit Perëndimor. Dy tryeza të rrumbullakëta në Varshavë dhe Bratislavë i dhanë mundësinë gjithë pjesëmarrësve të ndanin eksperiencat e tyre dhe të binin dakord mbi një raport të përbashkët studimor të kontributeve të OJQ-të, i cili do të publikohej në gusht. Ekspertët e pranishëm të EMA-s ishin të angazhuar për të dhënë kontributin shqiptar në raportin që u publikua. Publikimi “Shoqëria Civile në Integrimin e BE të Ballkanit Perëndimor”, fokusohet në sfidat e bashkëpunimit mes qeverive dhe shoqërive civile në vendet e Ballkanit Perëndimor në gjashtë zona të përzgjedhura të mbuluara nga kapitujt 23 dhe 24 të negociatave të pranimit në Bashkimin Europian: monitorim efektiv të zbatimit të planeve të veprimit dhe strategjive; Çështjet e të drejtave të njeriut;politikat e migrimit dhe azilit ; gjyqësorit dhe sistemit të drejtësisë; politikat anti-korrupsion; dhe edukimi qytetar.
- Advokim mbi politikat e thithjes së trurit që synojnë ri-integrimin e profesionistëve të kthyer në Ballkanin Perëndimor (tetor 2010 – shtator 2011), mbështetur nga Balkan Trust for Democracy (BTD), një projekt i German Marshal Fund. Qëllimi i këtij projekti, drejtuar nga Grupi 484 në Beograd, ishte identifikimi i pengesave kryesore për integrimin e të kthyerve të kualifikuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetja për zhvillimin e politikave dhe masave të ndryshme në nivel rajonal në kuadër të përmirësimit të situatën aktuale.
- Uniteti përmes mobilitetit (janar 2010 – janar 2011) financuar nga Komisioni Europian dhe Drejtoria e Përgjithshme e Edukimit dhe Kulturës. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti ishte ngritja e një sistemi këshillimi bazuar në solidaritetin midis këshillave kombëtare të Lëvizjes Europiane Ndërkombëtare. Qëllimi i këtij sistemi ishte ofrimi i mbështetjes për këshillat më pak të zhvilluar në mënyrë që të ata të përfitonin nga eksperienca e këshillave më të konsoliduar. Gjatë këtij projekti EMA përfitojë nga eksperienca e Lëvizjes Europiane në Danimarkë.
- Përmirësimi i efektivitetit të IPA-s në vendet e Ballkanit Perëndimor (qershor 2009 – shkurt 2010) mbështetur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, programi i qeverisjes vendore & iniciativës për reformë në shërbimin publik (LGI). Qëllimi kryesor i kësaj iniciative ishte identifikimi i karakteristikave kryesore të dy komponentëve të parë të IPA, dedikuar vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përpilimi i një dokumenti politik për Komisionin Europian që sugjeron mënyrat e përmirësimit për të përfituar efektivisht nga IPA. Në këtë projekt morën pjesë Shqipëria, Bosnje – Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi.
- A ka me të vërtetë rëndësi liberalizimi i vizave për Ballkanin Perëndimor? (mars 2008 – gusht 2008), mbështetur nga King Baudouni Foundation and East-East Partnership without Borders Programe, Fondacionit Shoqëria e Hapur në bashkëpunim me European Citizen’s Action Service dhe me Stefan Batory Foundation. Projekti kishte për qëllim monitorimin e zbatimit të Marrëveshjeve të Lehtësimit të Vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor përmes vënies në dispozicion të një linje telefonike ku qytetarët ankoheshin lidhur me probleme që hasin gjatë aplikimit për vizë Shengen dhe realizimit të një sondazhi të hollësishme sasiore. Ky projekt rajonal është zbatuar në të njëjtën kohë në Shqipëri, Serbi, Mali të Zi, Maqedoni dhe Bosnje – Hercegovinë.
- Monitorimi i procesit të Liberalizimit të Vizave me Shqipëri (mars 2009 – janar 2009) financuar nga Balkan Trust for Democracy (BTD), një projekt i German Marshall Fund. Ky projekt synonte mbështetjen e dëshirës së fortë të qytetarëve shqiptarë për të patur një regjim të lirë vizash me Komunitetet Europiane, duke monitoruar zbatimin e 42 standardeve të trupëzuara në Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave, që iu dorëzua qeverisë shqiptare më 3 qershor 2008. Ky projekt ilustron gatishmërinë e Shqipërisë për të qenë pjesë e listës së “bardhë” të Shengenit, duke qenë se procesi i monitorimit të standardeve të Udhërrëfyesit analizonte nivelin e përputhshmërisë së Shqipërisë me kriteret e Rregullores të BE Nr. 539/2001.
- Drejt Listës së Bardhë të Shengenit – Monitorimi i Udhërrëfyesit – Përgjigja Rajonale e Ballkanit Perëndimor (dhjetor 2008 – janar 2009), mbështetur nga East East Partnership Beyond Borders Program dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Qëllimi i kësaj iniciative ishte identifikimi i mundësive për krijimin e një përgjigje rajonale të Ballkanit Perëndimor për çështjen e migracionit dhe procesin e liberalizimit të vizave me BE. Grupi 484 (Serbia) ishte udhëheqësi i ekipit, ndërsa partnerët e tjerë rajonal të përfshira ishin: EMA në Shqipëri, Qendra për Studimin dhe Hartimin e Politikave në Maqedoni (CRPM), Shoqata Alumni e Qendrës për Studime Ndërdisiplinore Pasuniversitare në Bosnjë – Hercegovinë (CIPS), Qendra për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Mal të Zi (CEDEM).