Aktivitete

Tryezë Informimi dhe Diskutimi “Lufta kundër korrupsionit në themel të rrugëtimit europian: perspektiva e të rinjve, shoqërisë civile dhe akademisë”, 28 tetor 2026, Elbasan

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), në bashkëpunim me Platformën Thu’Je – Platformë për Demokracinë dhe Paqen udhëhequr nga PVN Albania, organizoi një tryezë informimi dhe diskutimi në Elbasan, më datë 28 tetor 2026.   Nën moderimin e Lorena Haxhiymerit, Drejtore e Performancës në Bashkinë Elbasan, aktiviteti u përqendrua te lufta kundër korrupsionit, mekanizmat e BE për […]

Tryezë Informimi dhe Diskutimi “Lufta kundër korrupsionit në themel të rrugëtimit europian: perspektiva e të rinjve, shoqërisë civile dhe akademisë”, 14 tetor 2026, Durrës

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), organizoi një tryezë informimi dhe diskutimi në ambientet e EU Lab, pranë Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike të këtij universiteti më datë 14 tetor 2026.  Nën moderimin e PhD Olta Qejvani, lektore e së Drejtës së BE-së në UAMD, aktiviteti u përqendrua te […]

Grupi i Punës për Kapitullin 23 – Shërbimet Dixhitale në Shqipëri në kuadër të procesit të negociatave – Qeverisja e DSA, të Drejtat Themelore dhe Koordinimi Institucional, 30 qershor 2026

Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, theksoi rëndësinë e organizimit të tryezave konsultative mbi zbatimin e legjislacionit europian në fushën e shërbimeve dixhitale, duke nënvizuar se kjo është një fushë që prek një numër të madh aktorësh dhe institucionesh. Ai vuri në dukje se, krahas detyrimeve që do të burojnë nga legjislacioni […]

Sesion Informimi – Aksesi në drejtësi, dixhitalizimi gjyqësor dhe politikat e sigurisë në kuadër të Kapitujve 23 dhe 24, 29 qershor 2026

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) më 29 qershor organizoi një sesion informues në kuadër të përpjekjeve për të nxitur debatin profesional dhe shkëmbimin e informacionit mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Aktiviteti mblodhi së bashku autorë të Revistës Juridike Shqiptare (ALJ), përfaqësues të institucioneve publike, shoqërisë civile, botës akademike, profesionistë të drejtësisë dhe aktorë […]

Grup i Punës për Kapitullin 24 – Promovimi i kërkimit shkencor dhe thellimi i kurrikulave universitare mbi pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, 23 qershor 2026

Tryeza e diskutimit e organizuar në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian – Kapitulli 24 (Drejtësia, Liria, Siguria), iu kushtua promovimit të kërkimit shkencor dhe forcimit të kurrikulave universitare në fushën e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Aktiviteti mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve publike, botës akademike, organizatave të shoqërisë civile dhe […]

Konferenca e Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2026, 19 qershor 2026

Më datë 19 qershor 2026, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) zhvilloi Konferencën e Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2026, e cila iu kushtua tematikave kryesore që lidhen me Kapitullin 23 dhe Kapitullin 24 të procesit të negociatave për anëtarësimin në BE. Njëkohësisht, kjo konferencë shërbeu gjithashtu si një mundësi për të prezantuar rezultatet, arritjet dhe […]

Grupi i Punës për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik: Përditësimi mbi gjendjen aktuale të përmbushjes së piketave mbyllëse dhe përdorimi i inteligjencës artificiale (IA) në sistemin e prokurimit publik, 18 qershor 2026

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), në bashkëpunim me Agjencinë e Prokurimit Publik, organizoi më 18 qershor 2026 një Tryezë Diskutimi dhe Këshillimi për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik, me fokus mbi përmbushjen e piketave përmbyllëse të këtij kapitulli, gjendjen aktuale të procesit, si dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në sistemin e prokurimit publik. Aktiviteti u […]

Grupi i Punës për Kapitullin 23 – Përmirësimi i Klimës së Biznesit: Siguria Juridike, E Drejta e Pronës dhe Perspektiva e Komunitetit të Biznesit në kuadër të Kapitullit 23, 15 qershor 2026

Pas miratimit të IBAR për Kapitujt 23 dhe 24, puna po vazhdon në mënyrë të qëndrueshme dhe intensive për përmbushjen e Kritereve Përmbyllëse për Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, duke mbajtur në vëmendje ato çështje që mbeten më sfiduese dhe që kërkojnë përfshirje më të gjerë të grupeve të interesit. Në këtë […]

Sesion Informimi – Hapat e ardhshëm drejt BE-së: mbyllja e kapitujve, arritja e standardeve dhe realizimi i reformave, 13 qershor 2026, Durrës

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Politike (ASP), organizoi në Durrës sesionin e informimit me qëllim informimin e pjesëmarrësve mbi fazën aktuale të procesit të negociatave të Shqipërisë me BE, zhvillimet më të fundit në kuadër të Grupkapitullit I – Themeloret, si dhe mbi mekanizmat institucionalë dhe instrumentet e reja […]

Grupi i Punës për Kapitullin 24 – Bashkëpunimi Polici–Media: Liria e Shprehjes dhe Siguria Publike në Procesin e Integrimit Europian, 10 qershor 2026

Tryeza e Kapitullit 24 – Drejtësi, Liri, Siguri, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, më 10 qershor 2026, u fokusua në bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Shtetit dhe medias, një fushë ku ndërthuren standardet e të drejtave të njeriut me kërkesat për siguri publike, rend dhe mbrojtjen e […]